Garda Kombëtare: Deklaratë politike |
21 Tetor 2008 |
Me rastin e shenimit të ditëlindjes së xhelatit,vrasësit,dhunuesit,sërbofilit Enver Hoxha në Prishtinë:Garda Kombëtare e Ballit Kombëtar reagon ashpër kundër të gjithë atyre që ende kanë nostalgji për Enverizmin/sllavizmin. Është për keqardhje dhe është për tu ndier keq ku në mesin e atyre matufve gjindeshin edhe deputet të kuvendit të Kosovës të ciët pa fije turpi Xhelatin e krahasonin me njerzit e Kombit që bënë ndrrimin e Historis.Kjo pjesmarrje e atyre nuk është gjë tjetrër përpos edhe një shenjë se PDK e Kosovës radhitet krahë të majtave të Enverit edhe pse deri më tash janë munduar të paraqiten si parti të Qendres së djathtë.
Shkruani një koment (4 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
KRYEKISHA E SHËN GJERGJIT KËNDON LITURGJINË E 100-të TË SHENJTË NOLIANE |
21 Tetor 2008 |
Nga ROZI THEOHARI- Boston
NË VITIN E JUBILEUT—2008
Viti 2008 ka qenë viti i Apostolatës së Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, vit i përkujtimit të 100- vjetorit të kryekishës së Shën Gjergjit—kryeqendra e historisë dhe e kronikave të dioqezës së kishave ortodokse shqiptare të Amerikës së Veriut. Ky ka qenë një vit i ngarkuar me veprimtari, festime, përvjetore e të diela përkujtimore për shqiptaro-amerikanët e Bostonit dhe rrethinat e tij. Qendra e këtyre ngjarjeve historike ka qenë kryekisha e Shen Gjergjit, e cila filloi qysh në janar 2008 me festimin e Theofanisë së shenjtë në kujtim të ditëlindjes së Fan Nolit dhe në nderim të emrit të tij. Përkujtimet vazhduan më 9 mars 2008 me celebrimin e Meshës Peshkopale të organizuar nga At Arturi, kancelari i kishes ortodokse të Bostonit, e të drejtuar nga hirësia e tij peshkop Nikon Liolini dhe hirësia e tij peshkop Ilia Ketri, në përkujtimin e 100-vjetorit të liturgjisë së parë hyjnore në gjuhën shqipe, të meshës së parë shqipe në kryekishën e Shën Gjergjit në Boston dhe të krijimit të Kishës Autoqefale Shqiptare.
Shkruani një koment (3 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
21 Tetor 2008 |
Astrit Lulushi
Një vizitë në ish burgjet e ish kampet e përqëndrimit në Shqipëri, do të mjaftonin që njeriu të njohë atë që nuk ka ditur mbi R.P.S.Sh-në, sic vetëquhej vendi deri 18 vjet më parë. Merr shembull burgun e Burrelit që për shqiptarët gjatë komunizmit ishte po aq famëkeq sa Bukhenvaldi për hebrenjtë gjatë Luftës së dytë; ose Sigurimin që e administronte, i frikshëm e i urryer njësoj si Gestapoja.
Libra kujtimesh jane shkruar nga ish të burgosur politikë e të afërm të tyre rreth vuajtjeve, por vetëm nga një vizitë njeriu mund të njihet me shumë gjëra që nuk i di dhe as që mund t’i konceptojë me të treguar a lexuar. Aty ndodhen qelitë ku për javë e muaj, një i burgosur mbahej 19 deri 24 ore, pa bukë, pa uje, në baltë, duke perjetuar rrahje e tortura, vetëm sepse nuk ishte dakord me dogmën zyrtare ose sepse ishte denoncuar nga ndonjë i afërm, shok a fqinj, si shkëmbim që regjimi t’i shikonte ata me sy të mirë.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 Next > End >>
|