Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Fenomeni “Pollat” - plan satanik për influencim dhe asimilim identitar
15 Shtator 2009
Nga Valon Kurtishi

“Historia magistra vitae est” apo historia është mësuesja e jetës, nga Cicero, De Oratore, ose edhe “Ata që harojnë të kaluarën janë të gjykuar(dënuar) ta përsërisin atë”, nga George Santayana, The Life of Reason.

Ernest Gellner, sociolog i madh britanik, në veprën e tij shumë të njohur botuar në vitin 1983, “Nations and Nationalism”, flet për disa fenomene shoqërore të sferës gjuhësore, etnike apo identitare që gjithnjë e më shumë është duke i vërtetuar  praktika e raporteve të kësaj natyre në shoqëri të ndryshme anembanë ruzullit tokësor. Sipas këtij shkencëtari të madh, shekulli i 20 ishte dhe shekulli i 21 do të vazhdojë të jetë në disa zona gjeografike dhe hapësira kulturore, shekulli i impaktit vendimtar të shkollimit në gjuhë amtare në formimin e identiteteve të veçanta kombëtare. Sipas tij, shkollimi publik në gjuhë të njësuar standarde kombëtare, përdorimi i kësaj gjuhe standarde në administratën shtetërore, në media, në libra, në art, në shkencë, në filma, në jetën kulturore në përgjithësi do të ketë efekt vendimtar në përcaktimet etnike të popullsive të caktuara.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Le të zgjedhim jetën dhe jo vdekjen!
15 Shtator 2009
Nga Ajet Nuro

Në kuadrin e Javës kundër gjakmarrjes organizuar nga TribunaShqiptare.com

Para shumë vitesh fati i fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja më kishte prekur aq shumë saqë vendosa të bëjë ndonjë gjë që të mund të ndalonte këtë femomen. Me ndihmën e një organizmi ndërkombëtar që e kishte bazën në Montreal, kërkova të hartohej një peticion drejtuar presidentit shqiptar por, për një gjë të tillë kërkoheshin prova konkrete me emra dhe fakte. Kontaktova një gjykatës në Shkodër që më premtoi të më dërgonte prova nga dhjetra raste që ai kishte kaluar nëpër duar. Por, fatkqësisht provat nuk erdhën kurr dhe dëshira ime për të bërë diçka konkrete ngeli veç dëshirë.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Peticion kundër gjakmarrjes
06 Shtator 2009

 Java kundër kanunit- TribunaShqiptare.com

Adresa e peticionit:

http://www.ipetitions.com/petition/kanuniineglizhences

PETICIONI KUNDER GJAKMARRJES qendron i hapur per nenshkrime gjate tere vitit 2009 per t'iu derguar pastaj presidentit perkates sipas protokollit permes nje deputeti te zgjedhur.

Shpresojme se do te kete influence edukative kunder gjakmarrjes edhe gjate mediatizimit per nenshkrime .

PETICIONI lexohet si vijon :

Zoti Bamir Topi
President i Republikes se Shqiperise

Zoti Fatmir Sejdiu
President i Republikes se Kosoves

* Duke konsideruar se interpretuesit e Kanunit u vene ne rrezik jeten qytetareve dhe e nxisin krimin ne forme te gjakmarrjes;

* Duke konsideruar se te afermit e vrasesit nuk jane vrases dhe, si qytetare, atyre u garantohet me kushtetute liria e levizjes dhe e shprehjes;

* Duke konsideruar se deklarata e gjakmarrjes eshte kercenim vrasjeje me paramendim;

* Duke konsideruar se mosnderhyrja preventive e autoriteteve kompetente, nen pretekstin e zakoneve dhe traditave, eshte neglizhence kriminale;

ME NENSHKRIMIN e ketij peticioni, kerkoj intervenimin Tuaj per marrjen e te gjitha masave te nevojshme per zhdukjen e gjakmarrjes ne emer te ligjeve bashkohore.

Shkruani një koment (0 komente)
Një mësuese, që dhe muzgun e mbushte me buzëqeshje…
04 Shtator 2009
Nga Këze (Kozeta) Zylo

    Familja Hame, Sule dhe gjithë komuniteti shqiptar në Staten Island, New York, i dhanë lamtumirën e fundit nënës, bashkëshortes, motrës, bijës dhe mësueses të sa e sa brezave, zonjës së nderuar, të ndjerës Liljana Prifti Hame.
Zonja Lijana Prifti Hame u nda nga jeta në moshën 53 vjecare, në datën 10 Gusht, 2009, në spitalin Saint Vincent në Staten Island, New York.
Pas një semundje të rëndë dhe të pashërueshme, sëmundje e shekullit, ajo ndërroi jetë dhe tashmë është e cliruar nga dhembjet torturuese të sëmundjes.
Zonja Liljana Hame ishte një grua gjeneroze, me kulturë, plot vitalitet, ajo kurrë nuk u mposht përballë sëmundjes, por me kurajo i jepte force vehtes dhe familjes së saj të nderuar që i ndenjën pranë gjer në momentet e fundit.
Mësuese Liljana Hame ka mbaruar Universitetin e gjuhëve të huaja për anglisht në Tiranë.  

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Përmasat e poezisë artistike
04 Shtator 2009
Gjekë Marinaj, “Lutje në ditën e tetë të javës”, poezi,
botoi Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë 2008, faqe 160.
ISBN 978-9951-06-185-8


Shkruan: Shefqet DIBRANI

Përmbledhja poetike “Lutje në ditën e tetë të javës”, e Gjekë Marinajt, është një vepër monumentale. Poezia që gjejmë aty është një poezi artistike, komplekse, e shkruar në një metodë sinteze unike, ku shtresimet metaforike i kompletojnë edhe më mirë vlerat e saj letrare. Është fjala për ato vlera që destinohen nga autori si vizione kredo të shënuara në “pentagrame me më shumë se pesë vija”.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Next > End >>

Results 311 - 320 of 948
International
English
Faqe interaktive