Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Jani Dilo: Koha për ndryshim
11 Shkurt 2010

Nga Etien Dilo

"Ka ardhur koha Per ndryshime", lexojmë ne shtypin amerikan ç'thotë Jani Dilo këtu e gjysmëshekullit me pare: "Ka ardhur koha që bota e lire, te inagurojë një politikë tjetër". Vetëm kjo "politikë tjetër", faktori i jashtëm, do të detyronte komunistët ne pushtet t'i hapnin rrugë pluralizmit; përmbysej sistemi socialist; Shqipëria e vogël nuk mund te rronte si një ishull i mënjanuar. Dhe koha që po jetojmë, i vërtetoi këto që thotë Jani Dilo:

Liberation' Offers Best Peace Hope, Easton Man Says
("Clirimi" jep me tepër shpresa per Paqe", thotë burri nga Estoni)


Clirimi i vendeve te robëruara përben te vetmen mbrojtje ndaj një fitoreje botërore nga Bashkimi Sovjetik, sipas Jani Dilo, banues ne 639 W.Lafayette St.
Duke folur në Asamblenë e Shteteve Europiane te robëruara te Merkurën ne New York, Dilo tha se politika e vendeve te lira doli se ishte e gabuar. Një vetëkënaqje, tregoi historia dhe eksperienca. Clirim, tha Dilo, nuk do të thotë luftë, por një zvogëlim të potencialit ushtarak të Bashkimit Sovjetik.
 

 

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Ribotohet e plotesuar me dokumente te reja "Dosja e Diktatures"
11 Shkurt 2010

Nga Klajd Kapinova New York

Refleksione rreth librit të Dr. Pjetër Pepës: “DOSJA E DIKTATURËS” (“The Criminal File Of Albania’s Comunist Dictator”), Ribotim i plotësuar me dokumente të reja, Tiranë, 2009

  “Kur një shkrimtar e qortuan, se kishte marrë një skenë nga tragjedia e dikujt, ai u përgjigj:  Ishte një vajzë, që e largova nga shoqëria e keqe, për t’a dërguar tek një më e mirë. Mora dhe unë dëshmi e fakte, deklarata e këshilla, mendime e thënie proverbiale, nga dijetarë e profetë, filozofë e martirë e si lule të bukura i grumbullova dhe i thura në kete “kurore”, që si këngë e mjelmës, vepër e parë dhe e fundit, ia kushtova dhëmbjes shqiptare.”

Dr. Pjetër Pepa
Ish Ambasador i Shqipërisë së Selinë e Shenjtë në Vatikan



Me këtë hyrje, autori në vitin 1995,  plot 15 vjet më parë, boton librin: “Dosja e Diktaturës”, një ndër veprat më të bukura dhe të sukseshme për lexuesit shqiptarë në vendlindje dhe diasporë. Në mënyrë sintetike dhe dokumente origjinale arkivore, studiuesi i palodhur dhe skrupoloz Dr. Pjetër Pepa, na jep me fakte tronditëse historinë e martirizimit të bijëve më të mirë të të popullit shqiptar dhe përmes dosjeve të pafund të fakteve autentike peshën e madhe të pasqyrimit të diktaturës së egër komuniste në Shqipëri, prej vitëve 1944-1990.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
100 vjetori i Nene Terezes
11 Shkurt 2010

Gjon Frani Ivezaj, historian

E Lumja Nënë Tereza, simbol i mirësisë njerëzore

 Janë shkruar deri më sot shumë libra, shkrime, repertazhe, monografi, studime. Gjithashtu janë botuar me dhjetra e qindra fotografi origjinale të jetës dhe punës bamirëse të Të Lumes Nënë Tereza mes të varfërve midis më të varfërve. Këto libra janë shkruar nga autor të ndryshëm më sëshumti të huaj dhe gjatë dy dekadave të fundit nga vendi i origjinës së saj trojet etnike shqiptare, Maqedonia (Shkup), Kosova dhe Shqipëria.
Në vitet në vijim Ajo do të shpallet e Shenjtë nga Selia e Shenjtë në Vatikan, përmes përshpejtimit të proçedurave të verifikimit të mrekullive të Saj, që përcaktohen nga një komision miks asnjanës, ku bëjnë pjesë doktorë dhe shkenctarë të tjerë, përmes të cilave dëshmohet, se kjo bamirëse e përkushtuar, gjatë tërë jetës e punës me misionet bamirëve, shpëtuese dhe shpresëdhënse në vendet e ndryshme të botës, ka pasur raste, që provohen mrekullisht e shkencërisht, se u ka shëruar plagët njerëzve konkretë.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Patriarku i ri me ide të vjetra
11 Shkurt 2010
Nga Valon Kurtishi

U zgjodh me shumë bujë dhe në traditën tipike orientale bizantine patriarku i ri i kishës ortodokse sërbe, Peshkopi Irinej nga Nishi. Kryepeshkopi i 45 me rradhë i kishës ortodokse u fronëzua në sallën e mbushur plot të Katedrales së “Shën Mihalit” në Beograd dhe me prezencën e paevitueshme të aleatëve e vëllezërve të kombit sërb e kishës sërbe, përfaqësuesve të kishave motra greke e ruse. Me këtë mori fund odiseada me këtë organizatë fetare pas vdekjes së ish patriarkut nacionalist Pavle, i cili në ditën kur u zgjodh kryepeshkop (3 dhjetor 1990) deklaroi se do të “Punojë me ndihmën e zotit në mbrojtjen e popullit tonë të sulmuar në këto ditë të rënda”. Dhjetorët  e viteve 90 ishin përkundrazi të lehtë për sërbët por shumë të rëndë për kroatët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët të cilët vuanin nën thundrën e pushtuesve të tyre sërbë.. Është interesant të paraqitet mendimi i elitave fetare sërbe i cili historikisht paraqet një amalgamë të çuditshme të fundamentalizmit fetar ortodoks, mosdurimit ndaj feve tjera, urejtjes ndaj katolicizmit roman, përzierjes në punët qartësisht shtetërore, unitarizmit sërbomadh e deri tek një nacionalizëm iracional në momente të caktuara kalon edhe në ekstrem. Gjithë kjo trashëgimi negative e kishës ortodokse sërbe ariti kulminacionin e vet gjatë agresioneve sërbe të viteve 90 nën udhëheqjen shpirtërore dhe përkrahjen morale të ish Patriarkut Pavle.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Deklarimi i etnisë dhe i besimit fetar - iniciativë e qarqeve anti-shqiptare
25 Janar 2010

Në janar 2010 qeveria shqiptare ka vendosur që në regjistrimin e popullsisë që do të bëhet në vitin 2011, qytetarëve shqiptarë t'u kërkohet të deklarojnë etninë dhe besimin fetar. Këtë e deklaroi me shumë entuziazëm ministri shtetit Genc Pollo në mbledhjen e Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave (REPOBA). Por a është normal deklarimi i etnisë dhe besimit fetar gjatë regjistrimit të popullsisë?
Në radhë të parë regjistrimi i popullsisë është një praktikë e cila ka filluar në kohën e Romës së Lashtë dhe kishte si qëllim numërimin e popullsisë për njohur pasurinë e vendit dhe për të llogaritur taksat për çdo individ. Në shekullin e XIX qëllimi i regjistrimit ishte kryesisht ushtarak, për të të ditur numrin e trupave që mund të mobilizoheshin në rast lufte. Kurse sot regjistrimi është një mjet parashikimi ekonomik, nëpërmjet të cilit institutet e statistikave  marrin të dhënat për numrin e banorëve, moshën e tyre, nivelin shkollor, profesionin, kushtet e banimit, dhe zhvendosjet punë-shtëpi apo shkollë-shtëpi.

Shkruani një koment (4 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 Next > End >>

Results 261 - 270 of 948
International
English
Faqe interaktive