Gëzim Medolli: Mes zhgënjimit që s’gjeti babanë gjallë dhe dashurisë që nuk ia zbehu burgu
15 Maj 2008

nga Vepror Hasani 

Gëzim Medollit, ata që e kanë njohur, i kujtojnë jo vetëm shpirtin e tij prej poeti, por natyrisht ëndrrën e tij për të qenë i lirë. Për devolliun, që u nda nga jeta në vitin 2004, kanë se ç’të tregojnë më shumë se kushdo familjarët e tij, bashkëshortja dhe vajza e vetme e tij. Në këto rrëfime, mëson se si Gëzimi u burgos dhe vuajti dënimin për rreth 20 vjet burg, vetëm pse ai tentoi arratisjen drejt Greqisë, për të kërkuar babanë që nuk e kishte njohur asnjëherë. Kur kjo iu mundësua, pra kur ai mundi të mbërrinte në Greqi, pas 20 viteve burg, mësoi se babai i kishte vdekur në mënyrë enigmatike...

Megjithëse zhgënjimi dhe dhimbja ishte e madhe, Gëzimi i shijoi ato pak vite të lirisë, me ëndrrën e dashurisë më se 20-vjeçare që burgu nuk ia ndryshoi asnjëherë dhe që e kurorëzoi dhe e shijoi me martesë, në vitin 1992, ndërsa vuajtjet ekonomike nuk iu ndanë.



Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
KUSHTETUTA DHE POLITIKA E DITES
09 Maj 2008
Populli shqiptar si nje nder popujt me te lashte te Europes edhe pse i coptuar dhe pa nje force te perqendruar ne nje qender vendimmarrese prapeseprape keto pengesa provizore nuk duhet te na beje qe te shikojme deri tek maja e hundes apo te matemi me hijen e mengjezit duke vendosur primare interesat meskine te castit kur pervoja e kombeve te qytetruara eshte e bollshme dhe e larmishme.

            Me kete duhet e them se kushtetuta si ligji themelor i shtetit jo vetem nuk duhet konceptuar e aq me keq prekur per interesa te çastit apo per karrigen e njerit sot apo neser  pasi ashtu sic jemi kalimtar ne kete bote e natyrisht edhe ne post a karrige kombi dhe populli shqiptar jo vetem qe ka ekzistur edhe pa ne e do ekzistoje edhe ne te ardhmen  por eshte detyrim per nje klase politike qe te punoje ne menyre te atille qe puna e tyre te lere shenja (natyrisht per mire) ne memorjen e kombit, e ti sherbeje ardhmerise se tije.


Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Cody 1244
09 Maj 2008
nga Bekim Rexhepi

Me ardhjet e shpeshtuara te zyrtarëve serb në Kosovë, u pa qartë se sa është i pavarur dhe sovranë ky vend. Interpretimet e politikanëve sado qe te duken elegante në opinion tonë, ato justifikojnë në mënyrën me arrogante argumentin e shtetësisë së vërtetë të Kosovës. Shtetësia e një vendi, nuk mund te kuptohet vetëm me elementet fiktive te saj, por bërja e vërtetë e shtetësisë nënkupton qe këto elemente kanë kapërcyer fiktiven dhe tash ato janë te gatshme, të prekshme dhe funksionale. Kosova edhe pse është pranuar ndërkombëtarisht si shtet i pavarur dhe sovran, vazhdon, të paraqet vetëm pamjet dekorative të këti legjitimiteti ndërkombëtar. Qeveria e Kosovës përgjegjësja me legjitime, sjelljen e vet nuk e ka bërë të përshtatshme me obligimet qe kërkon shtetësia e Kosovës. Nuk i lejohet improvizimi gjendjes se vjetër, i akteve qe dikush më herët i ka provuar.

E kujtoi ardhjen e Qeverisë së Serbisë në gusht te vitit 1997, dhe atë mbledhje te qeverisë serbe të mbajtur në Prishtinë. Qëllimi i regjimit të atëhershëm qe demonstrimi arrogant i pushtetmbajtësit, përveç kësaj qe edhe mashtrimi i zgjedhësve serb. Edhe Qeveria e Kosovës ngjashëm, para do ditëve ka improvizuar këtë akt, duke e mbajtur një mbledhje në Mitrovicë, ndofta për të demonstruar se sa arrogante është në mashtrimin politik që i bëhet shqiptarëve të Kosovës. Improvizimet me akte të tilla, për të dëshmuar se ja po funksionon politika qeveritare, më shumë përbën diskursin degjenerues te klasës aktuale politike.

S’ka më të keqe, se kur të humbet identiteti, të bëhesh turpi i zotit, e mahia më e madhe e këti fillim shekulli, e këti “modernitetit” politik. Sa lehtë u identifikuam si (farë e kajsisë) kosovar. Ky produkt artificial në kohen tonë, nuk do t’na le të qetë, e do t’na bëjë edhe më me mospajtues, besoi se te pakënaqurit e tillët do të shtohen dita ditës.


Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?