Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Krimet serbe në Kosovë
Krimet serbe në Kosovë PDF Print E-mail
19 Qershor 2007

Fetnete Ramosaj 

Humbjet në vijat e frontit serbët i paraqesin si viktima të "sulmeve terroriste"

Duke parë krimet monstruoze të orgjive serbe të kryera mbi popullatën civile shqiptare, pa kursyer gratë, pleqtë e fëmijët, në fundshkurtin dhe fillimmarsin e vitit 1998, në rajonin e Drenicës, si në Prekaz, Likoshan, Qirez e gjetiu, edhe popullsia e Rrafshit të Dukagjinit, sikurse e mbarë Kosovës, u bind se vetëm me organizimin e një lufte efektive mbrojtëse mund t’u shpëtonte vrasjeve e masakrimeve masive, të cilat populli i këtyre trevave i kishte përjetuar në kurrizin e vet shumë herë gjatë historisë nga regjimet e ndryshme serbosllave. Prandaj, duke parë koncentrimin e madh të forcave policore e ushtarake serbe, edhe në Rrafshin e Dukagjinit, që në ditët e dimrit, ishte e qartë për secilin se i njëjti skenar sikurse në Drenicë do të përsëritej shpejt edhe në këtë rajon. Aq më tepër, kur punkteve të deriatëhershme të policisë serbe në Deçan, Irzniq, Baballoç e Junik, që nga 4 shkurti i vitit 1998, u erdhën në përforcim edhe njësitë e Brigadës Speciale të Policisë, nga Beogradi. Dhuna, maltretimet e  keqtrajtimet e qytetarëve shqiptarë ishin shtuar tej mase. Deri atëherë e vetmja forcë serioze që ishte kundërvënë forcave pushtuese ushtarako-policore paramilitare serbe ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, cila, edhe pse me sakrifica të shumta, edhe pse e vetëdijshme se kishte të bënte me një armik gjakatar, me të cilin ishte pabarabartë për nga përgatitja dhe teknika luftarake, tashmë kishte dhënë prova faktike se ishte e pathyeshme në përballje me forcat serbe. Prandaj, nuk është rastit se në protestat organizuara anekënd Kosovës, por edhe në diasporën shqiptare, në përkrahje të luftës çlirimtare të zhvilluar në Drenicë, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, parulla më e shpeshtë e më domethënëse ishte “Krejt Kosova UÇK”. Një shembull të këtillë të luftës qëndresës heroike, luftëtarët e lirisë e dhanë edhe në kundërpërgjigje të sulmit të forcave të shumta ushtarako-policore paramilitare serbe, më 24 mars 1998, kur u sulmua familja Haradinaj dhe fshati Gllogjan përgjithësisht.

Në këtë betejë, që zgjati më se dhjetë orë, u vranë tre pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Hysen Mehmetaj (20)Himë Rasim Haradinaj (16) dhe Agron Nimon Mehmetaj (19)të tre nga Gllogjani, ndërsa u plagos rëndë edhe vetë komandanti Ramush Haradinaj. Në këtë sulm, forcat serbe, të përbëra nga njësitë policore të MUP-it të Deçanit, të Gjakovës të Pejës, njësitë paramilitare dhe njësitë ushtarake të Korpusit Ushtarak të Gjakovës, përdorën gjithë makinerinë  blinduar, arma-timin e rëndë dhe helikopterët. Njësitë ushtarake serbe, shtëpinë e Stojanoviqëve, që gjendej përballë shtëpisë së Hilmi Haradinajt, gjatë këtyre luftimeve e shfrytëzuan si objekt ushtarak, gjë që pohohet edhe në raportet e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) të Natasha Kandiqit. Gjatë tërë kohës, i tërë fshati mbahej i rrethuar nga tre rrathë të forcave serbe, të cilat zunë peng rreth 130 nxënës të shkollës fillore “Hasan Prishtina” të Gllogjanit, sikurse edhe 13 banorë të fshatit, të cilët i përdorën si “mur të gjallë” për të lëvizur nëpër fshat.* Gjatë betejës u dëmtuan shumë shtëpi të fshatit, ndërsa njërës prej tyre (shtëpisë së Rexhep Haradinajt) forcat serbe ia vunë zjarrin dhe e dogjën me themel. Duhet theksuar se, këtë ditë, banorët e fshatrave Gllogjan, Gramaçel, Irzniq e Dubravë nëpër plumba u detyruan t’i braktisin fshatrat e tyre. U kthyen vetëm pasi këto fshatra i mori nën kontroll Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në betejën e zhvilluar në Gllogjan, organet serbe zyrtarisht pranojnë se është vrarë polici Miodrag Otoviq (1962) nga Peja, pjesëtar i MUP-it serb prej vitit 1990, ndërsa janë plagosur policët: Sinisha Vidiq, Sllobodan Jokiq, Rajko Rajkoviq, Filip Raiçeviq, Vlladica Radosav-leviq, Mirosllav Vuliq, Nikolla Stefanov dhe Millan Jeftiq, të gjithë policë të MUP-it të Deçanit. Duke parë përqendrimin dhe përgatitjet forcave serbe për ndërmarrjen e sulmeve të organizuara kundër fshatrave të rajonit të Rrafshit të Dukagjinit, me theks të veçantë të fshatrave të komunës së Deçanit, të komunës së Gjakovës, veçanërisht kundër pjesës së brezit kufitar dhe të Dushkajës, dhe duke patur shembull se vetëm ku hasin në rezistencë, ato tërhiqen pa bërë masakra në popullsinë civile, pasoi mobilizimi i përgjithshëm në rajonin Dukagjinit. Pozicionet e luftës brenda një kohe të shkurtër nga Gllogjani patën një shtrirje të gjërë. Fillimisht, më 12 prill 1998, ushtria jugosllave përqendroi sistemin raketor dhe topat e kalibrave të mëdhenj në Shtëpinë e Shëndetit në Deçan, përkatësisht në Podin Gështenjave (ku tash gjendet kazerma Brigadës 334 “Agron Rama” të TMK-së); aktivizoi bazat ushtarake në Hulaj, në Zagermë të Pejës, në Tamnik të Gjakovës. Njëkohësisht tek Diga e Pendës së Liqenit të Radoniqit stacionuan forcat e ushtrisë dhe të policisë serbe, ku vendosën sistemet raketore dhe topat kalibrave të mëdhenj, duke paraqitur rrezik permanent dhe duke kërcënuar vazhdimisht se në rast sulmi të UÇK-së, do ta shpërthenin Digën e do të përmbytnin fshatra të tëra.  Prej këtyre pozicioneve, në ditët që pasuan granatoheshin pothuajse të gjitha fshatrat e komunës së Gjakovës, të Deçanit, të Pejës, etj. S’do mend se organet zyrtare serbe, të gjitha humbjet e tyre në njerëz, përkatësisht në policë, ushtarë e paramilitarë serbë, kanë tentuar t’i paraqesin si viktima të “sulmeve terroriste” të UÇK-së, me gjithë faktin e pamohueshëm e të njohur botërisht se të gjithë ata janë vrarë në vijat e frontit gjatë ofensivave serbe të ndërmarra për ndëshkimin e zonave të përfshira në luftime. Mbase për shkak të pozitës së rëndësishme strategjike, të afërsisë së kufirit me Shqipërinë, për të penguar depërtimin e armatimit edhe në zonat tjera të luftimeve në Kosovë, përqendrimi i forcave serbe në këtë rajon ishte tejet i madh dhe ofensivat serbe nuk u ndalën asnjëherë. Pa dyshim, vija e frontit në fshatin Prejlep të Deçanit, ishte njëra ndër pozicionet më të pathyeshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila asnjëherë gjatë luftës nuk u thye nga forcat armike, edhe pse sulmet ndaj këtyre pikave ishin të përditshme. Prejlepasit, duke e parë të vetmin shpëtim tek armët e lirisë, pa asnjë hezitim që në fillim të muajit prill ’98, njëzëri iu përgjigjën kushtrimit të luftës për liri. Më 20 prill 1998, rreth shtatëdhjetë (70) prejlepas nisen drejt Shqipërisë për të marrë armë. Mirëpo në të kthyer për në Kosovë, më 27 prill, në vendin e quajtur “Sergun”, jo larg Vokshit, bien në pritën e forcave ushtarako-policore serbe, ku për më se gjashtë orë radhazi zhvillohen luftime të rrepta. Në këto luftime tepër të rrepta e të pabarabarta Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI Me fakte kundër shpifjeve bien dëshmorë Sadri Azem Latifaj (35) bashkë me Haxhi Mustafë Tolaj (38) dhe Edmond Hysni Dabiçaj (21)Në anën tjetër, burimet serbe lajmëruan për tre ushtarë serbë të vrarë dhe disa të plagosur. Këtë ditë granatuan pandërprerë fshatrat Voksh dhe Hulaj. Në Sergun të Vokshit u zunë rob nga forcat serbe Fadil Dabiçaj, Hysen Latifaj, Bedri Kukalaj dhe Armend Mazrekaj të cilët dënuan me dënime drakonike prej 8-17 vjet burgim, dhe përjetuan ferrin nëpër kazamatet serbe që nga Nishi, Dubrava, Burgu Qendror (CZ) Beogradit, Mitrovica Sremit e gjetiu ku u torturuan çnjerëzisht edhe nga mjekët, për t’u liruar në muajin mars 2002, të dërrmuar nga torturat. Derisa në fshatin Prejlep, më 29 prill, po bëhej varrimi tre dëshmorëve, forca të shumta policore që qarkullonin përgjatë rrugës magjistrale Deçan Gjakovë në fshatin Prejlep, qëllojnë me armë zjarri në drejtim të masës. Ndërkaq, akti më barbar i kësaj dite është vrasja Bilall (Idriz) Mazrekajt (26) nga Drenoci. Atë policia serbe pasi zbriti nga traktori kur po kthehej nga varrimi kushe-rinjve të Prejlepit, te rruga që shpie për në Drenoc, ekzekutoi para syve të nënës së tij dhe mbi pesëmbëdhjetë grave të tjera. Këtë vrasje të tmerrshme e transmetuan po-thuajse të gjitha stacionet televizive evropiane botërore. Pas këtyre ngjarjeve tronditëse, edhe pse luftëtarët prejlepas u goditën që në hapat parë të luftës, në këtë fshat caktohen pozicionet mbrojtëse. Dhe, në këtë vijë të frontit asnjëherë gjatë luftës nuk do të shënohen thyerje të vijës së frontit as depërtim i forcave serbe, edhe pse ishte ndër më të rrahurat nga sulmet e përditshme të policisë, ushtrisë e paramilitarëve serbë, si fshat bri rrugës magjistrale Deçan – Gjakovë. Forcat serbe i rrënuan me buldozherë të gjitha shtëpitë dhe muret rrethuese të lagjes Dabiçaj përgjatë magjistrales. Pas sulmeve të ndërmarra kundër fshatrave Baballoç e Gramaçel, më 21 prill 1998, luftimeve të zhvilluara në Smolicë, Punashec, Morinë etj., luftimeve të zhvilluara në Sukë të Cermjanit, ku operacioni luftarak drejtohej nga forcat e ushtrisë jugosllave (UJ), më 22 maj 1998, fillojnë edhe sulmet frontale kundër vijës së frontit në Prejlep e Rastavicë, për t’u zgjeruar pastaj edhe në Carrabreg dhe në vetë qytezën e Deçanit, gjithnjë përgjatë rrugës magjistrale deri në Raushiq e Loxhë të Pejës. Prandaj, këso kohe nuk është i rastit as konstatimi i ambasadorit Hill, kur pas vizitës që ia bëri komunës së Deçanit në qershor të vitit 1998, deklaroi: “Deçani është shkatërruar me armatim të rëndë dhe është djegur deri në themele”.

Marrë nga libri: Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI Me fakte kundër shpifjeve me autore Fetnete Ramosaj


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-01-01 12:14:21
Nese eshte e mundur qe te kemi nformata me te hollsishme per te vraret nga ana e serbeve. 


International
English
Faqe interaktive