Komuniteti shqiptar i Nju-Xhersit festoi 28 Nëntorin
02 Dhjetor 2008

Më datën 23 nëntor ditën e dielë komuniteti shqiptar i Nju-Xhersit organizoi një mbrëmje festive me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Në këtë mbrëmje madhështore morën pjesë këngëtarja e mirënjohur nga Vlora - Maya Aliçkaj,  e cila me zërin e saj fantastik dhe interpretimin e veçantë të këngës popullore shqiptare e ngriti sallën në këmbë. Merrnin pjesë edhe këngëtaret Merita Halili dhe Morena Reka, si dhe këngëtari Edi Duro të shoqëruar nga orkestra e Mjeshtrit Raif Hyseni. Një bukuri të veçantë i dha mbrëmjes një grup valltarësh nga Kosova i ftuar në mbrëmje.

Festa e Flamurit Nju-Xhersi
Mbrëmja filloi me interpretimin e himneve kombëtarë, më pas u mbajt një minutë  heshtje në kujtim të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për kombin shqiptar. Z. Bekim Xhaferri, një nga organizatorët kryesorë, përshëndeti të pranishmit me një fjalë të shkurtër. Pas kësaj,  filluan festimet dhe argëtimi me këngë  e me valle shqiptare të interpretuara nga  këngëtarët e shquar të muzikës popullore shqiptare. Atmosfera ishte e ndezur dhe të pranishmit kaluan një mbrëmje të këndshme nën tingujt e muzikës shqiptare.

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Mërgata Shqiptare në Zelandë të Re festoi Ditën e Flamurit
02 Dhjetor 2008

Përkundër asaj se shumica e Mërgatës shqiptare, këtu në Ishullin e largët, është me prejardhje nga Kosova, Festa e 28 Nëntorit vazhdon të qëndrojë përjetësisht në zemrat e tyre. Në lokalet e klubit sportiv “Orakei”, në qytetin e Aucklandit, shqiptarët me origjinë nga të gjitha tokat etnike tonat, u mblodhën tok së bashku për ta festuar Ditën e Flamurit, ditën e festës sonë të madhe. Që në orët e para të mbrëmjes, salla gumzhinte  nga manifestuesit e ardhur, të cilit ishin veshur solemnisht.  Solimniteti u hap me himnin shqipar “Rreth Flamurit të bashkuar”, pastaj kyetari i Lidhjes Qytetare Shqiptare në Zelandë të Re, Ing. Ali Hoxha  foli për aktin e shpalljes së Pavarësisë  në Vlorë, ngritjen e shtetit shqiptar. Në sallën e stolisur me flamuj kombëtar, të rinjt e të rejat veshur kuq e zi,  të qeshur, plotë jetë e gjallëri shfaqen programin e përgatitur enkas për këtë festë. 

 

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar : Deklaratë
02 Dhjetor 2008
Java e fundit u karakterizua nga një dhunë shtetërore në ritje ndaj segmenteve të ndryshme të shoqërisë shqiptare në vend. Ishim dëshmitarë të shkeljes flagrante të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si: liria e shprehjes, liria e mendimit, liria e qarkullimit të lirë të qytetarëve, e drejta e tubimit paqësor, e drejta e pacënueshmërisë së banesës, mospërdorimi i dhunës gjatë arrestimit dhe mbajtjes në arrest, cënimi i sigurisë kolektive të qytetarëve etj, shkelje të cilat u evidentuan në rastet në vazhdim:

- Presioni kriminal i qarqeve të caktuara qeveritare të ndihmuara edhe nga media të ndryshme në gjuhën maqedonase ndaj z. Nevzat Halili.
Presioni politik i prokurorisë publike të RM-së ndaj zotit Nevzat Halili.
Presioni i mediave në gjuhën maqedonase ndaj prokurorisë publike për ta detyruar këtë të fundit të ngritë padi ndaj veprimeve shumë transparente dhe të drejta të z.Halili.  

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?