Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
“BALKAN CAESAR” nga P. Lucas, roman me shumë të vërteta
04 Maj 2009
Astrit Lulushi

Peter Lukas, është një figurë e njohur e gazetarisë amerikane. Për shume dekada, ai ka punuar për gazeta të njohura se Boston Globe e Boston Herald. Lukas, edhe shkrimtar, është bir emigrantësh shqiptarë nga shteti Masachusets, që u vendosën në ketë vend aty nga fillimi i shekullit XX.

Sulmi japonez në Pearl Harbor, dhjetor 1941 e detyroi SHBA-në të hynte në luftën e dytë botërore. Gjatë kësaj lufte, në radhët e ushtrisë amerikane shërbyen edhe shumë shqiptarë. Karakterin e njërit prej tyre sjell Peter Lukas në romanin anglisht, Balkan Caesar. Nëpërmjet tij, lexuesi njihet me protagonistë të tjerë; me jetën, ngjarjet e rrethanat që i bënë ata të jenë të tillë.

Më 1939, Shqiperia u pushtua nga Italia fashiste, ndërsa më 1941 filluan të ndjeheshin krismat e para të organizuara kundër këtij pushtimi; ky është trajtimi i periudhës ’41 - 44 që komunistët i bënë historisë. Kuptohet se nën një diktaturë, kjo histori u sfidua vetëm nga heshtja dhe mendja e mbyllur; kusht për mbijetesë, gënjeshtër e tirani.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Protokolli anti-shqiptar i Korfuzit
28 Prill 2009
Pas caktimit të kufijvet me Protokollin e Firencës, më 17 Dhjetor 1913, fuqitë e mëdha kërkuan nga Greqia që t'i lëshonte krahinat e Shqipërisë politike brenda një muaji. Por Venizelloja, kryeministri dhelpër i Greqisë, i kishte menduar këto punë më përpara. Ndërsa Serbo-Malazeztë nuk gjenin asnjë mbështetje në Shqipërinë e veriut sepse Shqiptarët, myslimanë e katolikë, ishin kundër tyre, në jugë paraqitej gjendja ndryshe: një pjesë e Shqiptarëvet orthodoks ishin grekomanë, të punuar me kohë prej shkollave greqishte e prej klerit grek, dhe mund t'i shërbenin Greqisë si një bazë për të bërë lodrën e saj. Dhe lodra që mendonte Venizelloja ishte kjo: dy krahinat jugore, Korçë e Gjirokastër, të shpallëshin si "shtet autonom" i Epirit të Veriut (ose "Vorio-Epir", siç e quajtën Grekët) dhe të veçohëshin nga Shqipëria. Pastaj do t'ishte fare i lehtë bashkimi i tyre me Greqinë. Edhe pse në këto dy krahina Myslimanët dhe pjesa e Orthodoksvet atdhetarë përbënin shumicën e madhe, pjesa grekomane e Orthodoksvet i mjaftonte Venizellos si një mbulesë për të fshehur prapa tyre kriminelët e prurë nga Gjiriti dhe prej viseve të tjera të Greqisë.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
"Zemërgjerësia" e panevojshme e qeverisë shqiptare - gabim historik
28 Prill 2009

- Marrëveshja ngushton hapësirën shqiptare dhe nuk i mbyll pretendimet shoviniste greke

Dje, më 27 Prill 2009, gjatë vizitës së kryeministrit të Greqisë z. Karamanlis në Tiranë, u nënshkrua një marrëveshje për një përcaktim të ri të kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i jashtëm z. Basha dhe  për palën greke nga zonja Bakojanis. Sipas marrëveshjes, kufiri detar midis dy vende ngjitet drejt veriut duke iu afruar  brigjeve shqiptare, ndërkohë që më parë Shqipëria kishte një hapësirë më të madhe ujore për shkak të prioritetit të saj  kontinental.
 Z. Basha e ka paraqitur këtë marrëveshje si me leverdi për të dyja palët, duke evokuar midis të tjerash edhe mbylljen e  pretendimeve shoviniste të "vorio-epirotëve" grekë.
Por fatkeqësisht kjo marrëveshje është me interes vetëm për Greqinë. Dhe është një humbje e madhe për Shqipërinë nga të  gjitha pikëpamjet.

 

Harta e re e delimitimit sipas marrëveshjes

Për imazhin e plotë klikoni këtu:

http://www.ballikombit.org/images/stories/delimitimi-kufitar.gif

Janë paraqitur pikat: P1, P10, P15, P20, P25, P30, P40, P50, P60, P70, P80, P90, P95, P101, P110, P115, P116, P117,  P119, P120, P125, P130, P140, P150

Realizuar me GoogleEarth.

Delimitimi i ri i kufirit detar Shqipëri-Greqi

Shkruani një koment (9 komente)
Lexoni më tej...
UNIVERSITETI PUBLIK NË GJUHËN SHQIPE, E DREJTË THEMELORE NË LUGINËN E PRESHEVËS
28 Prill 2009

Ky horizont i hapur, pret rreshtimin e atyreve që duhet rreshtuar dhe duhet ndihmuar vëllezërit tanë, që nuk kursyen asgjë për Pavarësinë e Republikes së Kosovës, as mundin as gjakun.

KOMUNIKATË PËR MEDIA
     
Nga Hysen Ibrahimi*, politolog, kryetar i Lidhjes Demokratike të  Dardanisë – Dega në Suedi.
Suedi-Förslöv, 24 prill 2009

Apel për të ndihmuar themelimin e Universitetit Publik Shqiptar në tri komunat: Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, si nevojë imediate.

Është e arsyeshme dhe tejet themelore që të ket pasur, dhe që duhet të ket kërkesa përmes një faktori demokratik arsimor, dhe me përkrahjen e gjithë faktorit politik të të dy shteteve shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë, e  që do të bënte të vlerësohet me tendenca arsimore për dije dhe kulturë, për themelimin e Universitetit Publik në gjuhën amtare shqipe për komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, për të dëshmuar se fjala është për arsimimin superior kolektiv të të tri komunave në fjalë, me një stad të zhvillimit dhe përparimit.
Që të shihet modaliteti i pasqyrimit për të ndikuar në këtë drejtim në kohën aktuale, mund të na shërbej themelimi i Universitetit të serbëve të Kosovës në pjesën veriore të Kosovër për komunat Albanik, Zveçan etj, që askush nuk e ka kundërshtuar dhe penguar.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
PRAKTIKA E ZGJEDHJEVE TE GABURA MUND TE PËRSERITET !?
28 Prill 2009
nga Bekim REXHEPI

Është qartësohet se dominimi i një partie, në këtë rast i partisë demokratike në Shqipëri, krijon garancitë e zhvillimit të demokracisë në vend. Dominimin e shoh ne rezultatet e mandatit aktual te qeverisë demokratike dhe këto rezultate janë relevante, karshi zhvillimeve te shumta qe ndodhin rreth nesh dhe brenda nesh, por te artikuloj se qëllimi i kësaj analize nuk është ndalja ne to veç e veç, por sa për ti përmendur më kryesoret janë thyerja natyrore e izolimit ndër shqiptar dhe futja e Shqipërisë në NATO. Shmangja nga këto ngjarje të rëndësishme apo mospranimi i këtyre rezultateve mund te bëhet vetëm nga prizmi cinikë e politik qe s ka se si te radhitet vetëm si një farsë e të majtas, kjo radhitje majtas dhe vetëm majtas i benë ata të duken gjithnjë e më shumë pjerrtas. Shikimi i politikës nga këndi i pjerrtas të bënë të padenjët sepse të mos ia njohësh sukseset tjetrit do të thotë se vet pajtohesh te jesh i vetëmjaftueshëm me vetën tënde, pa te tjerët dhe pa te bëmat e tyre ndjehesh me rehat. Pra kjo mund te jetë filozofia e farsës se majtë apo shikimi pjerrtas i politikës.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Next > End >>

Results 391 - 400 of 948
International
English
Faqe interaktive