Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar: Reagim
16 Qershor 2009

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë
Bulevardi Iliria, Tregu i gjelbërt, lokali nr 96
Tel 00389/ 70 811 180
www.illyricumlibertas.org


Shoqata jonë është duke i ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit politiko-shoqërore në vend. Duke marë shkas nga disa veprime të pamenduara mirë dhe gati absurde të faktorëve vendimmarrës nga vendi por edhe nga jashtë, ne e lëshojmë këtë


Reagim


1.    Kërkojmë nga Qeveria e Maqedonisë që të mos fillojë me punimet që do të çojnë në uzurpimin dhe tëhujasimin e hapësirës ku ka qenë shtëpia e Nënë Terezës në Shkup. Vendi ku ka qenë shtëpia e humanistes së madhe shqiptare i takon ritit të fesë katolike, dhe do të ishte absurde të uzurpohej për ndërtimin e objektit të kultit të një feje tjetër, asaj ortodokse. Kjo shkakton ndarje mes vetë dy kishave, por edhe mes komunitetit.
2.    Kërkojmë nga organet kompetente shtetërore dhe nga pushteti lokal i Manastirit, që të ndërpresin punimet në gërmimin e themeleve të Xhamisë në Manastir, pasi e njëjta rrezikon të shembet e tëra nën presionin  e gërmimeve nën themelet e objektit. Ngjarje të tilla që dëmtojnë marrëdhëniet edhe ashtu të brishta mes komuniteteve duhet të ndalen urgjentisht dhe të mos përsëriten më.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Letra nga lexuesit: Të lartësojmë emrin e Ballit Kombëtar
11 Qershor 2009

Duke qenë se në gjakun tim rrjedh gjak Ballisti më lind e drejta të shkruaj dy fjalë. Parlamentit shqiptar i duhen jo një ballist por shumë ballistë, për të rrëfyer atë diktaturë të egër, për të treguar se ne jemi fisnikë. Dimë të falim, dimë të zgjasim dorën e pajtimit. Dimë të bëjmë gjëra shumë të mira për çështjen e vendit në dobi të gjithë shqiptarëve. Nuk bëhet fjalë se u mor një ministri. Bëhet fjalë për të mos harruar fjalën ballist. Në kuptim ka një domethënie: balli i vendit. Ball kazani apo jo.
 Ne na mungon një gjë. Evidentimi i vlerave të Ballit Kombëtar. Gjetja e njerzve të Ballit Kombëtar. Unë nuk jam xheloz se pse s'e drejtoj unë Ballin Kombëtar, por e drejton Tiku. Se fundja e drejton vëllai im. Por unë kam vërejtje në politikat e drejtimit të partisë. Në kontigjentin e Ballit Kombëtar ka njerëz që i bëjnë nder jo Ballit, por i bëjnë nder Shqipërisë.
 A është e vështirë? Sigurisht që është e vështirë. Por kjo arrihet me mençuri dhe jo me revanshizëm. Kjo arrihet me pjekuri, me përkushtim. Ne s'na përçau Enver Hoxha. Jemi bërë ferka-ferka me njëri tjetrin.
 I uroj Ballit Kombëtar të marrë sa më shumë deputetë. Ta lartësoj emrin e Ballit Kombëtar të shkruar me gjak të rënësh. 

Fatosi.

 
Shkruani një koment (1 komente)
Koncert madhështor i muzikës klasike në New York
11 Qershor 2009

Nga Këze (Kozeta) Zylo

    Baritoni Kreshnik Zhabjaku dhe sopranoja Era Limani-Hoxha, përndezën notat e pentagramit në një koncert të muzikës klasike në NY, brenda shpirtit shqiptar
në “Sudio Theatre-Lehman Stage”.  Baritoni i suksesshëm Kreshnik Zhabjaku dhe sopranoja Era Limani-Hoxha dhanë një koncert të muzikës klasike para publikut shqiptar dhe amerikan.
Dashamirësit e artit dhe të muzikës klasike kishin zënë vendet në sallë dhe me një kurreshtje të posaçme, lexonin programin e shpërndarë nga moderatori i kësaj mbrëmjeje, z. Xhevat Limani.
Ngjyra kuq e zi brenda teatrit, jepte efekte të veçanta dhe emocionuese, është një kontrast i shkëlqyer që përcjell kuptueshmërinë e këtij kombinimi sa harmonik aq dhe domethënës për ne shqiptarët.  Mjedisi të impononte një qetësi dhe mezi prisje që në skenë të shqaqeshin dy yjet e muzikës klasike, Zhabjaku dhe Limani-Hoxha.
Mes duartrokitjesh u prit në skenë moderatori i këtij koncerti, regjisori dhe aktori i mirënjohur i të gjitha trevave shqiptare, z.Xhevat Limani.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Drejtë dështimi kombëtar të Kosovës
11 Qershor 2009
Historia e Kosovës duket e gërshetuar me tullusuma, nja prej tyre qe edhe javën e kaluar në parlamentin e Kosovës. Për çudi apo vakia e shqiptarëve u ngjet kur u fle memoria në pikë të ditës, nuk e besoja dhe bëja pyetje se si është e mundur qe një parlament me shumicë absolute qe vijnë nga ish fronti i luftës, po bëheshin pre e një tollusumi politik qe dikur vjellke vrer për vendin e tij. Kuvendi me shumicë nga krahu i luftës ra nga provimi kombëtar: si PDK-ja, AAK-ja dhe ndonjërës tjetër qe aty fatkeqësisht dhe ndodhet, mu në atë parlament qe po promovon anti-kombëtarizim fund e krye. Këti tollosumit politik do ti kthehem pak ma poshtë.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Hysen Ibrahimi rizgjedhet Kryetar i Degës së LDD-së për Suedi
11 Qershor 2009
Në prani të shumë delegatëve nga nëndegë të ndryshme të LDD-së dhe të shumë mysafirëve të tjerë në Helsinborg të Suedisë u mbajt Kuvendit i parë zgjedhore e LDD-së, Dega për Suedi. Pas intonimit të Himnit të Dardanis "Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë", dhe nderimit me një minutë heshtje të arkitektit të Pavarësisë dhe kryetarit historik, dr. Ibrahim Rugova si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, filloi punën Konventa e parë zgjedhore e LDD-së, Dega për Suedi. Konventen e shpalli të hapur veprimtari i moshuar në Suedi z.Ali Sadriu, kurse në Kryesi të Punës së Kuvendit u zgjodhen, Osman Ahmetgjekaj, Ali Rexhepi dhe Emin Rrustemi. Kurse procesmbajtës u zgjodhën, Rrahman Rrahmani dhe Avdi Rama. Ndërsa raportin e punës e shpalosi Kryetari i Degës së LDD-së për Suedi z.Hysen Ibrahimi, i cili ndër të tjera shtoi:

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Next > End >>

Results 361 - 370 of 948
International
English
Faqe interaktive