Kosova përballë agjendës rrënuese... |
08 Janar 2009 |
Nga Bekim Rexhepi
Është e vërtetë qe Serbia po e vë në provën e saj te radhës, po e vë prapë në mur për shënjestër te saj të radhës Kosovën dhe politikën e saj pasive. Serbia e filloj e para duke i terrorizuar dy fshatra shqiptare në Luginën e Preshevës, me pretekst për ti arrestuar disa shqiptar, e bëri shpejtë dhe mjaftë spontane arrestimin e shqiptuarve te pafajshëm, duke i tërhequr madje edhe zvarrë. Kështu brutaliteti i policisë serbe, i policisë speciale me maska u promovua qëllimisht ne opinionin e brendshëm.
E para se: Serbia po e lufton terrorizmin, duke aluduar edhe ne atë ndërkombëtar, ku sipas Serbisë edhe shqiptaret janë të përfshirë në këtë terrorizmi?!.
E dyta: me këto arrestime Serbia, i japë shembullin e keq shqiptarëve në Luginën e Preshevës (në Serbi) se brutaliteti serb vazhdon dhe se Serbin nuk e ndalon asgjë karshi shqiptarëve!.
E treta: Serbia më këto arrestime e shfajëson vetveten dhe orvatet ti tregojë Botës të kundërtën e saj, gjithnjë duke i vënë shqiptarët ne bankën e zezë, se ja janë këta shqiptaret qe nuk qetësohen, dhe se pikërisht shqiptaret edhe ne serbi po e kërcënojnë Serbin me terrorizëm!.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Në Long Island në Nju Jork, më 31 Dhjetor 2008 |
08 Janar 2009 |
Nga Pierre-Pandeli Simsia
Shqiptarë dhe amerikanë së bashku festuan ndërrimin e viteve
Restoranti Per Un Angelo, në Long Island, Nju Jork, pronare e të cilit është kantautorja nga qyteti Sarandë Eli Rizo-Gjezo ishte zbukuruar si për festë.
Në një atmosferë tepër të këndëshme, zbukuruar me shije nga pronarja, ambient tepër i bukur, shlodhës dhe festiv, të dyja sallat e mëdha të restorantit ishin mbushur plot me bashkatdhetarë shqiptarë dhe amerikanë për të festuar ndërimin e viteve 2008-2009.
Midis bashkatdhetarëve, shoh të kishin ardhur edhe ish Presidenti i Klubit Sportiv "TIRANA" zoti Bujar Bakalli me familjen e tij.
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
31 Dhjetor 2008 |
Redaksia e gazetës "Balli i Kombit" në internet iu uron të gjithë lexuesve dhe bashkëpunëtorëve të saj një Vit të Ri 2009 të mbarë dhe të suksesshëm në familje, punë dhe shoqëri.
Redaksia me këtë rast falenderon lexuesit për interesin, komentet dhe përkrahjen e tyre shumë të rëndësishme për gazetën.
Redaksia falenderon në mënyrë të veçantë bashkëpunëtorët e saj për punën dhe kohën e tyre në trajtimin cilësor të çështjeve me rëndësi për kombin shqiptar si dhe promovimin dhe mbajtjen e kombësisë, traditave dhe gjuhës shqipe kudo që ka shqiptarë.
Le të jetë 2009-a një vit që do ta çojë përpara çështjen kombëtare dhe t'i afrojë edhe më shumë shqiptarët drejt ëndrrës së tyre për të jetuar të lirë dhe bashkuar.
Gëzuar!
|
|
|
|
<< Start < Previous 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 Next > End >>
|