Memorial në Greqi për gjenocidin ndaj çamëve |
07 Tetor 2008 |
KËRKESË
Drejtuar:Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë;
Për Dijeni: Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
Kërkues:
1. Shoqëria "ÇAMËRIA"
2. Instituti i Studimeve për Çamërinë
3. Partia për Drejtësi dhe Integrim
Shoqëria "ÇAMËRIA", Instituti i Studimeve për Çamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim nëpërmjet kësaj kërkese ripërsërisin bashkërisht një kërkesë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë edhe më 6 tetor 2007.
Nëpërmjet kësaj kërkese risjellim në vëmendje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë se i qëndrojmë kërkesës së bërë tek Ju nga Shoqëria "ÇAMËRIA".
Ne kërkojmë që MPJ e Shqipërisë t`i paraqesë palës respektive të Republikës së Greqisë kërkesën tonë për:
1. Ndërtimi në Paramithi, Greqi, të një obelisku në përkujtim të masakrës së Paramithisë;
2. Ndërtimi i një varreze përkujtimore pranë Urës së lumit Kalama, në Greqi aty ku prehen të rënët e pafajshëm, që mbetën të vrarë dhe nuk mundën të kalonin këtë urë, gjatë gjenocidit mbi popullatën çame.
Shkruani një koment (6 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Historia e Rozafati në New York që filloi 30 vjet më parë |
07 Tetor 2008 |
Bisedë me z. Tonin Mirakaj përkrahës në krijimin e grupit artistiko - kulturor “Rozafat”, pranë Qendrës Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” në New York
Më 31 maj 2008 Qendra Kulturore “Nënë Tereza”, pranë kishës katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, përkujtoi 30 - vjetorin e kirjimit të grupit të parë artistik “Rozafati”, në Qendrën Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” në vitin 1978 në New York. Dihet se institucionet e hershme të artit dhe kulturës në Shqipëri e kanë pasur zanafillën e tyre nga kisha katolike, gjë që dëshmohet nga burimet e shumta historike ndër shekuj. Kurse në diasporën shqiptare në ShBA dhe posaçërisht në shtetin e New York – ut dhe rrethina në këto përgatitje si gjithëmonë rol të rëndsishëm kanë luajt Të Përndershmit klerikë: Mons. Dr. Zef Oroshi (1912 – 1989), Imzot Rrok Mirdita, Dom Pjetër Popaj, aktivistit të palodhur Fran Shala dhe kryetari i këshillit të kishës z. Tonin Mirakaj etj. Ndërsa në New York komuniteti i vogël katolik shqiptar (i përbërë krysisht nga emigrantë politik (1944 – 1990), është vendosur vonë në krahasim me komunitetin e hershëm ortodoks shqiptar (shekulli XVIII nga emigrantë ekonimik dhe me 1944 – 1990 ato politik dhe mbas vitit 1990 ato ekonomik) me qendrën e saj në Boston rreth kishës së Shën Gjergjit, themeluar nga Peshkopi Metropolitan Fortlumturia e Tij Theofan Stilian Noli më 1908. Krahas ndërtimit të kishës së re, Qendrës Katolike Shqiptaro – Amerikane dhe themelimit të shtypit pra revistës “Jeta Katolike” (1966) udhëheqësit shpirtëror meshtarët katolik shqiptarë dhe artëdashësit e kulturës tradicionale popullore, që kishin emigruar në Amerikë, bashkëpunuan dhe vendosën të themelojnë shoqëri, klube dhe grupe kulturore.
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
07 Tetor 2008 |
Astrit Lulushi
Gjatë 50 vjetëve të diktaturës në Shqipëri, historia u shkrua nga fitimtarët. Por me rindezjen e debatit mbi hapjen e dosjeve, dhe nëse ato hapen, atëhere duket se trashëgimia do të kalojë në duart e atyre që humbën gjatë diktaturës. Dhe fitimtarët e djeshëm, sot specie në rrezik, ëndërrojnë trashëgiminë e të mundurve. Si ujqit që nuk mund t'i bejnë ballë dimrit dhe zbresin fushave edhe ish fitimtarët përzihen sot me viktimat e dikurëshme. Duke përqafuar kultin e viktimës, ata vullnetarisht e fshijnë veten nga historia popullore.
Shumë intervista të bashkëpuntorëve më të afërt të diktatorit, apo kujtime të ish funksionarëve e sigurimsave botuar në shtyp e në formë librash e
pershkruajnë qetë e me dhembshuri periudhën e sundimit më te egër, a thua se nuk ka mbetur asnjë ndaj të cilit te shfryhet zemërim. Dhe nuk do të duket cudi kur krejt pa pritur një ditë të thuhet se gjatë periudhës së diktaturës komuniste Shqipëria kishte qindra mijera të shtypur, por jo shtypës.
Shkruani një koment (2 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 Next > End >>
|