Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës |
18 Shkurt 2008 |
Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj, Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes, Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë, Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive, Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër, Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar, Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë, Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik, Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë, Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë, Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë, Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,
Shkruani një koment (2 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
19 Shkurt 2008 |
Redaksia e gazetës "Balli i Kombit" në internet iu uron Kosovarëve dhe të gjithë Shqiptarëve "Gëzuar Pavarësinë" e Kosovës dhe së shpejti me një Shqipëri Etnike dhe të Bashkuar.
Më në fund sundimi 100-vjeçar i Serbisë në Kosovë i shoqëruar me dhunë, urrejtje, persekutime, barabri, mizori dhe spastrim etnik, mori fund.
Më në fund dita e shumëpritur e Lirisë erdhi.
Por të mos harrojmë se për t'ia arritur kësaj dite u desh gjaku dhe sakrifica supreme e mijëra e mijëra dëshmorëve në periudha të ndryshme të historisë, duke filluar që nga Lidhja e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 1912, kryengritja e viteve 1944-1945, manifestimet e viteve 1968, 1980, rezistenca paqësore e viteve 1990-1997 dhe më së fundi periudha e lavdishme e luftës së UÇK-së.
Nuk duhet të harrojmë Historinë dhe të jemi të gatshëm në çdo moment ta mbrojmë këtë Liri të fituar me aq mundime e sakrifica.
Urime dhe Suksese!
Rroftë Kosova e Lirë! Rroftë Kombi Shqiptar!
Shkruani një koment (4 komente) |
|
18 Shkurt 2008 |
Kozeta Zylo
Tungjatjeta Kosove!
Tungjatjeta Princesha ime,
Sot po udhëtoj kudo,
Me medalionin e Lirisë në gjoks,
Medalion që s’do ndryshket kurrë!
Në kujtesën e dhimbjes shkulmëzon shpirti,
Për rrëmbimin e të artit medalion,
Nga zotat e heshtun të Olimpit...!
Lamtumirë ju Zota të heshtun, lamtumirë!
Lamtumirë ju që ma gërryet kockën,
Me molën e hipokrizisë!
Princesha ime Kosovë,
Më lejo të vë buzët, në bisqet e Lirisë,
E me ju të bashkohem ne simfoninë e këngëve,
Të miliona shqiptarëve, që këndojnë shqip,
Aty, në tokën e lirë!
Shkruani një koment (3 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 Next > End >>
|