Arratisja nga Shqipëria e nacionalistit Murat Maxhar Shellari
03 Nentor 2008
Nga: Klajd KAPINOVA New York

“Ishte me të vërtetë një njeri shumë i mirë. Nga ai mësova gjuhën e bukur të toskërishtes, ndërsa nga unë Murati mësoj gegnishten. Gjirokastriti, kishte dëshirë që të dy gjuhët të bashkëjetojnë e jo sesi u vendos, përmes Kongresit politik të Drejtëshkrimit 1972, me të ashtëquajturën gjuhën standarte letrare. Edhe pse jam nga Jugu i Shqipërisë, unë miq më të mirë kam pasur nga Veriu, që më kanë tërhequr për burrëri, trimëri, guximin, sinqeritetin, fjalëpak e punë shumë, si njerëz të besës e nderit. Për çka mund të flas më parë. Ata janë krenaria jonë dhe pjesë e pandarë e historisë së popullit. Qoftë mallkuar ai bir shqiptari, që përpjekjet me mbjellë urretje e grindje mes vedit, sepse kemi një gjuhë, tokë, tradita e zakone ilire…”, e fillonte Murati bisedën e ngrohtë me mikun e ngushtë Pjetër Kolë Smajlaj (1941).


Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Bisedë rasti me prof. Dr. Reshat Nexhipin, me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit
03 Nentor 2008
MANASTIRI DHE OBJEKTI I KONGRESIT, PËR SHQIPTARËT, SI MEKA DHE QABEJA PËR MYSLIMANËT

A. Selimi: Si e arsyetoni këtë thënie interesante e cila zuri vend në disa artikuj të shtypit shqiptar?
R. Nexhipi: Fare lehtë: Meka nxorri Muhamedin a.s., kurse Manastiri Alfabetin. Pa Muhamedin a.s., Arabia kurrë nuk do të mund të bashkojeh, të forcohej dhe të mbrohej nga okupatorët e ndryshëm të asaj kohe, kurse shqiptarët pa Alfabetin e përbashkët, vështirë se mund të komunikonin lehtë me njëri-tjetrin për luftën kundër pushtuesve osman.
A. Selimi: Objekti i Kongresit të Manastirit për shqiptarët, sipas jush, është si Qabeja për myslimanët, pse?
R. Nexhipi: Këtë e kam thënë, më tepër në mënyrë figurative, simbolike, edhe pse, në to ka edhe të vërteta. Sepse, çdo mysliman në plotkuptimin e fjalës, ka dëshirë të vizitojë Qabenë, ashtu si çdo shqiptar që do të vizitojë objektin e Kongresit të Manastirit, vendin pra, prej ku ka dalë “nusja”, e cila, 100 vjet me rradhë po u shërben dhe sa të jetë bota do t’ju shërbejë tërë shqiptarëve të rruzullit tokësor.
A. Selimi: Pse Kongresi i Alfabetit u mbajt në Manastir?
R. Nexhipi: Sepse, veç tjerash, këtu vepronte familja patriotike e Qiriazëve, 5 antarët e së cilës, dy femra dhe tre meshkuj, ishin kush më patriot dhe më i civilizuar se tjetri, sidomos Gjerasimi, pa të cilin Manastiri vështirë se mund të shëndrohej në qendër të Lëvizjes Kombëtare shqiptare dhe në Vendlindje të Alfabetit. Dy motrat – Sevastia dhe Parashqeva ishin femrat më të emancipuara në Ballkan dhe më gjerë, njohëse të 8 gjuhëve të huaja, pra poliglote në plot kuptimin e fjalës, kurse Parashqeva ishte e vetmja femër në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Transparencë virtuale
03 Nentor 2008

Astrit Lulushi


Ishin vite të mesjetës a rilindjes evropiane, kur  Makiaveli këshillonte princin se si duhej të qeveriste në mënyrë të efektshme. Sipas tij, vartësit duheshin mbajtur vazhdimisht në tension nëpërmjet krijimit të situatave të ndërlikuara a kundërthënëse. Kjo e bënte përpjekjen e njerëzve të pafund; qëllimin e tyre të paarritshëm; dhe përdorimin e cdo mjeti nga ana e princit, të justifikueshëm.

Ndërhyrje e tillë arbitrare, si ndryshimi i rregullave në mes të lojës, krijojnë një atmosferë pasigurie, amullie shpirtërore, frike, ndrydhje mendimi e paralizim veprimi. Edhe më të afërmit  e “princit” në këtë mjedis e gjejnë veten të përfshirë në përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur veten, por edhe për të luftuar ata që dëshirojnë t’u marin statusit të favorizuarit. Ky cikël i pandërprerë, krijon një shoqëri të mbyllur, me njerëz servilë, pa shokë, pa miq dhe me shumë pak transparencë. Lufta për grada, tituj, poste, ndere e shpërblime bëhet mënyrë jetese e secilit. Cdo ndjenjë e sinqertë mirëbesimi e mirëkuptimi minohet ose shkatërrohet, për t’u zevendësuar me të kundërtat, si smira, genjështra, xhelozia, pabesia e grykesia.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?