Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit?
01 Shtator 2008
Astrit Lulushi, SHBA

Pluhuri shpesh shoqërohet me harresën, por vetëm kur cështja mendohet thellë, del se është pluhuri në sipërfaqe që zbulon të padukshmen. Heminguei përdori një parim të ngjashëm, ashtu si Kadareja gërvishtte pluhurin e diktaturë për t’a zbuluar atë. Eshtë i njëjti parim që u përvetësua nga arti fotografik, ku trupi lakuriq mbulohej me nje tyl të hollë për t’a bërë më joshës a për të shmangur censurën ndaj pronografisë. Kjo të shtyn të mendosh se shprehja “pluhuri i harresës” apo i mbulesës krijohet nga ata që  e dinë që në një periudhe të caktuar të së kaluarës, dicka e keqe e turpshme ka ndodhur, ose nuk ka ndodhur asgjë për t’u regjistruar, dhe përpiqen që mbi harresën të krijojnë një histori të rremë  a të shtrembëruar.

Kur njeriu largohet, pas mbeten gjurmët e tij, të cilat si shenjat e gishtrinjëve, sa më të padukëshme në kohën e prekjes aq më të theksuara bëhen kur mbi to hidhet pluhur apo ndricohen nga një dritë e re.

Shpesh nevojitet vetëm një vështrim i tillë për të kuptuar se njeriu duhet vlerësuar jo më shumë për rezultatin sesa për punën e mundin drejt këtij rezultati. Kur Davincin e përgëzonin për pikturën MonaLisa, ata nuk e dinin se për këtë vepër artisti kishte punuar për 4 vjet. “Falë Zotit, që nuk e dijnë këtë”  thoshte da Vinci me vehte nga frika se mos të tjerët talleshin. Po ashtu kritikët qeshnin me skulptorin Auguste Rodin kur ky u thoshte se kishte punuar 7 vjet për statujën e Balzakut dhe ende nuk e quante të përfunduar. Në historinë e artit, Rodin sot renditet si skulptori më i madh që nga koha e Mikelanxhelos.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Ulqini dëshmi e shekujve
01 Shtator 2008
Nga Gjon Frani Ivezaj, historian

Ulqini, është ndër vendbanimet më të hershme të trevave ilire. Kjo dëshmohet që në periudhat parahistorike. Emri i tij, me sa duket, lidhet me emrin Colcbinium (Kolkin apo Kolbin të ardhur nga Azia) kolkët si themeluesit e parë i Olcinium. I famshmi shkrimtar Tit Livi, e përmend Ulqinin si Olcinium, kurse vendasit si olcinatas, që mendohet se i përkasin fisit ilir të labeatëve, që gjendeshin rreth liqenit me të njëjtin emër në Shkodrën e sotme. Në shekujt në vijim, emri i qytetit të Ulqinit ka evoluar nga lashtësia e deri sot…
Epoka e bronzit, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në këtë qendër të hershme historike. Kështu nga zbulimet arkeologjike, që janë berë në periudha të ndryshme nga arkeologët vendas dhe të huaj, është përcaktuar se në dyshemetë e dheut janë zbuluar gjurmë të hershme të jetës dhe zhvillimit në përputhje me kohën, duke filluar nga tombulat dhe veglat e punës, që natyrshëm kanë përdorur të parët e këtij vendbanimi.
Nga ekspertët paleohistorik, këto gjetje arkeologjike, kanë ruajtur vijimsinë e tyre përgjatë bregdetit adriatik ose ndryshe, bëjnë pjesë në të ashtëquajturen vegla të tipit shkodran – dalmatin.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Historia e Luftës Civile
26 Gusht 2008
Te nderuar lexues,
po fillojmë sot botimin e një cikli dokumentesh të cilat dëshmojnë për Luftën Civile që u zhvillua në Shqipëri në vitet 1943-1944 menjëherë pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes.
Fragmenti i mëposhtëm është marrë nga libri "Me mision në Shqipëri" i shkruar nga David Smajlli (Smiley). Smajlli ishte një nga oficerët e misionit të parë anglez të futur në Shqipëri në mesin e prillit 1943 me qëllimin për të ndihmuar me armë dhe teknikë rezistencën anti-fashiste shqiptare, qoftë kjo partizane apo nacionaliste. Smajlli ra në kontakt me të dyja këto formacione dhe pati rastin të takojë personazhe kyçe të Luftës dhe të jetë dëshmitar okular i ngjarjeve dhe atmosferës së asaj kohe. Kujtimet e tij i ka shkruar në këtë libër dhe këto kujtime kanë vlerën e një dëshmie të paanshme të një oficeri që ishte thjesht i interesuar në suksesin ushtarak të rezistencës shqiptare.
Në fragmentin e mëposhtëm Smajlli dëshmon për dy sulme të çetave të Ballit Kombëtar kundër forcave gjermane në qarkun e Korçës, i pari më 12 gusht (vetëm 10 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Mukjes) dhe i dyti në 11 shtator, koha kur partia komuniste po prishte marrëveshjen. Kjo dëshmi hedh poshtë tërësisht pretendimet e komunistëve se Marrëvshja e Mukjes u prish se Balli Kombëtar bashkëpunoi me gjermanët dhe tregon edhe njëherë se akuzat  ndaj Ballit Kombëtar për bashkëpunim me gjermanët nuk janë veçse propagandë e partisë komuniste për të justifikuar prishjen e Marrëveshjes së Mukjes.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?