Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Letër e hapur Kryeministrit të Kosovës
29 Korrik 2009

Sic jemi ne dijeni, Republika e Kosoves po pergatitet  qe  se shpejti  te hape  Ambasaden  e vet  ne shtetin fqinje te Malit te Zi dhe te dergoje atje ambasadorin e saj.
            Ky  veprim  kaq i guximshem dhe i rendesishem  diplomatik  qe ka padyshim edhe kontributin e tuaj te madhe si Kryeminister dhe atdhetar i flakte, do ti sherbeje me siguri  edhe me shume  forcimit te marrdhenieve te fqinjesise se mire midi dy  popujve dhe vendeve  tona,si dhe paqes  e stabilitetit  ne rajonin  e trazuar te gadishullit tone te perbashket   Ilirik.
                      Kohet e fundit  gjithashtu qarkullojne  zera  edhe informacione te ndryshme, se Qeveria e Kosoves do te emeroje ne kete detyre teper  te  larte dhe  me pergjegjesi  si  kryediplomate(ambasador) te vet, Zotin Azem Vllasi.
           Nuk jemi  akoma te sigurt,ne se kjo  kandidature  e perfolur dhe lakuar kaq  shume kohet e fundit , do  te caktohet ose  jo ne kete funksion   te larte e me pergjegjesi, por  edhe  perzgjedhja  dhe  futja e tij ne  listen e nderuar te  punonjesve  te sherbimeve diplomatike  te shtetit te ri kosovar,  per shume arsye  te ndryshme  qe tashme dihen nga te gjithe, si  dhe per konjiukturat dhe situatat e reja  politike, neper te cilat po kalone aktualisht vendi, ky kandidat nuk  eshte dhe nuk do te jete  aspak i qelluar,  i pershtatshem, i afte  dhe i kohes.per ti sherbyer ashtu sic duhet  interesave te  medha te Kosoves. Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Etjen Dilo - një shembull vetësakrifikimi ekstrem për një ideal të lartë
22 Korrik 2009
Me rastin e 1 vjetorit të vrasjes.                                                                                  
                                                                                     
...”Ishte burrë - burrë i besës
Ishte fjalë - maturia
Ish i drejtë,i ditur
Ishte vetë MIRESIA!(Eduardi)



  Pikëllim të thellë përhapi  lajmi i papritur që,ra si bombë: ETIEN DILO s’është më! Zi e madhe pllakosi ne  fisin e ILIA DILO SHEPERIT, JANI DILO-s  e më tej.   Gjithçka mbaroi me një fund tragjik në dhë të huaj: U bënë tre nipëre  te tyre, që dhanë shpirt ne  kete vend të huaj. Vangeli,Vasili dhe Etjeni. Të tre kusherij të parë.,intelektuale të dorës së parë Ikën papritur dhe pa kujtuar ashtu si ikin shpirtrat e mëdhej atdhetarë. Heshtja u la pas  fisnikërine  dhe madheshtinë”  Ja si thotë shqiptari i  madh Petro  Zheji :
“Etieni tregoi ne jete nje  stoicizem dhe heroizem te rralle. Dhe une si shume te tjere, e admironja per kete si dhe  per  te  tjerat  virtyte, e per   ndjenjen  e  nje misioni per te kryer ne jete. Ai  punoi nate e  dite dhe me  shpirt ne dhembe…e kujtoj si te gjalle kur vinte …per  problemet e librit, gjetjen e dokumenteve(qe ja fshihnin dhe e mundonin me sot e me nesër pafund)”  - Domethënës dhe vlerësimi i vonuar, por i merituar i punës së Tij në arësim, titilli: ”Mësues i  Merituar”.
  Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Humanizmi, sintagmë e poezisë
22 Korrik 2009
Mimoza Hametaj: „UNË DHE HËNA” – poezi, Botoi “TOENA”, Tiranë 2009, faqe 112.
ISBN: 978-99943-1-460-7


Shkruan: Shefqet DIBRANI


Mërgimi si dukuri është i njohur që moti, ky eveniment ku më shumë e ku më pak manifestohet pothuajse te të gjithë popujt e botës, kështu edhe te emigrantët shqiptarë do të regjistrohet si fenomen, si një sintagmë e “Mallit për Atdheun”,  pasi edhe ata  me vete (si të gjithë të tjerët) do të marrin kujtimi e shndërruar në mall, kurse nostalgjinë për atdheun do ta kultivojnë deri në shkallë kulti. Ndonëse poetja edhe si natyrë por edhe si krijuese duket mjaftë melankolike, në njërën nga poezitë që ia kushton T’Et , shfaqet me një botë mjaftë subtile: “...kur intriga më shtrëngoi mbi kokë/ poshtërsia, nuk më mundi dot”, i shkruante ajo të Atit në një letër kthyer në poezi. Tash, duke parafrazuar këtë interpretim të saj, më duket sikur Ajo i drejtohej që atëherë të Atit, që tashti i mungon prej kohësh: “O Ati Ynë; Qetë, qetë jeto Jetëgjatësinë tënde atje lart në Parajsë, dhe në heshtje pi kafen tuaj duke më pritur mua”.
Malli si lajtmotiv që del, veçmas kur shprehin dashurinë për atdheun  që u detyruan ta braktisin, qoftë për shkak të  skamjes socioekonomike apo për motive të pastra politike, do të regjistrohet si një lloj lajtmotivi i krijimeve artistike e sigurt se “duke lënë një emër/ mes njerëzve të mirë!”, ajo do të kthehet një ditë, eveniment që e ndeshim edhe te poezia “Lamtumirë”.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Një vështrim real
22 Korrik 2009
Z. Robert Elsie ka te drejte kur thote se: "Letersia shqipe nuk njihet ne bote"

Klajd Kapinova New York

Albanologu, perkthyesi, studiuesi dhe nje nder njohesit me te mire te letersise te tradites dhe bashkehore, i nderuari dhe respektuari z. Robert Elsie ka thene: "Letersia shqiptare nuk njihet ne bote..."

Gazetari i së përditshmes “Shekulli” (Tiranë) e pyet z. Kadare: "Shkas per pyetjen qe do t'ju bej tani, eshte nje shkrimi i se enjtes ne "Gazeten Shqiptare" nga perkthyesi i letersise shqipe Robert Elsie, sipas te cilit letersia shqiptare nuk eshte e njohur ne bote. Sipas jush a eshte e njohur letersia shqiptare sot ne bote dhe kush e percakton kete njohje, apo mosnjohje te saj?"

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Ribotohet libri "Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë" i Prof. Abas Ermenjit
22 Korrik 2009
Libri "Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë" i Prof. Abas Ermenjit  Para disa javësh, me rastin e 6-vjetorit të ndarjes nga jeta së ish-kryetarit të Ballit Kombëtar, Prof. Abas Ermenjit, u ribotua libri i tij i titulluar "Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë"

"Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë" është një studim mjaft interesant i historisë së Shqipërisë dhe  kombit shqiptar. I shkruar nga Prof. Abas Ermenji dhe i botuar për herë të parë në vitin 1968 në mërgim nga Komiteti Kombëtar Demokrat "Shqipëria e Lirë", ky libër u ribotua në vitin 1996 në Tiranë nga Shtëpia Botuese Çabej.

Menduam se ishte koha për një botim të tretë në një periudhë kur, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, shqiptarët kërkojnë të dinë se cila do të jetë e ardhmja e tyre kombëtare dhe politike. Pyetjeve të tilla është shpesh më e lehtë t'iu përgjigjesh duke hedhur sytë nga e kaluara, dhe ky studim ka vetinë që ta sjellë përpara lexuesit dhe ta tregojë këtë histori  me një besnikëri dhe saktësi mahnitëse, duke kaluar me një lehtësi të admirueshme nga ngjarje të veçanta në zhvillime të përgjithëshme, duke mënjanuar detajet e panevojshme dhe duke u përqendruar tek ajo që është thelbësore për kombin shqiptar.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Next > End >>

Results 331 - 340 of 948
International
English
Faqe interaktive