Flamuri Shqiptar valëvitet krenar përkrah Flamurit Amerikan në qendër të Nju Jorkut
04 Dhjetor 2007

Nga Pierre-Pandeli Simsia
 
28 Nëntori 2007 e gjeti qytetin gjigand, Nju Jorkun me një mëngjes të kthjellët dhe të freskët, ndryshe nga të ftohtët e pak ditëve më parë.
E tërë natyra njujorkeze buzëqeshte atë mëngjes; dukej sikur edhe vetë moti i kthjellët ishte në favor të Komunitetit Shqiptar me banim në Nju Jork, për të festuar ditën e shenjtë, 95 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngritjen e Flamurit Shqiptar përkrah Flamurit Amerikan në qendër të qytetit të Nju Jorkut.

 

Shkruani një koment (11 komente)
Lexoni më tej...
APEL PËR SOLIDARITET: STOP DHUNËS NË MAQEDONI
04 Dhjetor 2007

Adresuar:

    * Shteteve të Bashkuara të Amerikës
    * Shteteve te Bashkimit Evropian
    * Deputetëve të Parlamentit Evropian
    * Komisionit Evropian
    * Këshillit të Evropës
    * Misionit Monitorues të Bashkimit Evropian
    * OSBE-së
    * Krytarit të Maqedonisë
    * Qeverisë së Maqedonisë
    * Deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë
    * Mediave ndërkombëtare
    * Mediave të Maqedonisë
    * Partive politikë të Maqedonisë

Duke përcjellë me vëmendje ngjarjet e fundit që po ndodhin në Maqedoni dhe duke konsideruar shumë arrogante dhe absurde aksionet e policisë maqedonase në vendbanimet shqiptare, asociacionet shqiptare dhe antarësia e tyre që veprojnë në Danimarkë, nënshkruese të këtij apeli, ngrenë zërin e protestës dhe apelojnë për STOP DHUNËS NË MAQEDONI.

Në shtetet e Unionit Evropian, ku jetojmë dhe veprojmë ne, dhe në të cilën pretendon edhe Maqedonia të antarësohet, janë të paimagjinueshme të ndodhin aksione të tilla primitive. Për të arrestuar personat në kërkim, këto shtete nuk përdorin arsenalin e tërë luftarak dhe nuk rrezikojnë jetra njerëzish të pafajshëm, sic ishte rasti i ndërhyrjes brutale në Brodec nga ana e policisë dhe forcave të armatosura të Maqedonisë.

Situata në Maqedoni është tejet e rëndë.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Dëshmori Fadil Talla biri i Nacionalizmës
04 Dhjetor 2007
Diskriminimi politik që u bëhej dhe po u bëhet shqiptarëve është vetëm një vazhdim i asaj politike që është bërë me shekuj kundër popullit autokton shqiptarë. Një popull me kulturë të lashtë një popull me virtyte të veçanta që i dallonte nga ardhacakët që ishin të egër dhe të pamëshirshëm karshi popullit vendas .Një temë që është e dhimbshme, një temë që të ngjallë ndjenjën e urrejtjes. Të njëjtit përkëdhelen edhe sot edhe pse me shekuj vranë,dhunuan digjen krejt ajo që ishte Shqiptare. Nëse mendon se në botën demokratike ka demokraci dëshpërohesh, kur merren parasysh që popujt e vegjël u shtypen u copëtuan ju dhuruan popujve të tjerë tokat e tyre. Ata që u dolën ballë këtyre barbarëve ishin bijtë dhe bijat më të mirë të atdheut.
Shqipëria Etnike

Shkruani një koment (10 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?