Përse iket?
13 Korrik 2008
Astrit Lulushi

Eshtë natyra e njeriut e mirë, e keqe, apo te dyja bashkë? Përgjigjet janë të ndryshme e të numërta sa edhe rrymat filozofike. Xhon Locke (1632 – 1704) thotë se njeriu në gjendje naturale eshtë plotësisht i lirë per të lëvizur e vepruar pa patur nevojë të marë leje nga person tjetër. Në këto kushte, njerëzit kanë të njëjtën vlerë dhe e trajtojnë njëri tjetrin ashtu sic dëshirojnë të trajtohen vetë. Kjo gjendje natyrale braktiset vetëm kur ata bien dakord të jetojnë në bashkësi me qëllim për t’u mbrojtur.

Sipas Rusoit (1712 – 1778, njerëzit nga natyra jane të mirë dhe zakonet e këqia jane prodhim i qytetërimit te korruptuar. Deri diku ai sikur pajtohet me Lokun.  Ndërsa Pelagius (354 – 420) thotë se në gjendje natyrale njerëzit jane të paprekur nga mëkati origjinal, por ata janë plotësisht të aftë të zgjedhin të mirën ose të keqen. Kështu, sjellja njerëzore përcaktohet nga faktorë shoqerorë e biologjikë, dhe se instinktet e trashëguara nuk mund të fajesohen për veprimet e këqia ashtu si nuk mund të lavdërohen për veprimet apo sjelljet e mira. Hobes (1588 – 1679) thotë njerëzit në gjendje natyrale jane vazhdimisht në luftë “të gjithë kundër të gjithëve”, dhe jeta në ketë gjendje eshtë e rëndë, e keqe dhe e shkurtër.


Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Shqipëria nuk mund të jetë e çliruar,nëse Çamëria dhe trevat e tjera janë të pushtuara
13 Korrik 2008
Nga Këze (Kozeta) Zylo

Vendimet famekëqe të Konferencës së Londrës, më 1913, ishin një ogur i zi për Kombin shqiptar, ogur që miliona shqiptarë e ndjejnë ende mbi shpinë.
Absolutizmi i vendimeve të tyre, bëri që Kosova, Mali i  Zi, Dibra, Camëria t’i shkëputeshin trupit meme Shqipërisë, dhe t’ju dhuroheshin padrejtësisht shovinistëve fqinjë.
Si rrjedhojë, pushtimi i këtyre trevave bëri që të ushtrohej një genocid i paparë në historinë e njerëzimit, me raprezalje, vrasje, gjak, përdhunime…
Për këto le të kujtojmë se çfarë ndodhi në fund të shekullit të kaluar me Kosovën martire, ku ultranacionalistët serbë me Sllobodan Millosheviçin në krye, ushtruan një genocid të pashembullt ndaj popullit shqiptar në Kosovë.  Atje u bë një spastrim etnik, u bënë krime të tmerrshme, që kurrë mendja njerëzore nuk mund t’i marr me mend, ato i ndjen vetëm populli i Kosoves, që iu vranë, përdhunuan, masakruan, prindërit, gratë, fëmijet e tyre, dëshmi këto të jetuara dhe të para me sytë e tyre.
Sidoqoftë, Kosova më në fund e fitoi Pavarësine, falë Luftës heroike të UCK-s me popullin e saj luftëtar dhe diplomacisë Amerikane, një mike e përhershme e Shqipërisë!
Kurse Camëria, është një plagë që kullon cdo ditë gjak, për rrjedhojë Shqipëria, nuk mund të quhet e shëruar, në rastin konkret akoma nuk është  e çliruar.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
RRUGA E PARTIS SONË
30 Qershor 2008
Prof. ABAS ERMENJI

Balli Kombëtar nisi më 1939 si lëvizje kryengritëse me qëllim të dyfishtë : a) të çlironte vendin nga pushtimi i huaj, dhe b) të ndihmonte ardhjen në fuqi të një regjimi demokrat me baza popullore, ku të bëhej i mundshëm zbatimi i një vargu reformash ekonomike e shoqërore që do të sillnin lirinë e vërtetë të masavet, përtëritjen e fuqivet të Kombit dhe ngritjen e jetës Shqiptare në një shkallë më të lartë. Si i tillë, Balli Kombëtar pështetej në atë botë të re mendimesh që ish formuar në Shqipëri gjatë periudhës midis dy Luftrave Botërore. Dhe merrte përsipër të përmbushte atë çka populli shqiptar quante e mbante si aspiratat me të drejta të tij.

Ish e natyrshme që, pas Luftës së parë botërore, kur Shqipërija ish kthyer në shtet të pamvarur, mendimi politik shqiptar të hynte në një udhë të re : - në udhën e përpjekjeve të brëndëshme për liritë demokratike, për barasi e drejtësi shoqërore. S'ka gjë më të natyrëshme nga kjo, në jetën e popujve. Kur një popull gjendet ndënë zgjedhën e huaj i kalon në harresë problemet e brëndëshme të tij dhe mundohet t'i përmbledhë të gjitha fuqitë në një drejtim : - në luftën kundër armikut të jashtëm, për të fituar pamvarësinë. Po kur ky qëllim arrihet, energjitë luftonjëse të popullit kthehen në përpjekje të brëndëshme për të çdukur shtypjet e çfrytëzimet e padrejta që disa klasa ushtrojnë mbi të tjerat, dhe për të arritur në një ekuilibër shoqëror sa më të mirë. Eshtë në natyrë të njerëzve që të luftojnë pa pushim, për të fituar sa më shumë bukë, dritë, liri e të drejta.


Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?