Ndale dhunen shkjau i Zetes,mos preke djemte e Vuksan Lekes |
30 Prill 2008 |
Urone Kombi Dardanine,e gezofte Pamvaresine
Pas erresires se nje nate teper te gjate dimri dhe roberie shekullore,te mbushur plote shtypje,dhimbje e vuajtje te renda,me ne fund per mbi Dradanine tone kreshnike,shkrepi dielli dhe agoi dita e shenjte e Pamvaresise.Me vello te bardhe dhe shamine kuqe e zi neper duar,kjo hyjneshe po vinte qe nga larte krahe hapur,duke zbritur ngadale prej qiejeve te paster e plote drite te Kosoves,ate fund dimri pranveror te 17 shkurtit 2008-te,qe te ulej pergjithmone ne truallin e lire te Prishtines prane monumentit te heroit tone legjendar Gjergj Kastrioti,tamam si atehere kur qindra vjete me pare ishin se bashku.Kishte shekuj me rradhe qe populli yne e priste kete dite te madhe,duke e paguar teper shtrenjte,me shume sakrifica e gjake qe rrodhi pa pushim dhe skuqi vazhdimisht c,do pellembe te tokes dardane,i cili i theu perfundimisht prangat e skllaverise dhe e flaku tej per jete cizmen e okupatorit te eger e barbare serb.Per qindra vjet rresht,breza dhe gjenerata te tera shqiptaresh patriot,trima e heronje,qe linden,u rriten,vuajten dhe vdiqen ne lufte,apo u treten e veniten por si flaka e qiririt te ndezur neper burgjet c,njerezore serbe,si dhe ata qe u masakruan e larguan me force nga atdheu i tyre Kosova ,nuk arriten ta shijonin kete dite te ndritur e te zjarrte si dielli te Pamvarsise,por e lane ate me besim te patundur amanete te djemte dhe nipat e tyre,per ta bere realitet kete mision te shenjte,i cili u krye dhe perfundoi me sukses pas shume vite perpjekjesh e heroizmash me ndihmen e fuqishme te aleateve tane perndimor,me ne krye Mbretereshen e Lirise,Drejtesise dhe Demokracise,Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Del Ponte duhet të përgjigjet penalisht për veprimet e saj |
14 Prill 2008 |
Ajo e ka vendin ose në burg ose në çmendinë. Institucionet kompetente të Kosovës por edhe të Shqipërisë sa më parë zyrtarisht duhet të bëjnë padi ndaj saj
Fetnete Ramosaj
Procesi gjyqësor trevjeçar “Haradinaj dhe të tjerët”, i organizuar në Tribunalin e Hagës, u dëshmua të jetë një proces i veçantë. Se ngritja e aktpadisë ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj ishte e padrejtë dhe e paqëndrueshme, tendencioze dhe e pabazuar në fakte, e dëshmoi edhe përfundimi i gjykimit. Njëkohësisht u vërtetua se ishte një aktpadi e ngritur për motive thellësisht politike. Prokuroria në asnjë moment nuk arriti as t’i vërtetojë e as t’i materializojë akuzat, edhe pse në cilësinë e dëshmitarëve të prokurorisë solli për të dëshmuar dhjetëra kriminelë lufte. Akuzat tendencioze e të paqëndrueshme të kryeprokurores Karla Del Ponte, ashtu siç kemi paraparë që nga fillimi, me të drejtë i hodhi poshtë Trupi Gjykues, duke dhënë kështu verdiktin zyrtar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte e përfshirë as në krime lufte, as në krime kundër njerëzimit. Madje, mbrojtja, duke i cilësuar tejet të padenja e të paqëndrueshme akuzat e Prokurorisë, vendosi që të mos thërret asnjë dëshmitar. Për të dëshmuar pafajësinë e të akuzuarve sjellja e dëshmitarëve të mbrojtjes nuk ishte fare e nevojshme.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Miti serb për Kosovën dhe realiteti historik i Çamërisë... |
14 Prill 2008 |
nga Bekim Rexhepi
Miti për Kosovën dhe Kosova
Nuk mund ta besoi dhe aq, se Kosova për serbët në përgjithësi, nuk ka shkaktuar dhimbje kombëtare. Për vet faktin se gati për një shekull, secili serb është droguar keq me mitin për Kosovën. Miti për Kosovën është ngritur, me mund dhe çmim te pajustifikueshëm. Dhe mbase e gjithë lufta nacionaliste serbe, është bërë më qëllim për të futur territorin e Kosovës nën juridiksionin politik e shtetëror të Serbisë. Ky qëllim serb gjithnjë në vete ka mbartur rreziqe edhe për vet Serbin. Ndofta, sikur Serbia të mos qepëruakej me kaq zell për Kosovën do te ishte më ndryshe, si shtet. Padyshim se më ndryshe, do të dukej Serbia e sotme dhe vet serbet. Ne botë do të kishin një imazh më të mirë dhe serbet turpshëm nuk do të justifikoheshin, herë si kroat e herë si boshnjak, kur pyeten nga te tjerët se çfarë janë.
Kur shtrohet në analiza, çështja e mitit serb për Kosovën, nuk mund të mos e marrim edhe një sy nga ato pak piktura imagjinuese, dhe të ngjashme nga versionin i parë i pikturës, qe paraqet një “marshim luftëtarësh” aleat, serb e shqiptar (po e themi kështu sepse piktori i panjohur kështu e plasoi ne plan te parë, më shumë serbe dhe më pak shqiptar). Në fakt kjo pikturë që e shtjellon disi “betejën e Kosovës”, nuk është për tu veçuar si një betejë madhështore sepse beteja të tilla të ngjashme, e edhe më me nam kundër pushtimit turk pati gjithandej (Kosovës) Shqipërisë.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
| | << Start < Previous 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 Next > End >>
| |