Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Agresion kundër identitetit kombëtar shqiptar në Fyrom
08 Nentor 2009
Valon Kurtishi

Para ca kohësh, komisari i OSBE-së për çështjet e pakicave kombëtare, Knut Volebek, paraqiti një propozim-dokument për “sistem të integruar arsimor”, i cili u mirëprit krahëhapur dhe u përkrah menjëherë nga qarqet nacionaliste në qeverinë e Gruevskit. Për më tepër dhe duke u bazuar në këtë propozim “europian”, qeveria duke mos e bërë çështjen aspak transparente dhe në klandestinitet të plotë nxitoi të miratonte një konkluzë me të cilën kërkohet nga Ministria e Arsimit aplikimi sa më i shpejtë i këtij plani në shkollat fillore të vendit. Me këtë, gjuha dhe prospektet kulturore të popullit shqiptar u gjendën papritmas nën një agresion të hapur shumëplanësh i cili mund të ketë pasoja të kobshme për identitetin kombëtar të shqiptarëve të këtushëm.

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Paragjykimet, nihilizmi ndaj Kadarese - nje sjellje e shemtuar!
08 Nentor 2009
Bep Pjetri,  Kopenhage

Nje mendim i im i hedhur ne rrjeshta per Kadarene


    Ishte marrja e Çmimit ’’Princi i Austurias’’, qe me ngacmoi te shkruaj per kete evenimet kaq te madh per letersine dhe imazhin shqiptare dhe me gjere. Çmimi ’’Princi i Austurias’’ u nda prej Mbreterise spanjolle ndaj disa personaliteteve ne fusha te ndryshme dhe si perfaqsues i Ballkanit zgjodhen Shqiperine ne fushen e letrave me perfaqsues shkrimtarin Kadare.
Perfaqsues nga shteti shqiptar ishte minister i shtetit Genc Pollo dhe si e tille u transmetue direkt nga TVSH Ceremonia e dhenies se Çmimit ’’Princi i Austurias’’ Ismail Kadarese, gje qe ishte per TVSH nje aktivitet i dores pare qe organizohen shume rralle. Transmetimi kaperceu harkun kohor te Emisionit te Lajmeve te ores 20:00 te dates 23 tetor te ketij viti. Une e ndoqa me vemendjen me te madhe gjithe ceremonine shume te thjeshte nga Mbreteria e Spanjes. Vura re me kujdes sesi reagoi kryeprinci apo princi i kurores mbreterore.
Kryeprinci, mbreteresha pasqyruan gjate fjalimit te Kadarese nje vemendje dhe nje admirim te veçante edhe pse kishin njohuri mbi veprat e tija, large paragjykimeve.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Veprimtari kulturore në Zelandë të Re
08 Nentor 2009


Në lokalët e shkollës Selwyn College, në qytetin e Aucklandit, u promovua libri “Kosova të bëhet Zvicër, kumbon fjala nëpër botë” me autor Qemajl M. Muratin.

Autori i librit, Qemajl Murati shënimet, kujtimet, bisedat nga udhëtimet e shumta metropoleve të botës dhe takimet me njerëz profilesh të ndryshëm me kujdes i ka sistemuar, përmbledh në librin “Kosova të bëhet Zvicër, kumbon fjala nëpër botë”.  Gjatë udhëtimeve gjithandej botës, në vizitat e ndryshme pune ose të rastit, autori takohet me diplomatë e njerëz të bizneseve, shoqatave civile, publicistë, ish ushtarakë e humanist  që e kanë  vizituar Kosovën dhe gjithsecili prej tyre është i mendimit se Kosova ka potencial, ka resurse të mëdha natyrore e njerëzore, kushte të përshtatshme klimatike për t’u bë si Zvicra. Shkrimtari jep informacion të begat, gjykime me realizëm për vendet të cilat i ka vizituar. Në librin letraro-publicistik “Kosova të bëhet Zvicër ...”  autori me një intuitë të kthjellët, me realizëm dhe fakte, përshkruan popujt, traditat e vendeve që i ka vizituar.

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Imzot Pjetër Bogdani në New York
28 Tetor 2009
Klajd Kapinova New York

U mbushën 20 vjet nga koha kur në Campus Center të Fordham University Bronx, NY (më 7 tetor të vitit 1989), në kujdesin e kishës katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” në New York, u mbajt seminari shkencor, në përkujtim të 300 - vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit.

Gjatë ditës së semnarit historik e kulturor, në nderim të personalitetit të shquar të historisë dhe kulturës shqiptare Imzot Bogdanit, u mbajt një rend dite. Hapja u drejtua nga z. Tonin Mirakaj, kryetar i këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” në NY, ndërsa lutja fetare, për kujtimin e shpirtit të prelatit të pavdekshëm u bë nga I Përndershmi Dom Pjetër Popaj.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Deri kur do të tolerohet veprimtaria e strukturave paralele serbe në Kosovë?
28 Tetor 2009

Faton Mehmetaj

 Fillimisht dua të theksoj se ky shkrim ka për qëllim sensibilizimin e opinionit të brendshëm, atij të jashtëm dhe minoritetit serb, që të mos bien pre e trysnisë së Beogradit dhe mekanizmave të shërbimeve sekrete serbe, të cilët, pjesëtarët e minoritetit serb në Kosovë, po i përdorin për t’i arritur qëllimet e veta, duke i futur edhe vet ata në një rrugë pa dalje. Është koha e integrimeve dhe jo e urrejtjes ndaj etnive tjera. Minoriteti serb në Kosovë ka favore të mëdha, që si të tilla nuk i ka asnjë minoritet në asnjë shtet të botës. Por, duke qenë gjithnjë të instrumentalizuar nga Beogradi, këto të drejta i kanë  keqpërdorur. Toleranca e tepruar secilën ditë po vjen duke u zvogëluar për të gjithë ata që nuk i respektojnë ligjet dhe bien ndesh me rregullat e caktuara të shtetit. Megjithatë, të gjithë qytetarët pa dallim etnie duhet të jenë të barabartë para ligjit, si për privilegje ashtu edhe për përgjegjësi, sepse ka filluar të ndjehet haptazi se tolerimet e veprimeve diferencuese, qoftë ky edhe “diskriminim pozitiv” i aplikuar vetëm ndaj minoritetit serb në Kosovë deri në pakufi, janë brengat kryesore të sigurisë pas fazës fillestare të pavarësisë.

Armatim i gjetur në posedim të Serbëve

 

 

 

 

 

 

 

   

 

 

 

     

 

  

  Armatim i gjetur në posedim të serbëve

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 Next > End >>

Results 291 - 300 of 948
International
English
Faqe interaktive