Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Mbijetesa, dëshmi e lavdisë shqiptare ndër shekuj
08 Korrik 2009
nga Gjon Frani Ivezaj, historian

Duke shfletuar faqet e historisë së popullit tonë ndër shekuj, shohim se ngjarjet më të rëndësishme i përkasin shekujve të kaluar, ku dëshmohet më së miri mbijetesa si faza më e lavdishme e ndodhive, që sot pak ose shumë janë të fiksuar në librat e historisë nga autorë të ndryshëm deri në ditët tona.
Rrethimi i parë e i dytë i Shkodrës antike nga kronistët e kohës dhe autor të ndryshëm të mëvonshëm jepen me nota të dhimbshme. Aty flitet ose jepen përshkrimet e mjerimit, që kaploi popullin fisnik shkodran. Pikërisht të kësaj periudhe, janë edhe shpërnguljet e dhimbshme të banorëve autokton nepër vende të ndryshme të Europës dhe mbi të gjitha vendosja e tyre si kolonë në Italinë e Jugut, Zarë të Kroacisë etj.
Libri i Marin Barlecit: "Rrethimi i Shkodrës", u shtyp në Venedik nga venedikasit Bernardin dhe Vitalibus (10 Janar 1504), u përkthye prej origjinalit latinisht në gjuhën shqipe prej Prof. Henrrik Lacaj (Tiranë, 1962) nga Universiteti Shtetnor i Tiranës.  
Shpërngulja e parë e vitit 1474 (sikurse njihet në shkencës e demografisë emigrimi masiv i banorëve autokton arbënorë), ndodhi për arsye të masakrave të barbarëve otomanë si shenj hakmarrjeje të rezistencës së armatosur për 26 vjet të popullit të Arbërit nën udhëheqjen e Gjergj Gjon Kastriotit ndaj invazioneve mizore të taborreve të Perandorisë Otomane.
Më shumë se 260.000 arbërorë (shqiptarë) nga trungu amë Arbëria kaluan detin Adriatik dhe gjetën Atdheun e Dytë të tyre dheun latin, duke u vendosur në Kalabri e ishullin e Siçilisë (Italia e Jugut), duke krijuar katunde, qytetëza të reja me kolonë kompakt arbërorë. Ekzistenca e komunitetit të madh arbëresh është prova e një dëshmie historike të mbijetesës të një pjese të popullsisë arbërore në Jug të Italisë.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Duke lexuar ”Diloiada”, ose Lotët e paterur të dhimbjeve
08 Korrik 2009
Nga Prof. Sami Repishti

Pak kohë mbas ardhjes sime në SHBA, prill 1962, me ndermjetesine e mikut im të çmuar, te ndjerit Prof. Nexhat Peshkëpia, pata fatin te njoh dhe të filloj një miqësi të re dhe të gjatë, me te ndjerin Profesor Stavro Skëndi, i Universitetit Columbia. Për ne “të posa-ardhurit” Prof. Skendi shquhej si “dekan i shkollarëve shqiptaro-amerikanë”,  në saje të intellektit tij superior dhe punës së tij pionere në studimet shqiptare. Atë kohe,Prof. Skendi ishte zgjedhur edhe si “distinguished scholar” nga “Institute for Advanced Studies, Princeton University”, i pari shqiptar që fitonte këtë nderim të veçantë. Miqësia ime me këtë figurë te shquar shqiptaro-amerikane vazhdoi deri në fund, dhe më dhuroi, për vite të gjata, frytet e pjekurisë tij politike, dhe te njohurivet të tia të gjera, sidomos mbi problemin shqiptar.


Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Krijimtaria e Abdyl Abdylit
08 Korrik 2009

Piktori Abdyl Ruhan Abdyli në praninë e një numri të madh të dashamirëve të artit, miqve dhe bashkëkombëseve të tij, në galerinë e shtëpisë – kështjellë të shekullit XIX-të, më 27 qershor 2009, hapi ekspozitë personale. Krijimtaria e piktorit,  Abdyl Ruhan Abdylit është mjaft e pasur. Abdyli ka ekspozuar  në shumë vende,  si në Shkup, Prishtinë, Gjilan, Viti dhe Gjermani. Kjo është ekspozita e dytë personale e  tij e hapur në Gjermani. Në hapësirën e mjedisit të vogël, të ngrohët, të kështjellës së vjetër qindra vjeçare, pesëmbëdhjetë pëlhurat e tij rrezatonin mesazhe drite e paqeje. Vizatimet me bukuritë e tyre, harmonin e ngjyrave, gjallërinë e lëvizjeve dhe përmbajtjen frymëzuese të bëjnë për veti. Nga brendia e vizatimeve, e figurave, portreteve dhe peizazheve rrezaton shpirti i shqetësuar dhe karakteri herë-herë i rrëmbyer i piktorit. Punimet e tij kanë frymë impresioniste.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Komuniteti shqiptar në Staten Island, NY, përjetoi dy gëzime në një ditë
08 Korrik 2009
Nga Keze (Kozeta) Zylo


            E diela e bukur dhe me diell ndriçonjës në Staten Island , mblodhi mësues, prindër, nxënës dhe atdhetarë për të festuar së bashku përfundimin me sukses të vitit shkollor 2008-2009.

Rrezet diellore u derdhën si ar mbi qytetin tonë dhe fëshfërima e gjetheve të lisave të lartë ledhatonin me një puhize të lehtë freskie, fytyrat ëngjëllore të fëmijëve.

Ndonëse në shtetin amë në Shqipëri, ceremonitë festive shkollore bëhen gjatë ditëve të javës, Diaspora do të përdorë ditën e pushimit, ngase emigrantët bëjnë punë të tjera si ditën dhe natën, për të mbajtur familjet e tyre, si këtu dhe në Mëmëdhe.



Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Z. Alimadhi, është koha për të dhënë dorëheqjen
08 Korrik 2009
Letër e hapur

Z. Alimadhi,
kur ju u zgjodhët kryetar i PBK, u gëzova sepse vinit nga një familje balliste dhe mendova që do të bënit të pamundurën që ta nderonit Ballin Kombëtar dhe t'i jepnit vendin që meriton në politikën shqiptare. Nuk e vë në dyshim se keni punuar me përkushtim për këtë objektiv. Por për fat të keq nuk keni patur rezultatet e duhura.
Kur ju erdhët në krye të partisë në Kongresin e Jashtëzakonshëm të dhjetorit 2003, PBK kishte 4 deputetë në Parlament të zgjedhur që prej vitit 2001. Për fat të keq, ju nuk bashkëpunuat me ta, por i larguat nga partia. Në zgjedhjet e vitit 2005 bëtë një marrëveshje elektorale me PD-në, marrëveshje e cila u konceptua dhe u zbatua në mënyrë anormale. Ndoshta ju mund të thoni se disa kandidatë ju penguan ta zbatoni, por ishit ju kryetari që e firmosët prandaj e kishit ju pergjegjësine e zbatimit të saj.

Shkruani një koment (5 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Next > End >>

Results 341 - 350 of 948
International
English
Faqe interaktive