Deri në fund zemra i rrahu për Kosovën |
11 Janar 2008 |
Shkruan: Sabit Abdyli
IN MEMORIAM
Në Garmish të Gjermanisë, më 7 janar 2008, pas një sëmundje të rëndë vdiq Ballisti Nezir Hamdi Kabashi. Nacionalisti Nezir Kabashi u lind në vitin 1918 në Kabash të Anamoravës, në familjen nga e cila dolën shumë burra të fortë, të cilët gjatë tërë jetës së tyre ishin në shërbim të Atdheut. Në vitin 1944 Neziri iu bashkëngjit luftëtarëve të lirisë duke qenë pjesëmarrës i të gjitha luftërave, aksioneve që u zhvilluan në Anamoravë kundër formacioneve çetniko-partizane me pushkë në dorë, kurse pas vitit 1945, në emigracion, kurrë nuk e pushoi aktivitetin kombëtar e politik të tij, aty ku jetoj: në Greqi, Itali, Maltë, Angli dhe së fundi në Gjermani, për bashkimin e tokave shqiptare, për ruajtjen e traditave shqiptare, duke qenë në lidhje të përhershme me shokët e të njëjtit ideal, të shpërndarë gjithandej nëpër botë: Hysen Tërpezën e Shaqir Kabashin në Amerikë, Mejdi Kabashin në Gjermani, Destanin në Turqi dhe me familjarët në Kosovë përmes gastarbajterëve tanë me punë në Gjermani. Neziri u rrit dhe u edukua në frymën luftarake të të parëve tij.
Shkruani një koment (4 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Shqiptarët në simetrinë e gabuar politiko-diplomatike Basesku-Popa |
29 Dhjetor 2007 |
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** “MA MIRË DEKË M'U SHUE NËN HIJE,
SE ME RRNUE NJI JETE ROBNIE”
*** Akademiku shqiptar, Ylli Popa :” Zgjidhja më e mirë do të ishte që Maqedonia të konsiderohet shteti i përbashkët i shqiptarëve dhe i maqedonasëve”(QIKU, më 31 Maj 2001)?!
*** Sipas kësaj dëshire konstatuese krejtësisht të gabuar, del se, edhe Ylli Popa pavarësinë e shqiptarëve të Iliridës e sheh në “perspektivën e njësuar” të vasalitetit të “Maqedonisë”-Minijugosllavisë ekzistuese të Josip Broz Titos, ashtu sikurse Trajan Basesku(kryetar aktual i Rumanisë) pavarësinë e Kosovës shqiptare e sheh nën suzerenitetin dhe në varësinë e përjetshme koloniale të Serbisë së Madhe të Slobodan Milosheviqit, përkatësisht të trashëgimtarëve dhe të vijuesve të kursit politik, diplomatik, juridik, kushtetues dhe antidemokratik të tij (kur është fjala për mohimin e pavarësisë së Kosovës), siç janë Boris Tadiqi (kryetar), Vojislav Koshtunica (kryeministër) dhe Vuk Jeremiq (ministër i Jashtëm) të Republikës së Serbisë. Se çfarë është “distancimi” politik i kësaj “garniture” drejtuese të Serbisë “demokratike” nga Serbia gjenocidale dhe okuptaore e Slobodan Milosheviqit, ndër të tjera, provon, edhe kjo tezë anticivilizuese dhe antidemokratike e tyre: “ E duamë edhe Kosovën, edhe Evropën.”?!
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Henry Hide – nje deputet i pa-harruar |
29 Dhjetor 2007 |
C’prej dites, qe nderroi jete ne moshen 83-vjecare me 29 te Nendorit 2007 ne nje nga spitalet e qytetit te madh Chicago te shtetit Illinois te Shtetevet te Bashkuar te Amerikes, sic po shihet, emeri i tije, deputetit Henry Hide, ka filluar te zbehet nga perdeja e trashe e harreses. Si zakonisht, shtypi i shkruar ose i folur e ka sjellur faqen dhe tani merret me ceshtje te tjera. Nuk eshte qellimi i yne t’a qortojme fuqin’e katerte. Kete gje mund t’a bejne ata, te cilet mund te merren me keto punera…
Megjithate, sic dihet dhe pranohet boterisht tanime, deputeti amerikan, Henry Hide ka patur nje rendesi te vecante ne gjithe jeten amerikane, gjate gjithe kohes, ne te cilen ai sherbeu si “perfaqesues” i pjeses perendimore te qytetit Chicago, duke qene bile shpesh edhe kryetar i komisionit gjyqesor. Si fetar i mire qe ishte, jeten e njeriut c’prej fillimit deri ne fund, e mbronte me te gjitha fuqite qe kishte. Per kete, ai ka patur levdata edhe nga ana kundershtare, njeri prej te cilevet, Abner Mikva, nje peshe e rende e se majtes, e ka cilesuar si “nje njeri i mire” me plote ndjenja njerezore. Kurse, per krahun e vet, ate republikan, nuk ka vonuar te ndjehet mungesa e tije. Perfaqesuesi republikan ne Dhomen e Perfaqesuesvet, Zoti John Boehner, nga shteti Ohio, e ka vene Zotin Henry Hide ne radhen e “herojvet” te tije dhe si nje “drite qe shendrite”… Pikerisht sepse ka dhene nje kontribut te cmuar per kombin amerikan, ne Dhomen e Perfaqesuesvet per 32 vjete me radhe, ne Nendor qe shkoi, Presidenti George W. Bush e ka dekoruar Zotin Henry Hide me “Medaljen Presidenciale te Lirise”. Presidenti Bush ka thene per Zotin Hide: “… nje kampion i pa-lodhur per te dobetit e te harruarit.”
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
| | << Start < Previous 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 Next > End >>
| |