Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
700 milion për rrugën apo fabrikat!
21 Prill 2010
Nga Bekim REXHEPI

Mbase këtë lloj pyetje nuk e bëmë publike, dosido nuk e justifikon verbërinë e elementëve institucionale që të tregoheshin kaq të papërgjegjshme, duke vendosur një shumë të lartë të hollash, qe padyshim se do të varfërojnë të ardhmen e të gjithë qytetarëve të Kosovë. Rrugët janë të nevojshme, për këtë nuk ka mëdyshje, por se gjithashtu nuk ka kenë rruga prioritet për Kosovën se sa mund të ketë kenë një numër i madh fabrikash që do të mund të ndërtoheshin apo mund të rikonstruktoheshin  tani për tani.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Rreth diskutimeve për shqipen standarde
21 Prill 2010
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës
KUMTESË E KRYESISË

Rreth diskutimeve për shqipen standarde


Kohëve të fundit është zhvilluar një valë diskutimesh rreth shqipes standarde. Bartës të këtyre diskutimeve, autorë, kryesisht larg dijes shkencore në fushë të gjuhësisë, i kanë bërë objekt sulmi dy prej vlerave më të rëndësishme të kombit: gjuhën shqipe dhe Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972), i cili ligjësoi standardin e saj.
Si duket, diskutuesve të standardit duhet t’ua kujtojmë se në historinë e popullit shqiptar Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipes (1972) dhe Konsulta e Prishtinës (1968), krahas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912) dhe çlirimit të Kosovës (1999), janë ngjarjet më të rëndësishme kombëtare të shekullit XX, që shënojnë jetën kombëtare dhe sendërtojnë unitetin e identitetit të popullit shqiptar. Por, e dimë se përpjekja për përmbysjen e këtyre dy institucioneve historike dhe riorganizimin e shqipes standarde mbi baza të tjera, duke përfshirë këtu edhe ngritjen e një standardi të ri për nënshtetasit e Republikës së Kosovës, do të kishte pasoja largvajtëse në çintegrimin e të gjithë përbërësve kulturorë, mendorë, eko­nomikë dhe madje shpirtërorë të popullit shqiptar, për të cilët është punuar shekuj me radhë.  

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
UT-ja po pëson të njëjtin fat si dhe UÇK-ja
21 Prill 2010

Universiteti i politizuar nuk mund ta ndryshojë vetveten e jo më të bëjë ndryshime në shoqëri.

Shoqëria shqiptare në Maqedoni si asnjëherë më parë sot ka nevojë për ndryshime rrënjësore të gjendjes së saj të mjerueshme në të gjitha fushat e jetës.

          Nuk mjafton vetëm të konstatojmë se jemi keq, të zbulojmë shkaktarët e kësaj të keqeje dhe të flasim e të ankohemi vazhdimisht kundër tyre, por edhe të veprojmë vendosmërisht dhe bashkërisht kundër atyre që asaj ia kanë sjellë këtë fatkeqësi, qoftë ai shteti, Qeveria dhe partitë e saj politike.

          Që nga koha e dështimit të luftës, përkatësisht konfliktit të armatosur e të fabrikuar të vitit 2001, çdo gjë shqiptare ra nën kontrollin dhe mëshirën e shtetit maqedonas. Edhe Universiteti i Tetovës ra në duart e politikës ditore maqedonase. Të gjithë shqiptarët në Maqedoni filluan të trajtoheshin pothuajse si robër lufte. Shoqëria shqiptare ndryshoi negativisht në dëm të zhvillimit të saj nacional. Hakmarrja dhe urrejtja kundër atyre që rrokën armët për t’ua prishur shtetin u bë shumë e madhe, patologjike.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Pjesëmarrja e ushtrisë jugosllave (serbe) në luftë në Kosovë
21 Prill 2010
Fetnete Ramosaj

Pjesë nga vëllimi i dytë i librit “KRIMET SERBE NË KOSOVË – PA APOLOGJI – ME FAKTE KUNDËR SHPIFJEVE”, botoi “Anatema”, Prishtinë, 2008.

Synimet serbomëdha për shfarosjen e shqiptarëve janë të hershme. Ato synime janë të paraqitura qartë në programet shoviniste serbe që prej vitit 1844 e këndej. Në harkun kohor të 164 vjetëve, deri më tani janë të njohura 24 programe serbe (me shumë pak ndryshime e modifikime nga njëra-tjetra), të cilat parashohin në mënyrë të detalizuar shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare. Në bazë të këtyre planprogrameve shfarosëse, qeveritë serbe kanë vepruar në mënyrë sistematike në relacion me shqiptarët. Në një masë kanë pasur suksese në gllabërimin e territoreve shqiptare dhe në dëbimin e spastrimin etnik, veçanërisht të mbi 700 fshatrave etnike shqiptare të Sanxhakut të Nishit, të Toplicës e Kosaonicës (1876-1878). Programe të tilla hartuan edhe Akademia Serbe e Shkencave, edhe Kisha Ortodokse Serbe... Mjafton të kujtohet “Naçertania” (1844) e Ilija Garashaninit, projektet e Jovan Cvijiqit (midis viteve 1912 dhe 1921), elaboratet e Vasa Çubrilloviqit (1937, 1944), projektet e Ivo Andriqit (1939) e të Stevan Moleviqit (1941) e deri te “Memorandumi” i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve (1986) dhe projekti i Millosheviqit “Të gjithë serbët në një shtet të vetëm” (1990), i cili shkaktoi luftëra të përgjakshme, spastrime etnike dhe ndërmarrje tjera gjenocidiale në gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë.  

Shkruani një koment (4 komente)
Lexoni më tej...
Pse po harrohen përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja ?!
21 Prill 2010

Shkruan : Refik  HASANI

Komuna e Medvegjës është një ndër tri Komunat e banuara me shqiptarë,krahas Bujanocit dhe Preshevës . Në delegacionet që po marrin pjesë për takime me Qeverin e Republikës së Serbisë,në Tiranë,në Prishtinë,por edhe vizita të shpeshta nëpër Evropë dhe Amerikë , harrohen përfaqësuesit nga Komuna e Medvegjës , herë të qëllimshme  e herë jo .

*****

Ky shkrim është edhe një lloj reagimi me rastin e fundit që një delegacion nga LDD-ja vizitoi Bujanocin , kurse ky delegacion jo që nuk e pa të arsyeshëm ta vizitoj Medvegjën por nuk e pa të arsyeshëm as të ftoj dikend  nga Komuna e Medvegjës të marrë pjesë në këtë takim.Po ashtu , kjo nuk pati përmisime kur një delegacion nga Bujanoci dhe Presheva erdhi dhe u takua me liderin e AAK-së në Prishtinë , po ashtu edhe në këtë përbërje mungonte dikush nga përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 Next > End >>

Results 231 - 240 of 948
International
English
Faqe interaktive