Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Rexhep Agush Kabashi /1906-1945/ shembull burrërie e atdhetarizmi
02 Janar 2007

“Sido që do të na shkojnë punët, ku do që të jemi për detyrë kemi me mbrojt atdheun, nji atdhe  kemi,  kur asht i robnuem  duhet me çlirue kur të jetë i lirë duhet me mbrojt, qoftë edhe me çmimin më të lartë.”

Dinte shkrim-lexim dhe me mençuri i gjykonte gjerat. Në vitin 1929 me familje migroi në Turqi për shkak zullumit, terrorit serb, që ushtronte ndaj shqiptarëve dhe sidomos familjes së tij.. Në Turqi nuk qëndroi gjatë, fundja ai nuk kish si te jetonte në mesin e atyre, të cilët në vitin  1910 tradhtisht ia vranë xhaxhain Brahimin, kushërinjtë Adem  e Mustafe Kabashin dhe ia dogjën shtëpinë në shenjë hakmarrje për humbjet që ua kishin shkaktuar të përmendurit në luftën e vitit 1910 te Gryka e Kaçanikut dhe në Luginën e Moravës se Epërme forcave të Shefqet Turgut Pashës. Rexhepi vendosi të kthehej dhe së pari vendoset në Shqipëri, pastaj me 1941 vjen në truallin e stërgjyshave të vet.

Shkruani një koment (21 komente)
Lexoni më tej...
Hafis Ymer Bakalli - punëtor i palodhur i Lirisë Kombëtare
18 Dhjetor 2006

(Mesazhi i Dr. Nihat Bakallit, drejtuar Mbledhjes Perkujtimore per ndere te babajt te tije, Hafis Ymer Bakalli, mbajtur ne Shkoder, Shqiperi, me 16 te Dhetorit 2006)

Ne pamundesi te jem personalisht i pranishem ne kete Mbledhje Perkujtimore, qe po i behet babajt te cmuar, Hafis Ymerit, me lejoni te marr rastin te Ju paraqes falenderimet tona te sinqerta per pjesemarrjen tuaj edhe punen me shum vlere, qe po i behet Njeriut tone te dashur dhe te pa-harruar.

Shpallja e babajt tone si “Qytetar Nderi” (post mortem) nga Keshilli Bashkiak i Shkodres gjen falenderimin tone te posacem. Njekohesisht, ne menyre te vecante e vleresojme   gjestin e Bashkesise fetare myslimane te qytetit per organizimin e kesaj konference.

Brezi i gjere Bakalli e cmon shum kete konference, sepse keshtu do te nxirret ne drite puna, qe ka bere e veprimtaria, qe ka zhvilluar Fort i Perndereshmi Hafis Ymer Bakalli, ne dobi te ceshtjes kombetare dhe te asaj fetare.

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
Cila kohe eshte fajtore...?
18 Dhjetor 2006

Nga Pierre-Pandeli Simsia
Nju Jork

Skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë ajo e kishte shkelur që kur ishte vogëlushe 5 vjeçare, atëhere kur e ëma e saj këngëtare lirike në atë Teatër e merrte për dore, ndërsa shkonte të bënte provat e punës. Nëna këngëtare në atë kohë, duke parë talentin, zhdërvjelltësinë, zërin shpërthyes të një nga tre krijesave, fëmijëve të saj nuk kishte gabuar në atë çfarë mendonte, të ardhmen e vajzës së saj për të ecur në udhën e gjatë e të bukur të artit, veçanërisht në atë të këngës. Dëshira dhe parashikimi i nënës këngëtare në TOB në vitet e ardhshëm do t'i kalonte përmasat e atij parashikimi.


 

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
New York-u zemra qe bashkon shqiptaret ne Festivalin Folklorik
18 Dhjetor 2006

 

 Klajd Kapinova

NEW YORK. Në Lehman Center For The Performing Arts Bronx, New York, u mblodhën në sofrën e gurrës popullore artistët nga diaspora shqiptare e Amerikës. Festivali XVI Shqiptar, që tradicionalisht mbahet në New York, tashmë ka mbërritur në moshën e adolishencës. Si gjithnjë, parada e muzikës, valleve e kostumeve popullore, është përpjekur të idetifikojë e përkrah grupet artistike dhe kulturore, që gjenden në shtete të ndryshme të Amerikës, shumëngjyrshërinë e kostumeve, valleve, instrumentëve muzikore, traditave, zakoneve të lashta iliro – arbërore – shqiptare, të ruajtur ndër shekuj nga të gjithë trojet etnike. Ky është shpirti i pasur i një populli të vogël, por me histori të lavdishme e kulturë shumë të pasur e të larmishme.

Shkruani një koment (5 komente)
Lexoni më tej...
Ja pse jo diaspora
12 Dhjetor 2006
Nga Astrit Lulushi, SHBA

Ekziston mendimi i pergjithshem se diaspora shqiptare ne kontinentin amerikan ka qene dhe eshte nder me te pjekurat persa i perket shikimit te realitetit dhe nder me aktivet ne ndihmesen per trajtimin apo zgjidhjen e ceshtjeve shqiptare. Kjo vihet re gjate gjate periudhes se historise bashkekohore. Dhe kjo histori, nje proces qe ende vazhdon, per shqiptaret
filloi me krijimin e shtetit te tyre modern, me 1912. Ky rol i shqiptareve te Amerikes gjithashtu duket se perputhet plotesisht me kuptimin e fjales "diaspore"(fara e shperndare), qe per ata do te thote edhe shqiptarizem i mbjelle ne dhe te huaj.
Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 91 92 93 94 95 Next > End >>

Results 901 - 910 of 948
International
English
Faqe interaktive