Kërkesë drejtuar Këshillit Kombetar
24 Mars 2008
Shpetim Asllan Vrioni

Kam shum kohë qe jam i interesuar per atë parti që prindërit e mi kan luftuar deri në momentet e fundit kur edhe xhaxhaj mbetet i vrarë. Dhe unë sot gezoj respektin e prindërve të mijë nga shum ë antarë të partisë së Ballit Kombëtar të qarkut të Durrësit.
 
Kam 17 vjet i larguar nga Shqipëria, me 02 korrik 1990 nëpërmjet  ambasadës gjermane, dhe jetoj në Gjermani. Nuk jam shkëputur as dhe një moment,  as dhe një ditë nga lajmet dhe ngjaret ne Shqipëri.      Unë personalisht i bëj thirrje sot partisë së Ballit Kombëtar, simpatizantëve të partisë së  Ballit Kombëtar të japin kontributin e tyre maksimal për kombin shqipëtar, për Shqipërinë e lirë  dhe demokratike.  Kombi shqipëtar dhe Shqipëria po rrezikohet çdo ditë, më tepër se në çdo kohë  tjetër të historisë së saj.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
TE PATHENAT E Z KRYEMINISTER NE KONFERENCEN E SHTYPIT
24 Mars 2008
Natyrshem se pas nje tragjedie  te tille  interesi per te degjuar Kryeministrin e vendit ishte i madh per cdo shqiptar,  pamvarsisht se ku jetojne ne hapsirat ballkanike apo ne diaspore jo shume per te degjua spjegimin e tije se cfare kishte ndollur pasi kete mision e kryen me se miri mediat ne transmetimet e tyre te drejteperdrejta por me shume per te na thene se perse ndolli dhe kush duhet te paguaje per kete.

            Z Kryeminister nuk na tha misionin e nje qeverie demokratike qe si synim dhe mision baze ka ruajtjen dhe permirsimin e jetes se qytetareve qe qeveris e nese nuk punon apo nuk arrin qe ta permbushi detyren e saje themelore  me se pakti  duhet te largohet. Se pari per te qetesuar shpirtrat  plagosur nga predhat e humbjet,  e ngushelluar per jetet qe iken e nuk kthehen me, e se dyti per ti hapur rrugen drejtesise per te hetuar e vendosur per faturen indiviuale te cdo antari te kabinetit qofte edhe per mos zbatimin e detyrave te marra persimer gje per te cilen jane betuar e supozohet se edhe jane mandatuar.

  Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Abas Ermenji, luftëtari i përjetshëm i kombit shqiptar
10 Mars 2008

Në kujtim të Prof. Abas Ermenjit (12 dhjetor 1913 - 10 mars 2003)

Pjesa I

Abas Ermenji lindi më 12 dhjetor 1913 në Ermenj të Skraparit ku kalon edhe vitet e para të fëmijërisë. Shkëputja e Kosovës dhe Camërisë nga trungu shqiptar ishin të freskëta dhe kishin shkaktuar një tronditje të madhe tek shqiptarët. Mësuesi i fshatit do t'i përcillte këto ngjarje edhe tek Abas Ermenji i ri, të cilit kjo padrejtësi i bën aq shumë përshtypje saqë me një zemërim fëmijënor thotë: "një ditë unë do ta ribashkoj Kosovën dhe Camërinë me Shqipërinë!". Këtë pikësynim tejet të vështirë nuk arriti dot ta realizonte, por që nga ajo ditë e deri në frymën e fundit jeta e tij u kushtëzua prej atij qëllimi.


Ceremonia e varrimit të Prof. Abas Ermenjit

Pamje nga ceremonia e varrimit të Prof. Abas Ermenjit, Tiranë 14 mars 2003 

Familja e Abas Ermenjit ishte e njohur në krahinë për drejtësi dhe ushtronte funksionin jo-zyrtar të zgjidhjes së çështjeve dhe konflikteve të ndryshme. I ati, Fejziu, ishte i rreptë por gjithmonë e dinte se cila ishte e drejta. Dhe banorët e krahinës i bënin besim dhe e pranonin gjykimin e tij pa mëdyshje. Nga i ati Abazi i ri trashëgoi ndjenjën dhe pasionin për të drejtën. "E drejta është instinktive", - do të thoshte vite më vonë, "njeriu instiktivisht e ndien se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo". Dhe do të shtonte se "njeriu e adhuron të drejtën prandaj ndikimi i saj është tepër i madh".


Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?