Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Lojë e tmerrshme me gjuhën shqipe në IRJM
13 Gusht 2009
Në opinionin publik të IRJM kohëve të fundit është duke u  aktualizuar përsëri problemi me statusin kushtetues (ligjor) të gjuhës shqipe dhe përdorimin e saj. Kjo i paraprin miratimit të Ligjit të ri për Kuvendin në parlamentin e këtij shteti artificial e pa identitet të qartësuar kombëtar. Ligji që në thelb nuk do të duhej të kishte punë me çështje gjuhësore, e prek në fakt këtë problematikë, pasi me disa nene të tij rregullohet(ngatërrohet) në forma tipike sllavo-komuniste dhe neokolonialiste përdorimi më i zgjeruar apo më i ngushtuar i gjuhëve “zyrtare” dhe “jozyrtare” që bashkëjetojnë këtu.
Problemi me zyrtarizmin e gjuhës shqipe është çështja më e rëndësishme për shqiptarët kudo ndodhen jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë londineze. Sidomos kjo është një çështje emergjente në zona të tilla si Mali i Zi, Kosova lindore, Greqia dhe disa zona të IRJM-së, ku shqiptarët gjenden para zhdukjes apo asimilimit/tjetërsimit të plotë etnik.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
A do të lejohet shkelja e sovranitetit të Kosovës, më 16 gusht?!
13 Gusht 2009
Faton MEHMETAJ*

Kriza e përgjithshme sociale ka filluar ta përfshijë edhe Serbinë dhe po përhapet në përmasa të dukshme brenda territorit të saj. Njerëzit duken të uritur dhe të hidhëruar në pushtetin aktual. Trazirat rreth çështjeve sociale në Serbi janë të pashmangshme, madje mund të jenë të përmasave edhe më të mëdha se trazirat që ndodhën në Greqi. Nëse ndodhë kjo, sigurisht se në Serbi do të ketë zgjedhje të parakohshme, apo krijim të qeverisë së unitetit.
Përkundër kësaj, pushteti aktual në Serbi, po tenton që edhe këto sfida t’i tejkalojë nëpërmjet fenomenit Kosovë. Qeveria e Serbisë, duke provokuar e bartur kriza në Kosovë e rreth Kosovës, po përpiqet të justifikohet, për të shmangur goditjet nga brenda të grupeve të revoltuara. Kjo ndoshta është edhe njëra ndër arsyet kryesore të Serbisë, që tema e Kosovës, madje edhe artificialisht, të gjendet në krye të listës së problemeve politike në Serbi, veçanërisht nga Vuk Jeremiqi, ministër aktual i Punëve të Jashtme të Serbisë, ngase gjithnjë e më shumë në Serbi po kuptohet se Kosova është e humbur dhe se preokupimi me këtë çështje nuk sjellë kurrfarë përmirësimi të jetës në Serbi.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Dhjetë vjet të ardhjes së refugjatëve shqiptarë nga kampet e luftës në Zelandë të Re
13 Gusht 2009
Historia e emigracionit shqiptar në Zelandë të Re nis në gjysmën e dytë të shekullit XX-të dhe arrin kulmin në vitin 1999 të shekullit të kaluar. Ai përbëhet nga emigrantë të  arratisur nga gjitha tokat shqiptare. Të ardhurit e parë, (1 maj 1951)  ishin të përndjekurit nga terrori sllavo-komunist në vitin 1945, kurse vala e dytë e të ardhurve u bë pas gjenocidit, përndjekjeve të shqiptarëve  nga regjimi gjakatar i Beogradit, në vitin 1999  në Kosovë. Kategoria e këtyre të parëve gjithmonë qenë në shënjestër të qeverive komuniste në Shqipëri e Jugosllavi. Ata ishin shpallur padrejtësisht  reaksionarë, tradhtarë, kolaboracionist, agjent të huaj e çka jo tjetër dhe për çudi kjo propagandë e komisarëve të kuq kish zënë vend në mendjet e njerëzve. Deri në vitet e përmbytjes së Komunizmit ata e patën të ndaluar të kthehen në vendlindjet e tyre.  Shumë prej tyre shkuan nga kjo botë me zhigun në zemër që atdheun nuk e panë kurrë më. Shqiptarët në Zelandë të Re, si ata të parët edhe këta të vitit 1999 dallohen si punëtor të vyeshëm, besnik, taksapagues të rregullt, respektues të ligjeve dhe zakoneve të shtetit ku janë vendosur. Për gjithë kohën sa janë shqiptarët në Zelandë nuk është dëgjuar që ndonjëri prej tyre të ketë bërë kundërvajtje apo vepër penale.

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Ligji i ri për tokën - ligj me bazament marksist
07 Gusht 2009
Ditët e fundit kryeministri Berisha ka njoftuar miratimin e disa ligjeve mjaft të çuditshëm. Një nga ata është ligji për tokat e papunuara, të cila qeveria e z. Berisha ka në plan t'ua marrë pronarëve legjitimë dhe t'a kalojë nën administrimin e komunave. Pronarët legjitimë nuk do të kenë asnjë të drejtë, përveçse të shpresojnë që komuna t'a japë tokën me të dhjetë.
Ky ligj në pamje të parë duket interesant, sepse të krijon përshtypjen se do të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë duke mos lënë më toka të papunuara. Por në realitet paraqet probleme të shumta si etike ashtu edhe praktike.

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Hëna. ku njeriu nuk shkon më
07 Gusht 2009
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikës

Në dhjetor të vitit 1972, astronautët amerikanë lanë në Hënë një pllakë metalike me këtë mbishkrim: “Këtu njeriu përfundoi eksplorimin e parë të Hënës…” .Kështu, eksplorimet në Hënë që kishin filluar me anijen Apollo 11 më 1969, përfunduan me anijen Apollo 17 në vitin 1972. Vera e vitit 1969 ishte një kohë e veçantë në histori. Kjo ndodhi kur njerëz nga Toka – astronautë amerikanë – shkuan me anijen *Apollo 11* në Hënë, zbritën dhe u kthyen në Tokë pa problem. Bota i nderoi këta astronuatë si heronj.

Neil Armstrong dhe Edvin Aldrin ishin të parët që zbritën në Hënë. Po ata nuk ishin të fundit. Agjencia amerikane për fluturime në Hapësirë e njohur me akronimin Nasa, ndërmorri edhe 6 misione të tjera në Hënë me anije Apollo.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Next > End >>

Results 321 - 330 of 948
International
English
Faqe interaktive