Irracionalja në politikën tonë...
21 Janar 2009
nga Bekim Rexhepi

Mundësia e daljes nga irracionalja politikë është e mundshëm, nëse për këtë ka vullnet elita nacionale e një populli. Këtë dalje e bëjnë të mundshme vetëm përpjekjet e vazhdueshme të atyre njerëzve që vetveten e shohin në shërbim të interesave kombëtare dhe jo ne shërbim të karizmave personale dhe antikombëtare...
Shqiptaret e kanë paksa të vështirë këtë dalje politike e irracional, për vet faktin se akoma janë të ndërthurur, shumë emocionalisht me strategjinë dhe taktikat. Por, pajtohem se ka pasur përpjekje gati individuale për ta kapërcyer hendekun. Nga kjo inkosekuencë evidente dhe e qartë, duket se mungonte përqendrimi i elitës politike rreth ideve sublime. Defekti dhe toleranca rreth ideve sublime duket se e ka lënë kokën e strucit nën rërë edhe për sa kohë të tjera.


Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Balli Kombëtar rrezikon të mos marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit
21 Janar 2009

Para disa ditësh Presidenti z. Bamir Topi  i Shqipërisë përcaktoi 28 qershorin si datën e zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare. Por PBK rrezikon të mos marrë pjesë në këto zgjedhje. Sipas kodit të ri zgjedhor të miratuar më 30 dhjetor 2008, që një parti politike të marrë pjesë në zgjedhje, duhet që të ketë të paktën një deputet në Kuvendin aktual. Aktualisht PBK nuk zotëron asnjë mandat në Kuvend.
Neni 68 i Kodit Zgjedhor thote: "Lista e kandidatëve për Kuvendin, të paraqitura nga partitë politike të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend, duhet të mbështetet nga jo më pak se 10 000 zgjedhës".
Pra sipas këtij neni, PBK nuk do të mund të marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk do të mund të paraqesë kandidatët e saj nëse nuk arrin të mbledhë 10 000 firma nga përkrahësit e tij.

 

Shkruani një koment (5 komente)
Lexoni më tej...
Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë
15 Janar 2009

Abas ERMENJI*

Ka disa emra njerëzish të mëdhenj që shoqërohen përgjithmonë me idenë e kombit ose të shtetit të tyre. Nuk mund të mendojmë, për shembull, Maqedoninë e dikurshme pa na u kujtuar njëherësh edhe Aleksandri i Madh, as Romën e vjetër, pa Jul Qesarin, as Shqipërinë tonë, pa Skënderben.
Për të kuptuar shkakun e këtij shoqërimi idesh, duhet të dimë më parë se ç'është kombi, ose shteti. Që të dy janë një bashkësi kulturo-gjuhësore, sidomos kombi, dhe politiko-ekonomike, sidomos shteti, ku individët qëndrojnë të lidhur me ndjenja e me interesa si në një familje të madhe. Sa m'i fuqishëm të jetë shteti, sa m'i lartë të jetë kombi nga kultura dhe traditat historike, aq m'e fortë është edhe ndjenja që i lidh individët me të. Kështu që, komb, shtet a çfarëdo grupi qoftë, bëhen si një qenie ideale; dhe emri i atij njeriu që, në një periudhë të historisë a në disa rrethana të veçanta, i ka dhënë kësaj qenieje çfaqjen më të lartë, mbetet i lidhur me të në kujtimin e popujvet.
Kur flasim për Shqipërinë, e mendojmë si një njësi të bashkuar, sipas ndjenjavet kombëtare të sotshme, dhe na pëlqen t'a përfytyrojmë në formën më të mirë, në çfaqjen më të lartë të saj. Por, që nga Mesjeta e tëhu (domethënë qëkur Shqipëria quhet Shqipëri), n'asnjë çast tjetër historik nuk ka treguar kombi ynë aq forcë të bashkuar drejt një qëllimi të vetëm - dhe që hyri si faktor në historinë e përgjithshme t'Evropës - sa në kohën e Skënderbeut.

Shkruani një koment (4 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?