Nuk pranojnë braktisjen e trojeve, masakrohen qindra çamë |
03 Qershor 2008 |
Intelektualët helenë në mbrojtje të çamëve
Kur qarqet shoviniste greke planëzuan e nisën të vënë në zbatim masakrimin e popullsisë çame, largimin e saj të dhunshëm nga trojet autoktone e rrëmbimi i pronave çame, krahas qarqeve përparimtare në Shqipëri, qeverisë shqiptare, opinionit përparimtar evropian, në mbrojtje të tyre dolën dhe intelektualë grekë. Arkivat dëshmojnë se ndër më aktivët në këtë drejtim ishin deputetët e Parlamentit grek, Jorgios Sp.Sakas dhe Kristo Vasili. Ja fragmente nga pohimet e tyre, shkëputur nga arkivat shtetërore greke:
-"I lutemi kryetarit të qeverisë t'i mbrojë këta bashkatdhetarë , vëllezërit tanë, me të cilët na ndan vetëm feja, po na bashkojnë po ato zakone të njëjta, e kaluara dhe e njëjta histori. Nuk duhet të harrojmë, se edhe ato kanë të drejta në shtetin grek".
(Arkiva Greke, deputeti Jorgios Sp.Sakas. Në gazetën e pavarur politiko-letrare "Kravji", dt.8 korrik 1936).
- "Çamët janë njerëz të ndershëm, shtetas besnikë të mbretit Kostandin dhe miq të shtetit grek".
(Arkiva Greke, Kristo Vasili, deputeti i Janinës. Në gazetën "Elefteria", nr.102, Janinë, 30 prill 1936).
Megjithatë, tragjedia çame nis e përfundon tragjikisht, sipas një skenari të përgatitur nga qarqet shoviniste të vendit fqinj.
Shkruani një koment (2 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Garda Kombëtare: Deklarate politike |
22 Maj 2008 |
22.05.2008
Në bazë të të dhënave nga zonat e Gardës Kombëtare shihet qartë se qe PUTHADORËT nuk po pushojnë duke punuar kundër interesave kombëtare.Garda duke dashur që që nga shpallja e “Pavarësisë”të jetë vigjilente dhe e përgaditur për rastet e papritur që mund ti ndodhnin popullit tonë të pambrojtur nga askush ishte dhe mbetet e përqëndruar nepër të gjitha pikat kufitare në veri/lindje. Nuk jemi për tu derdhur gjakë Shqiptari por sikur gjatë okupimit kur disa forca politike të kohës mendonin se nuk mund të ketë bijë të atdheut që do të ndeznin flakë ballkanin gabohen sikur atëher edhe këta mendojn se ajo është e harruar dhe e kaluar,gaboheni rënd ju themi sepse ne jemi të vendosur që qëllimet tona të realizohen dhe po ju betohemi ne gjakun e Dëshmorëve se poqese luani me gjakun e tyre do të shpërbleheni sikur janë shpërblyer çdo herë Tradhtarët. Ju bëjm thirrje vëllazore që mos luani me data,flamuj,dhe me Kombin sepse nuk mund të mbillni një komb të ri kosovar ne jemi dhe mbetemi shqiptarë.Qëllimi ynë i vetum nuk është hapje e një lufte të re por ne u bëjmë me dije të gjithë atyre që mendojn që çëshjta jonë është zgjidhë gabohen.Garda nuk do hesht por do zgjorohet dita ditës në të gjitha territoret ku jetojn Shqiptarët me shekujë dhe do të kërkoj që bashkimi të bëhet në formë demokratike me një plebishit të vetë popullit.Por nëse shihet se qëllimet tona nuk do realizohen në formë paqësore Garda do të punojë karshi Dekalogut të Ballit Kombëtar që është udhërrëfyesi ynë për luftë dhe bashkim kombëtar.
Komandanti i Gardës Kombëtare së Ballit Kombëtar
Flamur Kokollari
Tiranë
Shkruani një koment (7 komente) |
|
Ndrroi jetë në Amerikë - Imami që përhapi dritë… |
22 Maj 2008 |
Mexhid YVEJSI, (Gjakovë)
”Të gjithë nga Zoti jemi, të gjithë tek Ai do të kthehemi.”
Imam Vehbi Ismaili
(1919- 2008)
Një figurë e ndritur fetare
Një figurë e shquar kombëtare
Një shembull për botën shqiptare
”Nuk e di, a kam bërë sa duhet për shqiptarët?”
Kush i ka thënë këto fjalë?
I ka thënë këto fjalë –
Ai që shqiptarëve jetën iu ka ringjallë.
Kush i ka thënë me kaq thjeshtësi –
Ai që shqiptarëve jetën iu ka përtëri…
I ka thënë: Imam Vehbi Ismaili, i cili ndrroi jetë, kaloi në jetën e vërtetë, me17 Maj 2008, në Detroit, SHBA, në moshën 89 vjeçare.
Kush ishte Imam Vehbi Ismaili?
Shkruani një koment (2 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 Next > End >>
|