MID'HAT FRASHËRI
19 Nentor 2008

 Dr. Riza Sadiku

(pjesa e parë)

Gjeniu i kombit Mid'hat Frashëri, ishte i biri i Abdyl be Frashërit. Lindi më 25 mars 1880 në Janinë, në kohën kur tërë populli shqiptar, në trojet e veta etnike, prej veriut të Kosovës deri në jug të Camërisë, ishte trazuar për të mbrojtur tërësinë e Shqipërisë Etnike dhe për të krijuar shtetin autonom, në të cilin do të përfshiheshin katër vilajetet e banuara kryesisht me shqiptarë: Vilajeti i Manastirit, Vilajeti i Janinës, Vilajeti i Shkodrës dhe Vilajeti i Kosovës.


 Abdyl Frashëri, veprimtar i shquar i Lidhjes së Prizrenit, pas shtypjes së saj me gjak, në vitin 1881, fillimisht u dënua me burgim të përjetshëm. Pas disa viteve burg do të amnistohet nga Sulltani. Vdiq me 1892, nga pasojat e burgut. Pas vdekjes së Abdylit, i biri i tij, Mid'hati, mbeti në përkujdesjen dhe edukimin e xhaxhallarëve, Naim dhe Sami be Frashrit. Duke u rritur dhe edukuar pranë tyre, Mid'hati brumoset me guximin e Abdylit, frymëzohet me ndjenjat e Naimit dhe stoliset me dijen e Samiut.
 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Hakmarja, fenomen që duhet zhdukur
18 Nentor 2008
Nga:    Hysen Ibrahimi, politolog.            
    Förslöv-Suedi.


Duke e vështruar këtë çështje si tejet negative dhe mendoi se po bëjmë lëshim duke respektuar lashtësinë, dhe duke ikur preokupimit me ekzistimin e gjakmarrjen ekzistenciale të çenies së njeriut si një zanafillë dhe origjinë tejet e gabuar në praktikë, shtrohet dilema parasegjithash dilema për zhdukjen e gjakmarrjes që kjo të marr fund duke e identifikuar si primitive, antiligjore dhe anti-Kombëtare.

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Kongresi i Manastirit
18 Nentor 2008
Astrit Lulushi

Ngjarjet historike janë si ushqimet; disa vetëm për shije, të tjerat për t’u fryrë a ngopur, e disa për t’u bluar, përtypur e tretur. Të gjitha këto i ngjajnë pellgut të thellë ku njerëzit hidhen për t’u larë, freskuar a mbytur. Dhe në historinë e shqiptarëve mund të gjenden të trija llojet.

Historinë e lashtë deri të periudhës së Skenderbeut, shqiptarët e përmendin për t’u kënaqur a  shijuar lavdinë e dikurëshme. Nënë Terezën e emra të tjetrë të shquar, ata i përdorin për t’u mburrur a përkëdhelur sedrën, sepse nga ngjarje të tilla pak mësime janë nxjerrë. Pastaj vjen historia e pasluftës së dytë botërore, vendosja e tiranisë komuniste, e cila u përdor, e ndonjëherë përdoret, për t’u fryrë, si me ushqim të prishur, pavlerë, fjalë boshe, propagandë më shumë se kurrë ndonjëherë.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?