Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Individë dhe shoqërorë
01 Qershor 2009
Astrit Lulushi

1945 – 1990, për 45 vjet të mbyllur e të shtypur, shqiptarët jetuan periudhën e urisë materiale dhe etjes shpirtërore. Uria dhe etja,kur nuk shuhen, konsumojnë njëra tjetrën derisa e bëjnë të kotë ekzistencën e qenies njerëzore, duke e shndërruar atë në qenie të thjeshtë.

Kur në qytete, nga lartë poshtë shikonte tjetrin edhe ai që kishte një bicikletë, në fshat, kush kishte gomar, shihte me përbuzje bashkëfshatarin e ngarkuar. Këto janë vetëm spica në karaktere, ndryshe nga pykat që rëndojnë mbi krimet e rënda të asaj periudhe, që nuk harrohen nga përjetuesit dhe të tjerë.

Kur në mendje nuk rijetohen, gjërat e vogla ushqehen, rriten e bëhen të rrezikshme. Kur nuk kujtohen, ato i ngjajnë objektit që papritmas zhduket kur kalon përpara zonës së verbër të pandjeshme nga drita në retinën e syrit; ato zhduken, sikur kurrë nuk kanë ekzistuar, njësoj si automjeti që nuk shfaqet në pasqyrën anësore. Kur hollësitë qoftë edhe më të vogla nuk mendohen a nuk kujtohen, njeriu i ngjan shoferit që harron të kthejë kokën pas, për të shmangur rrezikun e mundshëm sa here që bëhet gati të ndërrojë korsinë.
  Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Balli Kombëtar hap fushatën elektorale
01 Qershor 2009

 

Hapja e fushatës elektorale të PBK

Ditën e shtunë në datën 30 maj, Balli Kombëtar hapi fushatën elektorale në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë me praninë  e rreth 500 pjesëmarrësve. Takimi u hap nga kryesia e PBK me prezantimin e programit dhe të platformës elektorale të PBK. Më pas në një atmosferë entuziaste u bë prezantimi i kandidatëve të PBK në këto zgjedhje, të cilët premtuan të punojnë me përkushtim për ta përfaqësuar Ballin Kombëtar në Parlamentin e ri.

 

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
TOKAT TONA NUK CENOHEN AS NUK PREKEN
25 Maj 2009
BALLI KOMBETAR – Komiteti per Diasporen (Kryesia)
New York, N. Y.  (U. S. A.)


Nga burime te ndryshme, te cilat kane dalur ne shesh tani vone, kemi mundur te marrim vesht se eshte bere nje “Marreveshtje” ne mes te qeverise shqiptare dhe te asaj te fqinjes jugore, Greqise, ne lidhje me nje te ashtu-quajtur “rektifikim” te tokes shqiptare dhe pikerisht ne ujerat,  te cilat i ndajne dy vendet perkates.
Eshte thene se kjo “Marreveshtje” ka qene “transparente” dhe se “nuk ka patur asnje ndryshim kufiri”.
Duke u-gjetur para nje gjendjeje te tille dhe duke mos patur si qellim qe te nderhyjme ne sqenat paraprake te zgjedhjevet parlamentare te ardheshme,  mendojme me bindje se nuk do te kishim rruge tjeter, vecse te bejme disa pyetje, te cilavet e shohim te udhes se nuk duhen lene anash.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
"Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, absolutisht e pakthyeshme"
25 Maj 2009

Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” mirëpret vizitën e Zv. Kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph R. Biden, Jr., në Kosovë dhe uron të gjithë qytetarët si dhe institucionet e Republikës së Kosovës për pritjen madhështore të mikut të të gjithë shqiptarëve.

Çdo shqiptar, kudo që jeton, është mirënjohës për kontributin e jashtëzakontë dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e realitetit të ri në Ballkan në përputhje me rrethanat reale gjeopolitike në rajon.

Kosova është një shembull i jashtëzakonshëm i besimit të ndërsjellë dhe bashkëveprimit për arritjen e objektivit me aleatët perendimor, në veçanti SHBA-të, të cilët janë të dëshmuar në vlerat e solidaritetit me miqtë e tyre të përjetshëm dhe Maqedonia duhet të mëson nga kjo mënyrë e partneritetit për të arritur objektivat kombëtare dhe ta përqafon atë ditë më parë.

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
Balli Kombëtar regjistrohet për zgjedhjet e 28 qershorit
25 Maj 2009
Logo PBKPartia e Ballit Kombëtar (PBK) u regjistrua për zgjedhjet e 28 qershorit në KQZ. Regjistrimi u krye më datën 28/04/2009 me numrin e vendimi 68. Në këto zgjedhje PBK merr pjesë si anëtare e koalicionit "Aleanca për ndryshim" dhe paraqet kandidatë në të 12 qarqet e vendit. Megjithë ndryshimet e kodit të ri zgjedhor,  Balli Kombëtar ka mundësi të mira për të fituar deputetë në qarqet e jugut, si në Vlorë, Korçë, Fier si edhe në Shkodër, Lezhë, Kukës etj.  dhe për t'u rikthyer në Parlamentin shqiptar ku mungon që prej vitit 2005.
 
Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Next > End >>

Results 371 - 380 of 948
International
English
Faqe interaktive