U zhvillua Festivali i 17-të Folklorik Kombëtar i Diasporës Shqiptare në Amerikë
22 Nentor 2007

Mijëra bashkatdhetarë mbushin plot sallën e madhe mbi tremijë vendëshe në  Lehman Center for the Performing Arts, në Bronx të Nju Jork-ut.
 
Nga Pierre-Pandeli Simsia
 
Edhe nëse Qendra Kulturore "Nënë Tereza" e Kishës Katolike me qendër në Harrtsdale në Nju Jork, si dhe zotëria i nderuar i Komunitetit Shqiptar të Amerikës, zoti Mark Shkreli të mos kishin njoftuar para pak kohësh  për Festivalin e 17-të Folklorik Kombëtar të Diasporës Shqiptare në Amerikë, Komuniteti Shqiptar e di vetë tani atë Aktivitet Kulturor-Artistik-Folklorik në pragmbyllje të çdo viti, sa të larmishëm aq edhe të rëndësishëm, për të mos munguar.
Si çdo vit edhe ditën e diel, më 11 Nëntor 2007 Qendra Kulturore "Nënë Tereza" e Kishës Katolike me qendër në Harrtsdale në Nju Jork, zhvilloi Festivalin e 17-të Folklorik të Diasporës.
Arti, Kultura, Folklori Shqiptar u shpalosën në sallën e madhe të koncerteve mbi tremijë vendëshe në Lehman Center for the Performing Arts në Bronx të Nju Jorkut.

Festivali i 17-të Folklorik Kombëtar i Diasporës Shqiptare në Amerikë

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Të pezullohen “lojërat e pakufijshme” të kolonialistëve serbomëdhenj kundër Kosovës Shqiptare
22 Nentor 2007
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
                                   
TË PEZULLOHEN  “LOJËRAT E PAKUFIJSHME” TË   KOLONIALISTËVE SERBOMëDHENJ KUNDËR AMERIKËS, EVROPËS DHE KUNDËR KOSOVËS SHQIPTARE

 
*** Serbia me ndihmën dhe me nxitjen e Rusisë (“Ariut Rus”) po do rikthimin e  Kosovës së Shqipërisë Etnike në ish-rezervatin e saj kolonial 100-vjeçar, jo kurrfarë kompromisi, as kurrfarë pajtimi me shqiptarët, as kurrfarë marrëveshjeje politike dhe  paqësore me bashkësinë ndërkombëtare (Amerika, OKB, BE, NATO).
 
      
Të gjitha  propozimet opcionale të deritashme  për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të sugjeruara nga  OKB-ja (Plani i Marti Ahtisarit) dhe nga “Treshja” e Grupit të Kontaktit të Bashkimit Evropian (Volfgang Ishinger), krerët  udhëheqës të Serbisë (Boris Tadiq, kryetar) dhe Vojislav Koshtunica (kryeministër)  i kanë hudhur poshtë in set terms, gjithnjë, duke llogaritur në mbështetjen politiko-diplomatike dhe ushtarake të Rusisë.
  Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Ahmet Kopliku - një atdhetar i përvuajtur
22 Nentor 2007

Kah fundi i muajit, qe shkoi ne Shkoder ka ndrruar jete Ahmet Kopliku. U-shkeput keshtu pergjithenje nga gjiri yne nje tjeter luftetar lirije, nje ballist i orevet te para, nje tjeter atdhetar, shoket e te cilet mund te gjenden rralle ne mesin tone.

Njashtu si rroj, njashtu edhe vdiq – ne heshtje, pa e ngritur zerin, pa zhurme e potere.

Porse, shembulli tije do te dali ne shesh, me dashje ose jo, siper te tjerevet, si nje fytyre vigane, ndoshta kunder vullnetit te tije, por ne dobi te ceshtjes sone te madhe, te Ballit Kombetar, te Shqiperise ethnike, te demokracise, kunder cdo diktature,  kunder krimit te shemtuar, kunder korrupsionit te dalledisur.

Ne udhetimet e mija te shpeshta prej New Yorkut ne Shqiperi, nepermes te shum ndalesavet ne Shkoder, ne shum takime me Ahmet Koplikun, kam ndeshur te njejtin njeri, pa ndryshim as pa dallim. Njashtu, i qete dhe aspak me fjale shum. Por, fjala e tije kishte peshe dhe ajo qetesi te bente per vehte. Besniket e Ballit Kombetar e kishin perhere si shembull urtesie.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?