Per te vleresuar nje krijim letrar fjalet dhe mendimet jane te pashtershme... |
22 Janar 2007 |
Pierre-Pandeli Simsia
Mendime për romanin e Robert Martikos
Ndërsa po lexoja një vepër letrare, krijim i fundit, nga një mik i panjohur,seç më erdhën në mendje disa nga vargjet e mija që i kam shkruar para pak vjetësh:
"E-mail, ti zog magjik i padukshëm/ që çon e sjell mesazhe pambarim/
ç'ma mbushe sofrën me miq dhe shokë/ ç'ma ngrohu zemrën gjaku i gjakut
tim.../ Më erdhën pranë shokët, miqtë e vjetër,/ sa shumë vite kisha pa
i parë/ pimë gjithë natën, pimë e s'u dehëm/ nga vargjet e krijuesëve,
me humorin tonë të rrallë.../"
Shkruani një koment (2 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Shqiptaret kane sepse te krenohen per ish-presidentin Gerald R.Ford!! |
16 Janar 2007 |
Nihat Bakalli New York
Nuk eshte qellimi yne t’a merzisim lexuesin tone me kete shkrim ne lidhje me jeten edhe te bemat e Zotit Gerald R. Ford, mbasi ata jane vene ne dijeni “ad nauseam” nga shtypi ne shikim ose me shkrim per ish-presidentin, qe solli stabilitet ne shtetin amerikan shum te trazuar te vitevet 1970. Ai nuk u-zgjodh “president” nga populli amerikan, por i sherbeu atij me te gjitha fuqite deri diten e fundit. Duke folur ne ceremonine perkujtimore kushtuar ish-presidentit te sapo-vdekur, Presidenti i Shtetevet te Bashkuar te Amerikes, Zoti George W. Bush tha nder te tjera: Ne mes te shum trazimevet, Gerald Ford ka qene nje shkemb stabiliteti…
Shkruani një koment (2 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Një jetë luftë kundër komunizmit, një jetë mall për Kosovën |
16 Janar 2007 |
Nga Sabit Abdyli, Zelandë e Re
Gjurmëve të kohës - Shaqir Xhemë Kabashi
Shaqir Kabashi ishte një nder pjesëtaret më aktiv të operacioneve angloamerikane për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, në vitet 1950-1953. Shaqiri lindi më 1927 në Kabash, fshat ky i njohur në Anamoravë për sakrifica e flijime për çështjen kombëtare. Po përmend këtu disa prej flijimeve të familjes së Shaqirit: Gjyshi i tij, Ibrahim Ahmet Kabashi u vra nga forcat e Turgut Pashës 1910 bashkë me kushërinjtë e tij të parë, Adem e Mustafë Kabashin. Agushi, vëllai i gjyshit të Shaqirit, vritet më 1913 bashkë me 50 e më tepër kushërinj të tjerë nga forcat serbe, Tafa /kushëri/ vritet më 1943, Hamdi e Bajram Kabashi /kushërinj të parë të Shaqirit/ vriten në mars 1945, në malet e Kopilaçës në luftë me Brigadën e XVII – të sllavomaqedone. Hasani, komandant Batalioni /axha i Shaqirit/, plagoset për vdekje duke çarë pritën në kufirin maqedonas - grek, me 28 nëntor 1945 /varri nuk i dihet/, Rexhepi, zëvendëskomandant Batalioni /kushëri i parë/ në dhjetor të vitit 1945 vdes në Florinë /Greqi/, Ibrahimi /vëllai/ në vitin 1951 vritet nga forcat e sigurimit shqiptar)*, Ahmeti /kushëri i parë/ 1953, i pushkatuar)* Gjemajl Aziz Azizi /1915-1995/ dënohet me 10 vjet burg për shkak se u kishte bë konak kuadrove angloamerikane: Shaqirit me shokë. Sylejman Agush Rexhepi /1931-2004/ me 10 vjet burg, vëllezërit Jahi e Isamjl Selmani me nga 6 vjet burg se ishin takuar me nacionalistet antikomunist: Ahmetin, Shaqirin, Ibrahimin e Beqir Bajgoren.
Shkruani një koment (4 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Diktatura eleminoi atëhere Tiranën kampione |
16 Janar 2007 |
Skifter Këllici
Historia e futbollit botëror njeh shumë skandale që kanë ndodhur brenda dhe jashtë fushave të futbollit-përjeshje të futbollistëve në fushë dhe jashtë saj,ndërhyrje të tifozëve të njërës, a tjetrës skuadër,kërcënime dhe joshje të drejtuesve të klubeve ndaj gjyqtarëve,allisheverishe, shfaqje korrupsioni që kanë sjellë si pasojë përjashtime futbollistësh,trajnerësh, drejtuesish,por kurrë përjashtimin e ndonjë skuadre nga vazhdimi i kampionatit.Dhe kjo sepse rregullorja e futbollit nuk parashikon veprime të tilla..Nuk përfshihen këtu raste kur janë përdorur makinacione për të favorizuar një skuadër a një tjetër, sic ndodhi në sezonin 2005-06 në Itali,ku, si pasojë e procesit të ashtuquajtur“calciopoli”, “Juventusit” iu hiq titulli kampion dhe u dënua të luante në kategorinë e dytë, dhe “Milani,”Fiorentina”,”Lacio”, “Rexhina” etj.,u deturuan ta fillonin kampionatin me disa pikë më pak.
Shkruani një koment (3 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
"Toka e re" estetike e shqiptarëve |
09 Janar 2007 |
nga Nazire Veizi , Tirane
Rreth veprave të shkrimtarëve Pierre-Pandeli Simsia, Ilir Borova dhe Skifter Këlliçi që jetojnë e punojnë në SH B A.
Të tre këta shkrimtarë, me botimet e tyre gjatë kohës së qëndrimit në SHBA, sjellin një përvojë të re jo vetëm në qëmtimin e materialit bruto, por dhe në përpunimin e strukturimin e tij, duke shkrirë në një përjetimet individuale në këtë vend kampion të lirisë e të vlerave, me kujtesat e trashëguara ideoemocionale nga prej kah vijnë. Është e njohur ideja se ridimenisonimi psiko-gjeografik i shkrimtarit, në rrethana të reja të vëzhgimeve dhe eksplorimeve të tij, fiton mjaft në raport me kredon e tij artistike, aq sa mund të thuhet se tjetërsohet në kuptimin e pasurimit dhe përsosjes së epërme tharmi estetik.
Shkruani një koment (6 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|