Një panair punësh të kota
28 Korrik 2008

Astrit Lulushi, SHBA

Njerëzit gjithmone kanë krijuar a ngritur monumente përfshi kryevepra e statujat madheshtore. Arsyeja e ngritjes së shumë prej tyre vazhdon të mbetet e panjohur dhe kjo ndoshta sepse të shpjegosh kotësinë, ështe njësoj si të pretendosh se ke kapur erën.

Thuhet se që nga  koha kur Arka e Noes doli mbi ujë, u deshën të kalonin disa breza që njerëzit të ndjeheshin të aftë e përsëri të sigurt për të mare persipër ndërtimin e projekteve të mëdha. Sepse, gjithmonë sipas gojëdhënes, kishin  kaluar 5 breza nga përmbytja e madhe kur ata thanë: “Le të ngrejmë një kullë maja e së cilës të preki qiellin, dhe me këtë të bëhemi të famshëm para se të vdesim”.  Historianë, që prej kohëve më të lashta, thonë se Kullën e Babelit askush nuk e ka parë e jo më të dijë se sa e lartë ishte. Por nga që përmendet a mbahet mend, kjo tregon se disa besonin në ekzistencën e saj, njësoj si në rastin kur njerëzit kurrë nuk i kanë njohur a parë paraardhësit, por megjithatë flasin rreth tyre me aq siguri, njësoj sikur sapo të ishin ndarë. Por edhe si në rastin kur provojnë një system politik.

Teologjikisht, historia e Noas, merret si koha e fillimit të kohës moderne, ashtu si historikisht, 28 nëntori 1912 është zanafilla e shtetit të sotëm shqiptar. Për të mbritur shkallën e zhvillimit e te rimëkëmbjes sa për të marrë përsipër ngritjen e kryeveprave si ajo e Kullës së Babelit, njerëzimit u desh te kalonte rreth 225 vjet nga koha e Noas. Thuhet se i quajturi Phaleg, një nga arkitektët e Kullës së Babelit.  ishte stërnipi i pestë i Noas.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
DEMAGOGJIA KOMUNISTE DUHET TE MARRE FUND
28 Korrik 2008

 Te thuash se Shqiperia perseri i perket lindjes persa i perket mentalitetit trashigimise e pse jo edhe menyres se qeverisjes besoj se nuk ke bere ndonje mekat duke pohuar nje gje te tille por mbi te gjitha thellesisht besoj se ke thene nje te vertete te padiskutueshme.

Ndryshimi esencial per mese 60 vjet ndermjet lindjes dhe perendimit ka qene dhe eshte ndryshimi ndermjet prakticitetit perendimore dhe ideologjise demagogjike komuniste lindore.

            Nese i referohemi realitetit postkomunist shqiptar fatekeqesisht duhet thene se trashigimtaret komunist te pushtetit me metoda e demagogji te paster komuniste kane arritur te ruajne pushtetin edhe 18 vite pas vendosjes se pluralizmit politik .

Krimi dhe mashtrimi me i madh e me demprures qe ju eshte bere shqiptareve gjate ketyre 18 viteve ka qene tjetersimi i vullnetit te tyre te ashprehur me vote aq sa eshte lejuar ku ne funksion te kesaj vjedhje e vullneti pushteti politik e shteteror post komunist ka nderruar kode zgjedhore e ligje cdo kater vjet  jo ne funksion te transparences por ne funksion te perfeksionimit te vjedhjes me synimin kryesor ruajtjen e pushtetit politik e vazhdimsine e komunizmit ne Shqiperi packa se formalisht pushteti ka kaluar sa majtas e djathtas por gjithnje te kontrolluar nga komunistet e trashigimtaret e tyre gjenetik e shpirteror.

Shkruani një koment (7 komente)
Lexoni më tej...
Gjuha shqipe do të mbahet gjallë në Diasporë
21 Korrik 2008

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Gjuha shqipe është thesar i Kombit që do të mbahet e gjallë dhe në Diasporën Shqiptare.
Nxënësit e shkollës shqipe të Institutit “Gjergj Kastrioti Skanderbeg” në Staten Island mblodhën prindërit dhe emigrantët shqiptarë me një program artistik dhënë enkas për ta.
Mjaft prindër, mësues, fëmijë, të rinj, studentë, kishin ardhur nga të gjitha lagjet e New Yorkut, për të përshendetur shkollën shqipe dhe për të përgëzuar fëmijët që po cicërronin gjuhën e ëmbël dhe të paharruar shqipe!
Mjediset e këtij Instituti feksnin nga pastërtia, komoditeti, shija e hollë dibrane, që duket më së shumti në mënyrën arktitektoriale, të rikonstruktuar me vite të tera nga familja atdhetare Ruci me grupin e punës, dhe inxhinierin e talentuar z.Musa Pacuku.

Drejtuesja e programit A.Lacaj dhe B.Bejleri me nxenesit

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?