Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Lexuesit e Kadaresë në zonën e Bostonit
05 Qershor 2007

Nga ROZI THEOHARI-- Boston

Duke nisur udhëtimin nëpër botë, vepra e Kadaresë kapërceu male e oqeane dhe u bë pronë, mesazh e retorikë e lexuesve të racave e kulturave nga më të ndryshmet.  “Kadareja është i pari shkrimtar në historinë e Shqipërisë që arriti të vendosë letërsinë shqiptare në hartën e letërsisë botërore. Për mendimin tim, kjo është merita e tij më e madhe,” - ka thënë prof. Peter Prifti. Si lexuesit e sotëm ashtu dhe ata që nuk kanë lindur akoma, një maratonë e vërtetë admiruesish, do të magjepsen me magjinë kadareane, me mjeshtërinë skalitëse faikkoniciane të fjalës, me mendimet dhe rezonimet, me fantazinë dhe simbolikën që përdor shkrimtari ynë në poezi e në prozë, në esetë dhe ne publicistikë, duke shpërndarë ne hapësire dhe ne kohë mesazhet e përjetshme të historisë së popullit të tij. Duke lexuar veprat e shkrimtarit tonë të shquar të ngjallet një dashuri e pamatë dhe respekt për gjuhën shqipe ku fjalet e saj të zgjedhura emocionalisht, si në një kaleidoskop zbukurohen nga simetritë e ndritshme të shpirtit kadarean.
      
  
Shkruani një koment (5 komente)
Lexoni më tej...
Përse duhet të zgjidhet Jozefina Topalli Presidente ?
30 Maj 2007

 
Xhemil Meço 

Më 24 korrik 2007 mbaron mandati i Presidentit aktual z. Alfred Moisiu dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të zgjedhë Presidentin e ri. Presidenti është përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar dhe përfaqëson njëkohësisht kombin shqiptar.  Një nga detyrat kryesore të tij është ruajtja e identitetit kombëtar. Si i tillë Presidenti qëndron mbi partitë dhe politikën e ditës.
Ruajtja e identitetit kombëtar në kohën e sotme në Shqipëri do të thotë kryesisht dy gjëra: përballimi i shovinizmit grek dhe çështja e Kosovës. Është më se e qartë se Presidenti Moisiu, ndryshe nga shumë politikanë të tjerë, ka patur dëshirën e mirë dhe qëllimin që të punojë pozitivisht për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. Dhe, duke patur parasysh vështirësitë e kësaj pune, mund të themi me njëfarë suksesi.
Sot shtrohet çështja e zgjedhjes së presidentit të ri. E gjithë politika shqiptare është vënë në lëvizje për të gjetur një  "emër". Sikur e gjithë puna qëndron tek emri!!!?? Jo vetëm kaq por thuhet, nën këshillat e vyera të BE-së, se presidenti duhet të jetë "konsensual", domethënë që të gjithë të jenë dakord.

Shkruani një koment (11 komente)
Lexoni më tej...
Kur individualistët kolektivizohen
29 Maj 2007

Nga Astrit Lulushi, SHBA

Historia e shqiptarëve të Amerikës, është një histori organizatash, institucionesh, shoqatash e grupimesh, por edhe individësh dhe bashkësitë shqiptare gjenden sot pikërisht në rajonet ku këto organizata e shoqata kanë patur ose kanë qëndrat e tyre, Boston, Nju Jork, Detroit, Chikago etj.
Përsa u përket individëve, që për arsye kryesisht ekomonike e gjeografike u vecuan nga këto grupime, sot përmenden thjesht se janë me prejardhje shqiptare. Por kur këta janë bërë të famshëm si amerikanë, shqiptarët përsëri krenohen me ata që kontributin e tyre për cështjen kombëtare e dhanë në një formë a menyrë ndryshe nga të tjeret, duke krijuar nje emër të mire si shqiptarë dhe vepra të dobishme për njerëzit mbarë.

Megjithëse të dhënat e shumta tregojnë se shqiptarët mbrojnë me shpirt kulturën, traditat, zakonet, gjuhën dhe përkatësine kombetare, fakti është se ata edhe asimilohen më lehtë se të tjerët në shoqërinë amerikane. Shtrohet  pyetja: Cilat janë karakteristikat kulturore dhe etnike që i bëjnë ata të “shkrihen në kazan”, kur dihet historia e tyre  mijëra vjecare e mbijetesës qoftë edhe mes të huajve? Mos është individualizmi që i bën ata të mendojnë gabimisht se janë të mbrojtur nga asimilimi?


Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Poeti i britmës së kumteve amtare të lashta e lirikave
29 Maj 2007
Klajd KAPINOVA, New York

Anton Çefa (1934),  u lind në Shkodër, ku  edhe kreu mësimet fillore e të mesme.  Studimet e larta i ka ndjekur në  Institutin Pedagogjik 2-vjeçar Shkodër e i ka kryer ato në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhës, Letërsisë e  Historisë së Shqipërisë-Dega e Korrespondencës, në vitin 1962. Ka shërbyer si mësues në shkollat 8-vjeçare dhe të  mesme. Për punën e tij si mësues është nderuar, mbas rënies së diktaturës, me titullin “Mësues i merituar” (19).  Gjatë periudhës së regjimit komunist, ka botuar në shtypin e qytetit e shtypin qëndror periodik, shkrime rreth  psikologjisë etnike dhe pedagogjisë popullore të popullit tonë. Mbas përmbysjes së këtij regjimi, ishte një ndër themeluesit e gazetës demokratike “Shkodra” (1991), e para gazetë lokale demokratike në Shqipëri, dhe anëtar i këshillit botues të saj. Gjithashtu ka qenë anëtar i këshillit botues të revistave “Rrezja e jonë” (Shkodër, 1991) dhe "Kumbona e së Dielles" (Shkodër, 1992), që filluan të botohen në Shkodër asokohe. Për një periudhë të shkurtër, ka  punuar si drejtor i Radio Shkodrës (1992). Në vitin 1993, ka emigruar familjarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Që nga viti 1994, është editor i gazetës “Dielli” (1909), organ i Federatës Panshqiptare “Vatra” (1912) dhe bashkëpunon pa ndërprerje.
Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Një libër për çështjen shqiptare
23 Maj 2007
Ne tryezen, ku punoj ditevet te qeta dhe pa nderhyrje nga jashte, kam radhitur nje grumbull te madh librash, te cilet i shfletesoj nga koha ne kohe, duke marrur shenimet e rastit dhe duke i vleresuar ne perfitimin e ceshtjes shqipetare.
Njeri prej ketyre librave ka marrur vemendjen time te vecante. Dhe kete e them me kenaqesi, sepse aty ke se cka lexon per te miren edhe te mbaren tone. Ky eshte libri “Lidhja Kosovare (1949-1999) shkruar nga miku i em personal, Dr. Riza Sadiku edhe botuar vitin qe shkoi ne Prishtine, nga Ministria e Kultures, Rinise, Sportit dhe Ceshtjeve Jorezidente ne bashkepunim me Muzeumin e Kosoves. Per kete botim, nje doravitje te vecante edhe te cmuar kane dhene edhe disa bashkatdhetare tone ne Chicago, Detroit, New York e gjetiu. Libri ka si redaktor studiuesin e nderuar te ceshtjes shqipetare Prof. Dr. Muhamet Pirrakun dhe si konsulente (mbrenda Shtetevet te Bashkua te Amerikes) Dr. Nihat Bakallin e te perndereshmin Hafes Jusuf Azemi.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 Next > End >>

Results 821 - 830 of 948
International
English
Faqe interaktive