Shqipëria Etnike varet nga Shqiptarët
21 Shtator 2007
Titan TIVARI

     Aktualisht, Shqipëria Etnike përkundet ndërmjet ëndrrës dhe realitetit, me synimin, shpresën dhe besimin që Ëndrrën ta bëjë Realitet. Por, si do të bëhet ëndrra realitet? Disa thonë përmes rrugës paqësore, me mjete  demokratike, siç është Referendumi dhe Vetëvendosja, si dhe përmes së drejtës natyrale që kanë popujt për të qenë të lirë dhe të bashkuar në atdheun e vet.
     Deri më sot në Ballkan, për zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve ndëretnike dhe ndërshtetërore, mjetet paqësore dhe demokratike nuk kanë gjetur zbatim dhe përdorim. Kanë qenë luftërat e armatosura dhe përleshjet e përgjakura ndërmjet pushtuesve dhe çlirimtarëve ato që u kanë prirë zgjidhjeve të problemeve ndërshtetërore, kurse mjetet demokratike e bisedimet politike kanë ardhur pas ndërprerjes së luftës. Se si do të jetë në të ardhmen, këtë askush nuk e di, këtë vetëm e nesërmja do ta vërtetojë. Një gjë dihet me saktësi - në rrugën tonë për bërjen e Shqipërisë Etnike, Ne, shqiptarët, duhet t'i kemi parasysh e në dispozicion që të dy opcionet: edhe opcionin e luftës së armatosur çlirimtare, edhe opcionin paqësor të mjeteve demokratike.

Shkruani një koment (7 komente)
Lexoni më tej...
ILIRIDA
21 Shtator 2007
Shkruan: Shefki OLLOMANI
 
Ilirida - Shqipëria Verilindore, Lugina e Vardarit ose Maqedonia Perëndimore, ka qenë e banuar që në periudhën më të lashtë parahistorike, të Neolitit, nga popullsi bartëse të Kulturës Mediterane. Më vonë, nga kjo popullsi parahistorike u formuan Pellazgët dhe fiset Ilire, të cilët në Iliridë, përveç tjerash, ndërtuan edhe këto qytete historike: Oeneu (Tetova), Draudaku (Gostivari) dhe Uskana (Kërçova) të cilët banosheshin nga fisi Ilir i Penestëve. Linkestët dhe Enkelejtë banonin rreth qyteteve Strugë, Ohër (Lyhnidis) dhe Manastir (Heraklea). Kurse pjesa veriore e Maqedonisë, Shkupi (Scupi), Kumanova, etj., ka qenë e banuar nga fiset ilire të Dardanëve dhe Paionëve.
 
Në  Enciklopedinë serbe theksohet: "Maqedonia në periudhën antike ishte shtet i pavarur, i banuar me fise iliro-thrakase, nga maqedonasit iu dha emri MAQEDONI". Më poshtë thuhet: "Shtrihej rreth brigjeve të Detit Egje. Në histori është njohur me emrin Maqedonia, me kryeqytet Selanikun. Më vonë Filipi II, i ati i Lekës së Madh, i zgjeroi kufijtë në Veri. Kjo njihej me emrin Maqedonia II, me kryeqytet Stobi (Shtipi). Kufiri i Maqedonisë II shtrihej deri te lumi Astibo dhe rrjedha e poshtme e lumit Erigon". (Malla Enciklopedija, Prosveta, Beograd, 1978, f .461).
 
Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Gongu i Pavarësisë dhe Kosova që ndan aleatët me superfuqitë
21 Shtator 2007

Nga Bekim Rexhepi

Kosova më se miri do të mund te identifikonte miqtë e Amerikës, përmes shpalljes së pavarësisë dhe pranimit të saj, si shteti më i ri në Botë. Le të shpresojmë se Pavarësia e Kosovës do të  rirreshtoi më shumë miq për Amerikën dhe më shumë njohje për  Pavarësinë e Kosovës.

Gongu i Pavarësisë

Ne fakt kështu më tingëllon njëri prej zërave të mundshëm, që  do të vlerësoi funksionin e politikës ndërkombëtare për Kosovën.  Deri në ditën, kur ky artikull do të publikohet në media, gongu  mund t’i ketë të numëruara edhe më pak se 90-të e ca ditë. Madje  edhe mund te konstatohet se qartë se gongut ka hyrë në tiktakun  mbyllës, të fund duelit për betejën e Kosovës. Kosova të qëndroj e  fortë, ishte edhe zëri i dashamirësve të saj, deri në rendjen e  gongut,  kanë mbetur pritje te ditë, edhe pak pritje. Por, ne duhet të  jemi të përgatitur edhe për “rezultatin e  befasishëm” sepse  gjithçka në politikë thuhet dhe mund të besohet se “është e mundur  të ndodhë”!.  Nëse kemi investuar sa duhet për Kosovën, do te  jemi me fat të kemi edhe rezultati e pritshëm.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?