Pavarësia pa Ramush Haradinajn |
06 Shkurt 2008 |
Shkruan: Tomorr TOLPICA*
Pse i ngutet HashimThaçit dhe Fatmir Sejdiut që ta shpallin pavarësinë e Kosovës në muajin Shkurt, kur mund të shpallet edhe në muajin Mars?
Muaji Shkurt është i shkurtër, është muaj "baksuz" dhe kjo Pavarësi nuk do të zgjasë gjatë, por shkurt si muaji Shkurt!
Muaji Mars është muaji i luftërave për liri të popullit Shqiptar. Është muaji i luftës heroike të Adem Jadsharit. Është muaji i sulmit të NATO-s mbi ushtrinë dhe policinë fashiste serbomadhe. Marsi është muaji i fillimit të Pranverës, muaji i gjallërimit, gjelbërimit dhe lulëzimit të natyrës dhe njerëzimit. Është muaj perfekt jo vetëm për fillimin e luftës për liri, por edhe muaj i përshtatshëm për shpalljen e fitores e të Pavarësisë së Kosovës. Është muaj festiv, sepse në këtë muaj shndërit dielli, çelin lulet dhe të feston e të gëzon shpirti e trupi.
Ku ka data më të bukura, domethënëse dhe që sjellin mbarësi se sa datat 23 dhe 24 mars? Por edhe 16 apo 30 marsi janë data të mira.
Shkruani një koment (4 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Garda Kombëtare e Ballit Kombëtar - Komunikatë |
21 Janar 2008 |
Garda Kombëtare e Ballit Kombëtar duke analizuar situatën aktuale politike e cila po shkon drejt tendosjes dhe pas paraqitjes së formacioneve ushtarake,dhe pas intervitave te fundit te ashtuqujturve komandant qe operojn nen emrin e Aksh-se të cilët po bien ndesh me kreret e tyre u themi qe te jene te matur sepse ne Garda Kombetare nuk i kemi rrokur armet per tu knaqur me nje Kosove te ricoptuar dhe nuk do jemi lojal ndaj askujt qe do te bien ndesh me intresat kombetare.Gabohen rende edhe hulumteusit e BIRN qe dolen me deklaratat e tyre te pamatura se grupet nuk do luftojne.Ne nuk jemi per lufte dhe lusim zotin qe qellimet tona politike te arrihen me paqe dhe tolerance duke shpresuar qe miqet tan Nato-ja do te jete pran nesh,mirpo ju betohemi ne flamur qe ne Garda Kombetare do te jemi ata qe nuk do lejojme qe dikush te perdhunose gjakun e deshmoreve do te jemi ata qe do te vihemi menjeher ne lufte te hapur me armikun e kjo do te deshmohet ne rast te deshtimit.Ne u deshirojm Aksh-se qe te jene te bashkuar perndryshe ata vetem sa dobesojn pozicionin tone karshi faktorit nderkombetar dhe aleatve tane natyror.Kemi te njejtin qellim, bashkimin kombetar, por ne dallojm per nga programet tona se si duhet te arrihet ajo,per ne Dekalogu i Mithat Frasherit eshte kushtetuta jone dhe do ti mbesim besnik deri ne vdekje.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Edhe “filialia” raciste e kishës ortodokse serbe në Mal të Zi kundër pavarësisë së Kosovës |
21 Janar 2008 |
* Mitropoliti malazez, Amfilohije: “Do të jetë i mallkuar ai malazez, që do ta nënshkruajë pavarësinë e rreme të Kosovës.” (vecernji.hr.,14.01.2008).
Sepse, sipas këtij “studenti” të indokrtinuar keq dhe, në mënyrë infantile me “dialektikën” propagndistike dhe gjeopolitike “lebensraum” nga “profesorët” e tij neonacistë gjermanë: Fridrih Ratzel dhe Adolf Hitler, si dhe i ushqyer në mënyrë enorme me idelogjinë, me politikën, me propagandën dhe me praktikën gjenocidale të Platformës serbomadhe të Ilia Grashaninit, të nojhur me emrin “Naçertania”(1844), edhe ky farë “meritus” Amfilohije (sikurse vëllau prift i tij, vladika Artemije nga Graçanica e Kosovës), nga “altari” i kishës serbomalazeze, “pallë” nga Durmitori i Cetnijes, se asnjë shtetar malazez, nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse atë, sipas paranojës së tij psikopatologjike kolektive serbomalazeze, ia paskësha lënë “tapi trashiguese”, krajl Nikola dhe Petar Petroviq Njegoshi, si dhe princërit dhe knezët e terë serbomalazezëm, që nga “çlirimi” sebomalazez i Kosovës (1912-1913)?! –Jo, kursesi, e vërteta është në anën e gjenezës iliro-dardane-shqiptare, Kosova është vetëm e shqiptarëve dhe, pjesë e pandashme integrale e Shqipërisë Etnike, e jo, kursesi, as e Serbisë e as e Malit të Zi. Nolens volens, me këtë vërtetë, duhet të pajtohet edhe mitropoliti i rezignuar dhe i katandisur serbomalazez, Amfilohije.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 Next > End >>
|