Të manifestojmë mbështetjen për Kosovën!
24 Tetor 2007
Në datën 10 dhjetor Kosova do të arrijë në një pikë kulminante të historisë së saj. Kryeministri i Kosovës z. Agim Çeku ka paralajmëruar se nëse deri në atë datë  negociatat disa-vjeçare,  që Serbia përpiqet t'i zvarrisë perjetësisht, nuk do të japin rezultat, atëherë Kosova do të shpallë pavarësinë dhe do të kërkojë njohjen e saj nga komuniteti ndërkombëtar.
Eshtë rruga e vetme dhe ndoshta momenti i fundit që i mbetet Kosovës për të dalë përfundimisht nga sundimi serb. Eshtë më se e kuptueshme se ky do të jetë një akt i një rendësie të madhe, por edhe një moment tepër i vështirë, ku Kosova do të ketë nevojë për ndihmë, dhe në radhë të parë për ndihmë nga Shqipëria. Balli Kombëtar për fat të keq nuk është i përfaqësuar në qeverinë shqiptare, por megjithatë në këtë moment historik mund të ndikojë në vendim-marrje.  

Shkruani një koment (6 komente)
Lexoni më tej...
Në Kosovë nuk do të ketë luftë
24 Tetor 2007
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 
*** Shqiptarët në Kosovë nuk duan luftë, por vetëm      pavarësi dhe miqësi të përjteshme me Amerikën.
 
*** Kush e fillon  luftën në Kosovë, do të zhgënjehet, do të digjet dhe, do të pësojë disfatë,  edhe më keq sesa Serbia kolonialiste gjenocidale e Slobodan Milosheviqit, sepse kësaj here, Kosova shqiptare nuk është "mish për top", mbase është nën mbrojtjen direkte dhe indirekte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve të saj të Evropës Perëndimore-NATO-s, përkatësisht të Bashkësisë ndërkombëtare.
 
*** Një hap të tillë të katandisur, do ta mirrte sërish vetëm tandemi Slobo-Sheshel dhe, asnjeri  tjetër  normal në botë.
             
Pa marrë parasysh faktin se kohëve të fundit po shtohet numri i oponentëve dhe i armiqve të pavarësisë së Kosovës, populli shqiptar i Kosovës nuk ka asnjë arsye që të bierë nën ndikimin e propagandave të ndryshme subveresive dhe të luftës së ftohtë speciale, as në  defetizëm  e as të humbas durimin dhe besimin se, Kosova nuk do ta fitojë pavarësinë e saj.  Përkundrazi, tanimë,  pavarësia e Kosovës është çështje kryer. Çështje e kryer, sepse kjo më nuk varet as prej Rusisë as prej Serbisë e as prej Shqipërisë, por vetëm prej Amerikës. Këtë, do të duhej ta dinin të të gjithë armiqtë e pavarësisë së Kosovës.
  Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Kosova - rast unik dhe precedent!
24 Tetor 2007
Shkruan: Shefki OLLOMANI

    Në qarqet politike e diplomatike botërore, me daljen në rend të ditës të statusit të Kosovës, u shfaqën papritur edhe dy shprehje diplomatiko-politike:

    1.Kosova rast unik

    2.Kosova është precedent

    Rast unik do të thotë të jesh i veçantë, specifik, special, i papërsëritshëm, sui generis,…

    Precedent do të thotë: justifikim, argumentim, arsyetim, referencë, pretekst, kopjim, shkak,…

    Rast i veçantë apo unik do të thotë që Kosova dhe populli i saj të kërkojnë diçka të veçantë, diçka speciale, diçka të jashtëzakonshme e të panjohur deri më sot nga njerëzimi. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse Kosova kërkon liri e pavarësi, si të gjithë popujt tjerë të botës, qofshin këta tanimë të lirë apo ata që janë ende të robëruar.

    Nisur nga emri i saj si Kosovë dhe popull shqiptar, Kosova edhe është rast i veçantë, sepse asnjë vend tjetër në botë nuk ka këtë emër. Por nga aspekti i përmbajtjes dhe thelbit të kërkesës së saj për liri, pavarësi dhe shtet sovran është i njëjtë, jo unik por identik me të shumtën e rasteve tjera, të popujve tjerë të botës që luftojnë për liri e pavarësi kombëtare. Liria dhe pavarësia kombëtare është identike për të gjithë popujt e pushtuar e të robëruar të botës.


Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?