Të mos harrojmë sakrifict e mërgatës shqiptare |
05 Prill 2011 |
Intervistë ekskluzive me zotin Hydajet Hysenin organizator i ngjarjeve të vitit 1981-shit ,intelektual krijues dhe ish i burgosur politik
Ta përmendësh emrin e zotit Hydajet Hysenit një kohë ishte frikë nga regjimi jugosllav,po ishte krenari dhe gëzim i veçante ta takosh një intelektual,një patriot , një guximtar dhe një idealist të veprimtarisë ilegale të demonstratave të vitit 1981, ku shfrytëzuam rastin ta zhvillojmë një intervistë në Prishtinë në vitin jubilar të 30-vjetorit të pranverës se ngjarjeve të vitit 1981 dhe kryetar aktual i "Shoqatës së ish te burgosurve politik të Kosovës"që bëri analizë të thukët rreth ngjarjeve të lartshënuara, po edhe për artin, kulturën, mediet, luftën e Kosovës, mërgatën shqiptare etj.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Ushtrimi i së drejtës për t'u bashkuar me Shqipërinë - prioritet i Vetëvendosjes |
05 Prill 2011 |
Intervistë me deputeten e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu
1. Tash vetem se kan filluar bisedimet e ashtuqujtura teknike mes qeverise Thaci dhe Serbise si eshte qendirimi i VV
1. Lëvizja VETËVENDOSJE! është kundër këtyre negociatave sepse ato janë të padrejta dhe të pabarabarta . Të pabarabarta për faktin se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk mund të negociohet me një shtet i cili nuk ti cili nuk të njeh si shtet. Dhe të padrejta për shkak të së kaluarës kriminale të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.
2. A duhet VV qe per te arritur objektivat e vete te mos anashkaloje as protestat kur vendi po shkon drejt ndarjes ne vija te trasha
2. Siç e kemi thënë edhe shume here te tjera pjesëmarrja e Lëvizjes VETEVENDOSJE ne zgjedhje dhe futja ne institucione ne këtë rast ne Kuvend është vetëm një mjet shtesë për ti realizuar qëllimet tona qe do te thotë se ne për asnjë çast nuk do te heqim dore nga mjetet tjera demokratike siç janë aksionet ,protestat ,tubimet dhe demonstratat
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
100-vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe |
05 Prill 2011 |
Nga Frank Shkreli
Në Shqipëri dhe në Malësi të Madhe kanë filluar festimet në perkujtim të 100-Vjetorit tëkryengritjes së Malësisë së Madhe. Këjo kryengritje e Malesorëve kundër Perandorisë Osmane, përvec se coi në ngritjen e parë të flamurit kombëtar në token shqiptare c’prej kohës së Gjergj Kastriotit, ajo sipas historianëve ka një rëndësi të vecantë në lëvizjen e rilindjes kombëtare shqiptare, sepse veprimtaritë dhe luftërat e Malësorëve tërhoqen, si asnjëherë më parë, vëmendjen e shteteve evropaine si edhe të opinonit publik të kohës në Evropë, mbi ato që po ndodhnin në Sqhipëri. Lëvizja e kryesuar nga prijsi i Malësisë së Madhe Ded Gjon Luli dallohet nga të tjerat, pikërisht nga jehona që lufta e Malësoreve bëri anë e mbanë Evropës. Një meritë tjetër e kryengritjes së Malësisë së Madhe është fakti se këjo levizje kishte qëllime mbarëkombëtare, gjë që gjeti ndihmën dhe përkrahjen e Ismail Qemalit e të Luigj Gurakuqit, të cilët me patriotë teë tjereë të kohës, duke parëluftën serioze të Malesoreve, shkuan në Podgorice të Malit të Zi, ku peërpiluan Memorandumin që përmbante, ndër të tjera, kërkesat e Shqiptarëve për një Shqipëri me administratë dhe gjuhe e buxhet të vetin, dhe që Shqipëria të drejtohej nga një guvernator shqiptar, si dhe kerkesa të tjera.
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Në përkujtim të 30 vjetorit të demonstratave në Gjakovë me 2 prill 1981 |
05 Prill 2011 |
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Studentët e Gjakovës – Frymëzim i Pranverës Studentore të Kosovës
Qëndresa e vazhdueshme e shqiptarëve kundër pushtuesit serb nuk ishte ndalur asnjëherë që nga viti 1912, viti kur Shqipëria kishte shpallur Pavarësinë e saj me 28 Nëntor 1912, por kishin mbetur jashtë Kosova e Çamëria…gjysma e trojeve shqiptare, të cilat u pushtuan nga Sërbia, Mali i Zi dhe Greqia…
Viti 1981 është vit i kthesës historike. Protestat studentore të 11 dhe 26 Marsit 1981 në Prishtinë dhe pastaj demonstratat gjithëpopullore të 1 dhe 2 Prillit të vitit 1981 në mbarë Kosovën, ishin fillimi i fundit të Jugosllavisë. Paknaqësia e studentëve me gjendjen e rëndë ekonomike e shoqërore, të pasuar edhe nga shtresat tjera kulmoi pastaj me kërkesa politike, ndër të cilat më kryesorja ishte Kosova Republikë!
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
19 Mars 2011 |
nga Bekim Rexhepi
Këtë javë qe e lam pas filloj dialogu i shumë përfolur, diku i pritur diku mjaftë i neveritshëm. I përfolur ishte se do të filloj dhe se ky dialog nuk mund të filloj pa kushtëzime të domosdoshme! Diku u mirëprit, të shpjegojmë se ku ishte i mirëpritur ky dialog, pra në qarqet serbe por nuk mund të mos e themi se nuk kishte edhe ne qarqet shqiptare qe e dëshironin një dialog të tillë. PDK-ja e Hashim Thaqit ishte ofertuar (nga ata si Delli) qe herët për këtë dialog, edhe pse ky dialog qe në fillim nuk do të ishte teknik sepse politika serbe ndan akoma vija të trasha me çështjen e Kosovës, është kushtetuta serbe e cila Kosovën e mban ne ekspansion, pastaj kemi fjalorin serb qe Kosovën akoma e paragjykon me prone të kishave dhe te tjera si këto. Ky dialog nuk do të duhej të fillonte sipas opozitës (LDK, VV, AAK), pa disa kushtëzime të rëndësishme qe do ti bëheshin Serbisë. Por, nuk fshehët dot skepticizmi se nga këto kushtëzime të dala nga kjo Kosovë, mund ti japin shkase efekteve të dialogut. Të sqarojmë edhe diçka:, Dialogu është më shumë një nisëm ndërkombëtare, se sa është vullnet i brendshëm shqiptaro-serb, i një dialog qe do të qonte në marrëveshje të ndërsjella.
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|