Poemë kushtuar Skënder Muços
14 Gusht 2008

Skender Muço ka qene përfaqësuesi Ballit Kombetar per Vlorën dhe një figurë e spikatur e nacionalizmit. Ka qenë pjesëmarrës i Mbledhjes së Mukjes dhe një nga firmëtarët e saj. Më 10 gusht 1944 kapet nga gjermanët në një fshat pranë Lushnjës, duke u kthyer për në Vlorë, dhe ekzekutohet së bashku me Yzeir Ismailin dhe Zako Mezinin që e shoqëronin. Ai u la në heshtje nga diktatura komuniste dhe familja e tij u persekutua. Pas vitit 1990 eshtrat e tij u gjetën në vendin e pushkatimit, pranë rrugës nacionale Lushnje-Fier .

Poema e mëposhtëme është shkruar nga bashkëluftëtarët e tij  pak kohë pas ekzekutimit të tij nga gjermanët :

 

 

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Heronj që u heshtën
13 Gusht 2008
Astrit Lulushi, SHBA

Shqiptarët kanë përvojë përpjekjesh duke filluar nga ajo për pavarësi e deri për sistem shumë partiak e demokraci. Herë-herë kjo përvojë mund të quhet e hidhur, jo sepse përpjekjet nuk ishin të mjaftueshme apo sepse nuk u derdh shumë gjak, pasi u derdh; liria nuk falet. Kjo përvojë quhet e keqe, sepse gjaku ishte vendas; të dyja palët që luftonin ishin të një kombi, prandaj prindërit humbën bijë e bija, familjet humbën të afërmit, miqtë e shokët humbën të dashurit. Por ajo qe është më e keqja, nga këto përpjekje kombi humbi heronjtë e vet.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Universitetit të Vlorës i takon emri i Ismail Qemalit
06 Gusht 2008

Debati mbi emrin e Universitetit të Vlorës ka përfshirë shumë bashkatdhetarë ditët e fundit dhe duket se është një çështje mjaft e ndjeshme. Mendoj që vetë ekzistenca e këtij debati është një shenjë e mirë per zhvillimin e ndjenjës kombëtare shqiptare dhe tregon  se po shkojmë drejt një nacionalizimi të vërtetë i cili nuk është as i imponuar dhe as i shpërfillur.
Në lidhje me debatin, mendimi im është që ndryshimi i emrit të Universitetit të Vlorës nuk do të kishte një efekt pozitiv, duke patur parasysh kontekstin lokal të qytetit. Nëse ka një personazh historik  në Vlorë që i bashkon të gjithë, të majtë e të djathtë, komunistë e ballistë, socialistë e demokratë, ky është vetëm Ismail Qemali, njeriu që bëri aq shumë për të gjithë kombin dhe për të cilin vlonjatët janë krenarë, ndoshta edhe në mënyrë pak lokaliste. Prandaj ndryshimi i emrit të Universitetit nuk mund të pritej mirë nga opinioni vlonjat, dhe ishte e parashikueshme që të shkaktonte reagime ashtu siç edhe ndodhi.

 

Shkruani një koment (4 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?