Medalja "Mithat Frashëri" për Dëshmorin e Kombit Xhavit Morina
06 Nentor 2007

Garda Kombëtare e Ballit Kombëtar

Familjes dhe Kombit me rastin e rënies së Dëshmorit Xhavit Morina

Garda Kombëtare shpreh dhembjen më të thellë për humbjen e Luftëtarit të Shqipërisë etnike.

Vrasjet e tilla janë të dhimbshme por jo për tu qar sepse ai është udhërrëfyes për bijtë dhe bijat e atdheut të cilët nuk do të ndalen për ta quar në vend amanetin e tij. Familjes ju themi se jemi me ta dhe ndajmë dhembjen me ta.

Kurthet e përgatitura nga Sahanlëpirësit të cilët punuan për të vrarë ku Dëshmori në intervistën e dhënë gazetës Express jep edhe emrat e dyshuarve të cilët kanë qen të implikuar në burgosjen e tij dhe lënë të dyshohet se të njëjtit kanë të bëjnë edhe me vdekjen e tij.

Shtabi i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare e nderon Xhavitin me Medaljen “Mithat Frashëri” që u epet vetëm Dëshmorëve të Kombit

Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare

Gjeneral Major Flamur Kokollari

Tiranë 5.11.2007

Medalja "Mithat Frashëri" për Dëshmorin e Kombit Xhavit Morina

 

Shkruani një koment (14 komente)
Ribashkimi i Shqipërisë Etnike është çështje gjithëshqiptare
06 Nentor 2007
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr. Mehdi HYSENI

 
 *** O, akademikë, doktora, magjistra, politikanë dhe diplomatë shqiptarë, të mos mashtrohemi dhe, të mos jetojmë me ëndërra dhe me iluzione të shkreta, duke pritur dhe, duke shpresuar se lirinë, pavarësinë dhe ribashkimin e gjysmës së kolonizuar të Shqipërisë Etnike (50%), do ta sjellin “dukatlinjtë” dhe “marrangozët” më të pasur të kohës dhe të shoqërisë konsumtare, të cilët për “kapuçin e madh” të tyre, në emër të “bashkimit rajonal” të shqiptarëve, me qëllim që vetëm ata, të dalin në plan të parë të shqiptarizmës, po veprojnë njësoj sikurse politika obskurantiste dhe kolonialiste serbo-sllave gjatë shekujve të kaluar, duke zbatuar të njëjtën medologji politiko-financiare të “Naçertanisë” (1844) së Ilia Garashaninit për blerjen (me ndonjë asht-honorar të zgjebosur) e intelektualëve më të arsimuar  kroatë dhe shqiptarë, me qëllim që t’i   heshtnin dhe, t’i detyronin, që të “lehnin” në llogari dhe për interesa të përçarjes, të copëtimit dhe të sundimit colonial të kroatëve dhe të shqiptarëve në Ballkan.
 

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Maqedonia, drejt Europës pa Iliridën
06 Nentor 2007
Shkruan: Shefki OLLOMANI

    Pushtetarët sllavomaqedonas gjatë gjithë historisë së tyre ”shtetërore”, që nga viti 1945 e deri më sot, janë treguar antishqiptarë! Kanë punuar e vepruar kundër popullit shqiptar nën këtë ”republikë-shtet”, duke i maltretuar e burgosur, duke ua mohuar të drejtat kombëtare e njerëzore, duke ua cunguar kulturën, arsimin dhe historinë e tyre origjinale.

    Si në kohë të ”komunizmit” (1945-1991), ashtu edhe në kohë të ”demokracisë” (1991-2007), pozita shtypëse e shfrytëzuese e shqiptarëve nën këtë ”republikë-shtet” nuk ka ndryshuar aspak! Ajo vetëm ka njohur disa zbatica të vogla herë pas here, kur forcat e pushtetarëve kanë qenë të dobësuara, por në momentin kur pushtetarët sllavomaqedonas në Shkup kanë forcuar pozitat politiko-ushtarake, atëherë menjëherë ka filluar batica dhe përplasja e tyre me popullin shqiptar të Iliridës!

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?