Artikuj - Content Section Layout
Akt i rëndë provokimi shtetëror malazez |
07 Nentor 2011 |
Akt i rend provokimi shteteror i okupatoreve malazez, per grabitjen e trojeve shqiptare ne fshatin Vuksanlekaj te Malsise.
Shteti cerrnogoras i Cetinjes,qe sot e ka ngritur seline e tij ne mes te trojeve shqiptare,ne Podgorice,duke i pushtuar ato gradualisht me ndihmen e ish krijeses famekeqe te emeruar Jugosllavi dhe diktatorit te saj me te eger e kriminel ne Ballkan,Josif Broz Tito edhe ne kushtetet e tanishme te demokracise,po vazhdon perseri me intensitet te lart rrugen e tij te vjeter kriminale,te dhunes se Knjazeve(malazez) e te Krajleve(serb) per likujdimin dhe shfarosjen e plote te popullit shqiptar. Per te grabitur gjithmone e sa me shume toka nga trojet tona,zhdukur cdo gjurme dhe shenje shqiptare te tyre dhe sllavizuar ato,ai po i perdore ne maksimum te gjitha mundesite dhe tere forcen e shtetit te tij qe ka ne dispozicion.
Aktualisht,per realizimin e ketij qellimi strategjik ogurzi,ai tashme ka instruktuar dhe orjentuar me kujdes te gjitha strukturat e tij shteterore dhe ato te drejtesise,per te kordinuar ne maksimum veprimet e tyre te mbrapshta e djallezore te mbushura plote e per plote me skenar antishqiptar krimesh,duke i maskuar dhe kamufluar ato bukur me lloj-lloj slloganesh dhe teorish neosllaviste qe u sherbejne vetem interesave hegjemoniste te cerrnogoristeve te rinje te Cetinjes qe po kerkojne me cdo kusht te vendosin diktat,supremaci te plote e zinxhire te rinje skllaverues mbi kombesite e tjera ne shtetin e vogel,te brisht e multietnik malazez.
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Veriu në gjendje terrori! |
07 Nentor 2011 |
Nga Bekim Rexhepi
Janë të paktë (me hallall) ata miq të amerikanëve, e sidomos shqiptaret nuk mund të mos e kujtojnë dhimbjen e rënd të miqve të tyre amerikan, ishte një dhimbje qe nuk zhglyhet lehtë nga kujtesa, ngjarja e 11 Shtatori 2001, i ndodhi një superfuqie botërore, mu në kullat binjake, aty ku s’të ikte mendja, ndodhi, pikërisht nga ai grupi terroristë qe prej kohesh kërcënohej verbalisht, por para 11 shtatorit 2011, njëmend ata e kishin me katilllëk ta bënin dhe e bënë. Origjina e krimit është nga lindja, nga ajo lindja e paqes se rreme, e ati përbetimit në kuran, ndofta edhe në din e iman! Ata me këtë emër të paqes lozin, e edhe me përbetim të din-it e të iman-it, akoma e kërcënojnë botën e civilizuar, me kësi akte të tmerrshme për civilizimet për njerëzimin në veçanti...
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
At Gjergj Fishta dhe të drejtat e Shqiptarëve |
07 Nentor 2011 |
Nga Frank Shkreli
(Me rastin e 140-Vjetorit të Lindjes)
Ndërkohë që kombi shqiptar po përgatitet të festoj 100-vjetorin e pavaresisë së Shqipërisë vitin e ardhëshëm, këtë javë u festua 140-vjetori i lindjes së njërit prej apostujve më të mëdhej të kësaj pavarësie, dhe mbrojtësit të interesave kombëtare, Homerit të Kombit e të racës dhe Françeskanit të madh, At Gjergj Fishtës. Ishte fati i kombit që At Gjergj Fishta jetoi dhe veproi gjatë një periudhe jashtzakonisht kritike për ekzistencën e shtetit shqiptar, pasi ai iu përgjigj thirrjeve të atdheut, kudo e kurdo i kërkohej t’i shërbente të mirës dhe dobisë së Shqipërisë. Ish- Profesor Namik Resuli i universitetit të Napolit, në një fjalim në Romë me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Fishtës pat thënë se ‘’kontributi i çmueshëm që dha Fishta në laminë e letrave dhe në edukimin e kombit, në ruajtjen e kulturës dhe në naltësimin e e gjuhës, vërtetojnë njëherë e përgjithmonë se Shqipnija pa Fishtën kishte për të qenë e mangët ashtu si letrat tona pa penden fishtjane kishin për të paraqitë nji golle (boshllëk) të paplotsueshme. Këndej del e qartë se vetëm mënija e vëneri ndaj zhgunit e ndaj meshtarit katolik terratisin mendjet dhe ia mohojnë Fishtës vlerën e vendin që ai xen në panteonin e Kombit.’’
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë |
24 Shtator 2011 |
Nga Frank Shkreli
Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2007 ka shpallur se data 15 Shtator duhet të festohet çdo vit nga e gjithë bota, si Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, me qëllim për të theksuar nevojën e vazhdueshme për të promovimin e demokratizimit të shoqërive të ndryshme anë e mbanë botës, si edhe për të theksuar rëndësinë e e zhvillimit dhe të respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të çdo individi kudo.
Me miratimin e rezolutës, Asambleja e Përgjithëshme rithekësoi se ‘’ndërsa demokracitë ndajnë shumë gjëra të përbashkëta, nuk ekziston asnjë model i vetëm i demokracisë (për të gjithë) dhe se demokracia nuk i përket një vendi ose një rajoni.....por demokracia është një vlerë universale, e bazuar në shprehjen e lirë të popujve për të vendosur vetë sistemet e tyre politike, ekonomike, shoqërore e kulturore, si edhe për të vendosur lirisht pjesëmarrjen e tyre në të gjitha aspektet e jetës.’’
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
ME MENDJE DHE ZEMËR GJITHËMONË PRANË |
24 Shtator 2011 |
Nga Sali Bollati, Nju Jork
I shqetësuar për gjendjen e sotme politike në Shqipëri, si edhe për shantazhet e herëpashershme që i vijnë vendit tonë nga fqinjët përreth, veçanërisht Greqia, Dr. Velaj, u përqendrua edhe për pretendimet e vazhdueshme greke që kanë ndaj Shqipërisë së Jugut, që ata e quajnë Vorio Epir atë tokë shqiptare dhe propozoi që në fund të atij takimi t'i drejtohemi qeverisë shqiptare me një peticion lidhur me shqetësimin tonë, që është shqetësimi i çdo shqiptari.
Restoranti "GIOVANIS" në Arthur Avenue, Bronx, Nju Jork, me pronar bashkatdhetarin tonë të mirënjohur, zotin Gjergj Dedvukaj ka edhe një sallë takimesh, apo vatër shqiptare, siç do ta quaj. Dyert e asaj salle, i nderuari Dedvukaj i ka hapur shpesh për takime mbledhjesh, promovime librash dhe aktivitete të ndryshme në shërbim të komunitetit.
Salla e takimeve në atë reastaurant ka në ballë një hartë shumë kuptimplotë të Shqipërisë së vërtetë nga Mitrovica në Prevezë. Ne faqen tjetër është portreti i Legjendarit Dedë Gjo Lulit. Pjesët e tjera të mbushura me fleta mirënjohje dhe falenderimi nga institucione dhe shoqata shqiptare dhe amerikane për të nderuarin Gjergj Dedvukaj. Vetëkuptohet nuk mungojnë fotot e shumta me personalitete të njohura amerikane dhe shqiptare, presidentë, etj.
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
| | << Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
| Results 91 - 100 of 948 | |