Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Krimi dhe ndëshkimi(!)...
04 Shtator 2010
Pluralizemi jetën filloi nga varret dhe jo nga djepi . Një atavizëm i trashëguar nga e kaluara  për ti mësuar  patriotit ,  ç’do   të thotë zi e vërtetë ! Bashkë me pluralizmin shkeli fuqishëm dhe këmba e mafies sé kuqe,që është dhe mafie  dhe shtet  !  Shqipëria duhej të vishej né zi… Nata  e zezë sllavo-komuniste e përgjonte prej kohesh shqiptarin e ndershëm,atë që,brënda urisë për bukë i rrinte uria për”LIRI – DEMOKRACI “
   Vërshimi i kriminelëve,sadistëve erdhi e kapërceu  te Ai , shumë pika horizontin e kohës .    
Krimi temperatura politike e ditës .  Mënyra më e mirë për të fituar e sunduar  -  vrasja !  
    Masakrat pjesë e një genocidi të planifikuar ! s’do t’ja dijë fare për ligjin . Nuk e ka për gjë ta bëjë të bardhen te zezë dhe anasjelltas !

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Organizimi i lobit shqiptar në Europë - si kërkesë e kohës!
04 Shtator 2010

Ka ardhur koha, çështjen Kombtare ta udhëheq profesionalizmi modërn!

Lus ndërgjegjën e atdhetarvë të mërgatës në shtetët e Europs që të angazhohet me përkushtim në organizimin e këti institucioni shumë të nevojshëm për Kombin tonë!
Propozim:
Organizimi i LOBIT SHQIPTAR NË EUROPË është kërkesë e kohës, i cili padyshim së do të ketë rëndësi shumë të madhe në të gjitha fushat zhvillimore, sot dhe për të ardhmen e vendit tonë. –Është e natyrshme që të organizohemi sëpsë tani sa po i kemi hapur dyrtë e lirisë të pashijuar shekuj me radhë. Dhe kjo liri e shtetit tonë, pret angazhimin e ne të gjithve që ta ndërtojmë. Prandej është e domosdoshme të japim kontributin tonë në mënyrë të organizuar për zhvillimin dhe forcimin e sigurisë, lirisë, demokracisë dhe sovranitëtit të shtëtit në formim.
Vendi ka shumë nevojë për ne të mërgatës;

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Shqipëri-Kosovë, aleanca shqiptare që nuk po ndodh
04 Shtator 2010

nga Valbona Mehmeti


E ardhmja nuk është e parathënë të shihet. E shkuara është themeli i parashikimit të së ardhmes dhe historia është fjala kyçe. Marrëdhënia dypalëshe shqiptaro-kosovare duhet ta kalojë cakun e dashamirësisë vllazërore për t’u ndërfutur në realitetin e pragmatizmit.


Rrjedha llogjike e sjelljes së fqinjëve tanë veriorë e jugorë është e përsosur. Ajo nuk çalon gjëkundi. Muaji gusht, që merret si i mirëqenë për nga varfëria në ngjarje, nuk ishte aspak i tillë sa i përket politikës së jashtme të Serbisë e të Greqisë. Në qendër të arenës së marrëdhënieve ndërkombetare të rajonit duhej të ishte pashmangshmërisht edhe Shqipëria, por Serbia s’ka reshtur së tërhequri vëmendjen qysh prej dhënies së vendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Pragmatizmi serb është vite dritë larg situatave të fitoreve të barabarta të diplomacisë perëndimore. Kush priste të shihte “fytyra të trishta që shikojnë si hije” u gabua. Sërish, edhe kësaj here, drejtëza e hequr qysh prej themelimit të këtij entiteti politik nuk pësoi shkëputje, ashtu siç duhet të ndodhë. Greqia gjithashtu vijon në të njëjtat gjurmë. Diplomacia shqiptare ndërkohë mjaftohet me riparimin e dëmeve.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Distancimi i njëmendët politike
04 Shtator 2010

Nga Bekim Rexhepi
 
Këtë javë minoriteti serb i Kosovës, përmes disa segmenteve te jashtëligjshëm ka provokuar rënd një shtet të tërë, duke shpallur një deklaratë të ashtuquajtur pavarësisë së komunave serbe nga Kosova, me autorë të paidentifikuar.
Më sa kuptuam në këtë deklaratë, ajo bëhet në emër të ashtuquajturës “Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës”.
Beogradi zyrtar dhe liderët politik serbë të Kosovës janë distancuar, duke thënë se ata që e kanë bërë atë nuk ia duan të mirën serbëve në Kosovë.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Takim i perbashket i Albin Kurtit me Veteranet e Ballit Kombetar
04 Shtator 2010

 Ne Prishtine ne zyrat e Levizjes Vetevendosje u  mbat nje takim i perzemert mes Perfaqesuesve te Levizjes Vetevendosje dhe Veteraneve te Ballit Kombetar.
Musafiret  ne emer te Levizjes i pershendeti lideri Albin Kurti i cili iu uroi miresardhje i cili citoi "Roli i Ballit Kombetar ka qen cdo here i palekunder ne realizimin e aspiratave te popullit per clirim dhe Bashkim Kombetar ". Takimin e madheroi edhe pasaredhesi i familjes se madhe te Bunjakeve te Samadrexhes ballist i devotshem Ismajl Bunjaku i cili foli per paknaqesite e medha qe kane populli me politikebersit te cilet nuk jane gje tjeter vetem se dore e zgjatur e politikes se atyre qe nuk e duan nje Shqiperi te bashkuar. Kurti beri nje elaborim te asaj qe quhet per momentin Paveresi e qe ne thelb nuk eshte gje tjeter perpos nje mashtrim i popullit qe te heqin dore nga Bashkimi Kombetar.

Albin Kurti me veteranët e Ballit

Shkruani një koment (13 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

Results 191 - 200 of 948
International
English
Faqe interaktive