Kosova dhe sfidat e pushtetit paralel |
17 Shtator 2008 |
Faton Mehmetaj
Ka kaluar më se një gjysmë viti që nga pavarësimi i Kosovës. Analistë të ndryshëm, zyrtarë të qendrave vendosëse por edhe diplomatë dhe politikanë të ndryshëm kanë paraqitur modele rreth ndarjes së Mitrovicës. Një nga modelet ishte modeli i Triestes. Ky model ishte propozuar pas Luftës së Dytë Botërore, më 1947, në mes Italisë e Jugosllavisë, me qëllim të vendosjes së popullatës së përzier në një vend neutral dhe me qëllim të uljes së tensioneve lidhur me pretendimet territoriale që kanë pasur të bëjnë me rëndësinë strategjike për tregti me Evropën Qendrore. Ky problem si i tillë ishte shuar në vitin 1977. Ky model, siç kemi mësuar nga historia, nuk ka qenë i suksesshëm dhe të gjithë e dimë se si ka përfunduar Trieste.
Rastësisht po të aplikohet ky model për Mitrovicën, atëherë shqiptarëve do t’u takonte të merrnin territore të shumta shqiptare që sot gjenden në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni. Problemet e ish-Sanxhakut të Nishit, sidomos çështja e Toplicës e Kosaonicës dhe vendeve tjera shqiptare edhe sot e kësaj dite nuk janë trajtuar as rishikuar nga asnjë pozicion politik apo ekonomik. Duhet të kihet parasysh kompensimi i dëmeve materiale dhe territoriale, kulturore, të ruhen dhe të mbrohen monumentet e kulturës që kanë mbetur atje nga periudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), kohë kjo e cila nuk është fare e largët.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
17 Shtator 2008 |
Astrit Lulushi, ShBA
Për Shqipërinë e gjysmës së dytë të shekullit të XX, mund të thuhet se ishte një vend që provoi rilindje por kurrë reformim; si ai që për hir të artit shkatërron vetëveten, por gjithashtu mbetet skeptik, si Pilati, ndaj së vërtetës.
Ndoshta shqiptarët mendojnë se janë më të zgjuar se bota dhe shohin se e vërteta është vetëm mirazh, ndërkohë që arti, kultura, e bukura - sado subjektive - përbëjnë për ta pasuri apo realitet.
Shkrimtarët e artistët e të gjitha fushave, gjatë periudhës së komunizmit, duket se qëndruan indiferent ndaj realitetit për rreth, por edhe kurrë nuk u lodhën të mendonin rreth ideologjisë dhe moralit komunist. Ata sikur u mjaftuan me faktin që Partia e Punës i njihte aftësitë e tyre dhe ishte gati të paguante shpenzimet që ata vetëm të krijonin, por jo shqetësime.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Mejdi Halil Kabashi me shpirt e zemër i përkiste të djathtës shqiptare |
17 Shtator 2008 |
Sabit Abdyli, Auckland
“Populli shqiptar gjithandej trojeve etnike dhe në diasporë, si kurrë më parë, ka synime të qarta, ka dijen, vendosmërinë për ta çliruar Kosovën nga tirania serbe, me mjete politike ose me luftë. Dita, kur do të realizohen dëshirat tona, festojmë lirinë nuk është larg.” – mbahet mend, të ketë thënë gastarbajterëve kabashë, nacionalisti Mejdi Halil Kabashi.
Mejdi Halil Kabashi u lind në vitin 1908. Ishte luftëtar aktiv i njësive balliste që u formuan në Anamoravë për mbrojtjen e tokave shqiptare nga formacionet çetniko - partizane serbe e bullgare. Si njeri me ndërgjegje të formuar kombëtare e luftarake, si lexues i gazetave të kohës dhe si orator i shkëlqyeshëm që ishte, në rrethin ku jetoi e punoi, ai bëri shumë në ngritjen e ndjenjave kombëtare shqiptare, në informimin e drejtë të popullsisë mbi situatën në të gjitha tokat shqiptare dhe planet ogurzeza sllavo-komuniste. Pas ardhjes së partizanëve në pushtet, në nëntor të vitit 1945, së bashku me luftëtarët tjerë të njësive balliste, arratiset në Greqi dhe më vonë vendoset në Gjermani.
Shkruani një koment (3 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 Next > End >>
|