RËNDËSIA E LIDHJES SË PRIZRENIT |
24 Qershor 2008 |
Prof. ABAS ERMENJI
Në jetën e popujvet, ka disa data me shenjë, që dallohen prej të tjeravet, sepse i hapin udhën një periudhe të re historije : e tillë është për ne Shqiptarët data që shënon Lidhjen e Prizrenit. Për t'a kuptuar në mënyrë të qartë rëndësinë e saj, duhet të përfshijmë në një shikim të vetëm dy pjesë të historisë së Shqiptarëvet : atë që ngjitet nëpër vijën e kohës gjer në shekullin e XV-të dhe atë që zbret drejt 1912-ës e gjer në ditët t'ona. Atëhere do të shohim se Lidhja e Prizrenit del si një nyje që ndan e lidh dy epoka në jetën t'onë kombëtare.
***
Duke lënë mënjanë historinë e vjetër, Shqipëria ka qënë një njësi
ethnike e gjeografike në Kohën e Mesme, qyshse, në të XIII-tin shekull,
Charles I d'Anjou ngrehu një Mbretëri të Shqipërisë (Regnum Albaniae),
e cila ra më vonë në duart e Thopiasvet. Veçse, n'ato kohë të
feodalizmës, megjithë gjallërinë ushtarake dhe kolonizonjëse që tregon
elementi Shqiptar në Ballkan, duke u-shkapërderdhur përtej kufivet
ethnike, sidomos me Balshajt, në Veri, dhe me Shpatajt, në Jugë, duke
kolonizuar vende të Greqisë gjer n'Atikë, në More e në ishujt e Egjeut,
s'munt të flitet për një Shtet Shqiptar të bashkuar. Bashkimi politik u
mungonte atëhere edhe shumë kombeve që kishin pasur tradita të vjetra
politike e shtetërore. Vetëm ndënë grushtin e Skënderbeut, Shqiptarët
bënë një bashkim kombëtar, i cili u-mbajt për aqë kohë sa jetoi burri i
Krujës. Pastaj u-këput ; hynë në mes sundimi i huaj dhe anarqia, dhe
çdo krahinë ndoqi fatin e saj.
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Mblidhet Kongresi i 12-te i Ballit Kombëtar |
16 Qershor 2008 |
Më 5 korrik mbahet kongresi i radhës i partisë Balli Kombëtar - PBK. Ky vendim u mor nga grupi i punës për përgatitjen e kongresit i cili u mblodh para pak ditësh në Tiranë.
Në kongres pritet të marrin pjesë rreth 500 delegatë nga e gjithë Shqipëria, nga Kosova, trojet shqiptare në Maqedoni etj. Pritet gjithashtu të marrin pjesë edhe përfaqësues të shumtë nga Diaspora.
Ndërkohë ka filluar puna për përgatitjen e kongresit me zhvillimin e konferencave të degëve të PBK në Shqipëri, të cilët parashihet të përfundojnë më datën 30 qershor.
Kongresi është organi më i lartë drejtues i PBK i cili zgjedhë një kryesi të re, miraton ndryshimet e propozuara statutore dhe përcakton linjat e përgjithshme të politikës së partisë.
Kongresi i 12-të zhvillohet në një moment vendimtar për çështjen kombëtare dhe një nga temat kryesore të tij do të jetë Kosova dhe raportet e saj me Shqipërinë në kuadrin e programit të Ballit Kombëtar për një Shqipëri Etnike. Temë tjetër e kongresit do të jenë zgjedhjet e ardhëshme, përcaktimi i aleancave elektorale, puna dhe përgatitja në bazë për këto zgjedhje. Temë me rëndësi do të jetë edhe bashkëpunimi dhe koordinimi me PBKD si pjesë e pandarë e Ballit Kombëtar.
Shkruani një koment (5 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Absolutizmi i kombëtares!... |
16 Qershor 2008 |
Duhet të pranojmë se nuk është arritur çlirimi kombëtar, me pavarësinë e Kosovës, është arritur më shumë një gjysmë lirie qe duket të jetë gati dhe vetëm një liri politike. Sepse më këtë zgjidhje janë suspenduar tendencat tona për një absolutizëm të kombëtares.
Nga Bekim Rexhepi
Politika aktuale në Kosovë po privon ta rrënoj simpatinë e kombit në popull, së pari duke e sulmuar ne simbole, në identitet. Në rast të mossuksesit kjo politikë ka për të treguar edhe kurthua të tjera, të cilat nuk mund të janë te panjohura për ne, sepse kjo politikë madje u ngrit mbi koncesione politike, në dëm te interesit kombëtar, këtë e ka provuar më shumë herë. Duhet të pranojmë se nuk është arritur çlirimi kombëtar, me pavarësinë e Kosovës, është arritur më shumë një gjysmë lirie qe duket të jetë gati dhe vetëm një liri politike. Sepse më këtë zgjidhje janë suspenduar tendencat tona për një absolutizëm të kombëtares.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 Next > End >>
|