Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Lëvizja nacionaliste në Pejë në vitin 1944
09 Tetor 2006

 

Shkruan Eugen Shehu

Në vorbullën e Luftës së Dytë Botërore,u përfshinë brënda një sizmike të paimagjinueshme pothuaj krejt popujt e Evropës.Por,veçanërisht popujt e ballkanit,të influencuar prej interesave të të mëdhenjëve u gjendën përballë krizash të brendshme politike dhe etnike,çka e bënte më të ashpër luftën midis tyre.Shqiptarët e mbetur jahstë kufijve të shtetit të tyre amë,duke besuar në të drejtën e tyre për vetvendosje dhe bashkim kombëtar,në bazë të pjesmarrjes së tyre në luftën kundër nazifashizmit,u hodhën në luftë për të realizuar dy prej aspiratave të kahmotshme të tyre.E para,ishte ëndrra e përgjakur për lirinë që do të vinte nga gryka e pushkës,dhe e dyta,sendërtimi i idesë emblematike për bashkimin e tokave shqiptare ( të coptuara padrejtësisht në Londrën e vitit 1913) përkundrazi krijimin e Shqipërisë Etnike.

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
"Mashallahu" politik i Serbisë
09 Tetor 2006

 

Nga Bekim Rexhepi

Edhe pse figurativisht futja e një preambule për Kosovën në këtë kushtetute serbe nuk qe ndonjë befasi e vetme dhe  në vazhdim si do që te jetë puna e kësaj kushtetute në te ardhmën e shtetit Serb, më duket më shumë se kaq ka manifestuar mosndryshushmërin politike dhe tendencën për ta tronditur Kosovën me aktvendime të njëanshme dhe skajshmërisht injoruse. Ndikimi i kësaj kushtetute serbe në Kosovë edhe për vetë serbet duket të jetë më pak e besushme dhe gjithashtu edhe me pak funksionale në jetën e përditshme të Kosovës.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Dialekti idiosinkratik
03 Tetor 2006

Shkruan: Mr. sc. Arburim ISENI

Pit Corder në vitin 1967 sugjeroi se gjuhësia duhet të studiojë procesin e nxënies së gjuhës së dytë dhe të gjuhës amtare, si dhe strategjitë e shumanshme që mund t’i përdorin studentët. Qysh prej kohe, kishte kontribuar me një numër të artikujve, me të cilët diskuton natyrën e gjuhës së studentëve. Ai e quan gjuhën e studentëve si dialekt të tyre idiosinkratik. Pit Corder thotë se ky dialekt i studentëve është: (1) i rregullt; (2) sistematik dhe (3) kuptimplotë. Sipas tij, thëniet e studentëve mund të merren si një grup rregullash. Ky grup i rregullave fitohet nga dialekti social i gjuhës që mësohet. Ai jep dy arsye përse gjuha e studentit duhet të konsiderohet si një dialekt i gjuhës që mësohet: (1) Gjuha e studentit është gjuhë dhe si e tillë ka gramatikën e saj. (2) Së paku disa nga rregullat në këtë gramatikë janë të ngjashme me ato të gramatikës së gjuhës që mësohet. Për nga aspekti gjuhësor, dy gjuhë që kanë rregulla të njëjta janë dialekte dhe kështu gjuha e studentëve mund të quhet dialekt.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Deri kur Mali i Zi do të ushtrojë terror gjenocidal mbi shqiptarët e Malësisë shqiptare?
02 Tetor 2006

 BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

  • Derisa Shqipëria “demokratike” e Alfred Moisiut, e Fatos Nanos dhe e Sali Berishës  të ketë marrëdhënie të mira miqësore, të nxehta dhe  diplomatike ekonomiko-tregtare  me “Anshlusin” sllav të Ballkanit (Mali i Zi, Serbia, Greqia, Maqedonia dhe Bullgaria(!) 
  • Politika dhe diplomacia e falimentuar
    Historia e derisotme e pikëpjekjes fatkeqe dhe tragjike e shqiptarëve me serbomalazezët brenda territoreve të tyre të okupuara dhe të kolonizuara të Shqipërisë Etnike nga ana e Malit të Zi dhe nga Serbia, ka provuar se krijimi dhe normalizimi i marrëdhënie miqësore dhe paqësore  me këtë konglomerat  barbar serbomalazez, ka qenë vetëm një utopi dhe vetëmashtrim, që shqiptarëve u ka kushtuar me jetët e tyre, si dhe me copëtimin dhe  me kolonizimin shekullor të territorit integral indigjen të Shqipërisë Etnike.
Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Media "pronë" e publikut
02 Tetor 2006

Ajet Delaj
New York


Mediat per nga rendesia  dhe ndikimi qe kane ato ne nje shoqeri te hapur e demokratike jo me kot jane quajtur edhe pushtet i katert.
Por ne anen tjeter megjithse mediat e shkruara e audiovizive kane botues e pronar , ne te vertete  ata jane pronar e botues vetem per sa i perket anes administrative  pasi lajmi e informacioni qe ato percjellin tek publiku behet prone e publikut porsa del nga redaksiste apo studiot e tyre.

Shkruani një koment (4 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 91 92 93 94 95 Next > End >>

Results 941 - 948 of 948
International
English
Faqe interaktive