Zaret u hodhën, AKSH ekziston |
10 Tetor 2007 |
Shkruan: Tomorr TOPLICA
Më 3 tetor 2007, në Lajmet Qendrore të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), u paraqitën filmime të shkurtuara nga një Reportazh shumë më i gjatë i daljes në skenën politiko-ushtarake shqiptare të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH).
Lajmi shumë shpejt mori dhenë. Disa reaguan, disa heshtën. Disa u gëzuan, disa u tmerruan. Disa u befasuan, disa u shqetësuan. Disa u aktivizuan, disa u neutralizuan. Disa u trimëruan, disa u frikësuan.
Reaguan kundër, por në mënyrë konstruktive, ashtu siç ua don interesi momental dhe ashtu siç ua kërkon pozita pushtetare që mbajnë: Kryetari i Kosovës – Fatmir Sejdiu, Kryeparlamentari Kolë Berisha, Kryeministri Agim Çeku, Ministri i Brendshëm Blerim Kuçi dhe ndonjë tjetër që unë ende nuk e kam dëgjuar apo parë në televizion. Këto reaguan kundër, por reaguan me takt dhe me demagogji njëkohësisht.
Shkruani një koment (52 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Mali i Zi po vazhdone te gjakose dhe vrase perseri shqiptaret |
10 Tetor 2007 |
Demokracia malazeze ka perseri ngjyrat e krimit.
Shteti cerrnogoras i Malit te Zi,pasi fitoi pamvaresine e tij nga nena Serbi me ndihmen dhe votat e shqiptareve dhe konsolidoi te gjitha strukturat e shtetit te vet ,tani ai po ecen me shpejtesi drejt rruges se forcimit te Nacionalizmit sllavo-malazez,per te dominuar dhe vene nen disiplinen e kerbacit e te dhunes,kombesite e tjera dhe sidomos shqiptaret,qe nuk i hyjne me ne pune,sepse i ka zgjidhur problemet.Strategjia e tij e vjeter antishqiptare,qe e ka bazen ne ideologjine sllavo-madhe te krimit e pushtimit,tashme ka filluar te ringjallet perseri dhe eshte ne lulezim te plote,e po realizohet me shume sukses,duke u kamufluar me metoda te reja gjoja demokratike.E gjithe kjo veprimtari kriminale antishqiptare ka marre lejen dhe bekimin e Presidences,Parlamentit dhe te Qeverise Malazeze qe e frymezojne dhe stimulojne ate vazhdimisht.
Shkruani një koment (3 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Protesta studentore në Prishtinë, e pranueshme dhe demokratike |
10 Tetor 2007 |
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** Kundër ricopëtimit dhe rikolonizimit “modern”të Kosovës, PROTESTËN STUDENTORE në Prishtinë, më 10 TETOR 2007, duhet ta mbështet mbarë populli shqiptar i Kosovës, për t’i treguar Serbisë kolonialiste, UNMIK-ut dhe, gjithë botës (me gjithë kërcënimet, kushtëzimet dhe ultimatumet e tyre antipavarësi), se kurrë nuk do të pranojmë “vjedhjen”-tjetërsimin e asnjë pëllëmbe të territorit indigjen të Kosovës, e as kthimin e Serbisë kolonialiste dhe militariste në Kosovën shqiptare.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 Next > End >>
|