Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Perpjekjet e Klaneve te Podgorices do te deshtojne me turp
21 Maj 2010

            Sic jemi ne dieni,me daten 23 maj 2010 do te zhvillohen zgjedhjet lokale ne Mal te Zi.Ato do te mbahen edhe ne trojet tona  shqiptare qe ndodhen momentalisht nen juridiksionin e ketij shteti sllav. Populli yne i kesaj treve,qe  po vuan ende padrejtesi te medha dhe  nje diskriminim te  gjithanshem e te papare nen okupacionin malazez,nuk duhet te shpresoj asnje gje te mire nga keto zgjedhje qe organizone pushteti antishqiptar cernogoras per interesat e tij.Ai s’ka perse te ushqeje  ndonje iluzion rreth tyre,pasi ato nuk do ta ndryshojne e permiresojne  kurr gjendjen e rende e te mjeruar,ne te cilen i ka lene  vet qellimisht regjimi diktatorial i Podgorices dhe natyren shoviniste  e agresive te shtetit malazez e te klaneve te tij kriminale. Magjithse tani bashkekombesit tane nuk kane asnje te drejte te ligjeshme minimale, njerezore e kombtare dhe shtypen brutalisht nga shteti cerrnogoras,ata duhet te shkojne  ne keto votime,per tu treguar sllaveve te Cetinjes kulturen tone  te lashte qytetare,traditat e medha e te bukura  qe kemi, pjekurine politike,si popull e komb i civilizuar,paqsor e demokrat dhe se jemi zot i ketyre trojeve.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Faktori politik shqiptar të mbajë qëndrim ndaj kësaj furtune terroriste antishqiptare
15 Maj 2010

Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë
REAGIM

 Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë, e mori me dhimbje të thellë lajmin e tmershëm për vrasjen e katër shqiptarëve në Radushë, afër kufirit me Republikën e Kosovës  më 12 maj. Duke pritur sqarimin e plotë të rastit, u kuptua se kemi të bëjmë me eliminim klasik, një atentat i përgatitur nga shteti maqedonas ndaj kryetarit të Alternativës Kombëtare dhe ish anëtarit të UÇK Harun Aliut, ish komandatit të UÇK Shaban Zenuni dhe dy bashkëveprimtarëve të tyre të afërt, Xhafer Shalës dhe Qemal Fejzullahut.

Duke dënuar fuqishëm këtë akt terrorist, kërkojmë që në zbardhjen e plotë të këtij atentati të shëmtuar dhe barbar të kyçen ekspertë ndërkombëtarë të mjekësisë ligjore në mënyrë që të zbardhen plotësisht rrethanat e kësaj vrasjeje.

 

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Policia maqedone ekzekuton katër shqiptarë
12 Maj 2010

Policia e Maqedonisë ka vrarë natën e kaluar katër shqiptarë që po udhëtonin me një furgon pranë  fshatit  Sllivare e Epërme në rajonin e Radushës, në afërsi të kufirit me Kosovën. Sipas policisë maqedonase e cila ka qenë në pritë, "nga furgoni është hapur zjarr dhe policia është përgjigjur". Por ky version duket pak i besueshëm. U bënë disa raste që policia maqedone ekzekuton shqiptarë duke përdorur akuza të ndryshme të paverifikuara. Qëllimi i këtyre ekzekutimeve të kryera nën maskën e ligjit, është mbajtja nën frikë dhe terror i shqiptarëve të Maqedonisë.

 

  Furgoni ku u ekzekutuan katër shqiptarë

 

  Midis të tjerëve i takon edhe Shqipërisë t'i kërkojë llogari Maqedonisë për këto vrasje të shqiptarëve të cilat po bëhen tepër të shpeshta. Qeveria e Tiranës duhet të heqë dorë nga "marrëdhëniet e shkëlqyera" dhe të pakushtëzuara me Maqedoninë dhe t'i kushtëzojë ato me trajtimin që shteti maqedon i bën shqiptarëve të Maqedonisë. Duhet bërë e qartë se ekzekutime të këtij lloji janë të papranueshme dhe do të kenë pasoja për paqen në rajon!

 

 

Shkruani një koment (5 komente)
Lexoni më tej...
Nën hijen e Zagorisë, jemi djemtë e Shqipërisë !
04 Maj 2010
                  MBRESA  QE  NUK MUND  TI  TRETE   HARRESA
                                              
                                                    KENGA    ZAGORITE  
             
              Nuk kam ndermënd të bëj një vështrim historik,as të sjell kujtimet e mia,po vetëm tu pyes :e njihni këngen e ZAGORITEVE?
   Këngët e tyre ,një minierë.   Një pjesë e vogël pasurie!    Ajo është si pjesë e kulturës së  tyre sepse kënga të hap zëmrën,kënga të çliron,kenga polifonike i bashkon  njerëzit.Këndojnë zagoritet dhe përpiqen të bëjnë diçka të mënçur e  të bukur.
Ky truall poetik shpjegon dhe përmasat e gjera të një shpirti  fisnik.
  Kujtojnë,  CAJUPI  në martesen  e ILIA DILO SHEPERIT , nisi këngën :
 “  DIL  , MOJ   DIL  A PO   S’TE  LENE”/
     Sos je Yll,sos je Hënë/ …”   qysh sa u bë gati të dilte nusja nga shtepia e saj,e  ARISTIDH RUCIT   , dhe e vazhdoi labçen me atë zë aq të bukur  ..deri sa mbriti  lart , te  shtëpia DILO .Mbahej mënd dhe vallja në lëmë  ,  e SAVES nuse  :
“ Ti me penë unë me zanat
   Pa na i bërë qerpiku fap
   Do ta ngrëmë shtëpinë lart..” –  C’mund të kishte ënderr më tepër një zagorite,nje sheperjote,veç “ngritjes së shtëpisë lart”,kur   gjithë  njerëzit jane te barabartë para ZOTIT ?  Ngrihen  lart ato    familje solide që dallojnë  nga virtytet,VIRTYTET SHQIPTARE-jo nga pasuria dhe pozita-  Ndaj jepet  dhe mesazhi për t’u mos u kursyer asgjë për vëndin, për Shqipërinë.
 
Shkruani një koment (4 komente)
Lexoni më tej...
Federalizëm sine qua non, ose ribashkim me Shqipërinë Nënë!
04 Maj 2010
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
BAROMETRI DIPLOMATIK


*** Sali Berisha(kryeministër): “Qëndrimi i Shqipërisë, qeverisë shqiptare, autoriteteve shqiptare është dhe mbetet i pandryshuar, paqja, stabiliteti i Maqedonisë, integriteti i saj janë jetikë për paqen dhe stabilitetin e rajonit.”(www.kospress.com,3 maj 2010).


Ky “vizion politiko-shtetëror” i kryeministrit të qeverisë së Republikës së Shqipërisë është tejet i gabuar, sepse sheshit para gjithë botës mbron status quo-n e “integritetit” të “Maqedonisë” në kurriz të së drejtës së vetëvendosjes , të lirisë dhe të barazisë së shqiptarëve, të cilët që nga shkëputja e “Maqedonisë” nga ish-RSFJ-ja (1991), janë të përjashtuar nga Kushtetuta e Republikës së “Maqedonisë”. Këtë status të minoritetit (edhe pse shqiptarët nuk janë minoritet, por komb) shqiptarëve ua ka vulosur edhe “Marrëveshja e Ohrit” (13.08.2001).

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 Next > End >>

Results 221 - 230 of 948
International
English
Faqe interaktive