Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Njoftim i shoqatës "Ballistët"
01 Gusht 2007

 

Shoqata e tifozëve Ballistët i lajmëron të gjithë anëtarët me  një lajm të shkëlqyeshëm  se  tanimë  funksionojmë edhe  zyrtarisht  si Shoqatë.  

Shoqata e tifozëve Ballistët me vendqëndrim në Tetovë në  adresën: Stadiumi i Qytetit, Tetovë, tanimë funskionon  edhe në mënyrë  legale, të cilën e mbron ligji, me statut, me vulë, dhe me amblem.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 25.07.2007, në  presencë të një numri të konsiderushëm tifozësh  u vendos që të  bëjm regjistrimin e shoqatës.  Së pari u zgjodhën 17 delegat me  aklamacion pas kësaj u bë  zgjedhja e kryesisë së Ballistëve ku bëjnë  pjesë 5 anëtarë prej të cilëve u zgjodh Kryetari, 2-Nën Kryetar,  dhe 1 Sekretarë. Kurse në mbledhjen që do të mbahet ditët në  vijim, do të shpaloset edhe kryesia më e gjërë e Ballistëve qe  do te  emerohen nga kryesia e Ballistëve.

Per kryetar u rizgjodh Valdrin Asani me votat e të gjithë  delegatëve, në prani të një numri të konsiderueshëm të tifozëve.

Kjo ishte një informim reth Shoqatës të sapo regjistruar, dhe zyrës  së re të Ballistëve, e cila është hapur keto ditë.

Këtu më poshtë do të keni mundësi t'i shiqoni fotot e vendimit të  marrë nga regjistri central i RM për regjistrimin e  shoqatës që me  datë 25.07.2007 u bë e plotë fuqishme dhe nuk do të ketë mundësi  më emri Ballistët të keqpërdoret  nga ziliqarët.

E gëzofshim të gjithë vllezër dhe na qoft për hajr.

Vendimi për Shoqatën:
http://img126.imageshack.us/my.php?image=shoqatavendimi1ad2.jpg
http://img254.imageshack.us/my.php?image=shoqatavendimi2aku8.jpg


Foto të zyrës:

http://img122.imageshack.us/img122/5746/1zyraballistetud9.jpg
http://img161.imageshack.us/my.php?image=zyra2mz9.jpg
http://img523.imageshack.us/my.php?image=zyra3yi5.jpg
http://img403.imageshack.us/my.php?image=zyra5hr0.jpg
http://img514.imageshack.us/my.php?image=zyra6zv1.jpg
http://img50.imageshack.us/my.php?image=zyra14hm9.jpg
http://img45.imageshack.us/my.php?image=zyra15mt5.jpg
http://img375.imageshack.us/my.php?image=zyra18jw3.jpg




Me respekte,
Shoqata Ballistët.

 

Shkruani një koment (2 komente)
Letra nga lexuesit
01 Gusht 2007

 

Shpresoi se tani eshte koha qe mbar populli shqiptar te bashkohet si nje trup i vetem rreth partis se Ballit Kombtar, sepse  Balli eshte e vetmja parti e cila ka tradite per mbrojtjen e trojeve te Shqipes.  Asnji parti shqiptare deri me tani nuk ka pas  sukses dhe as guxim te dal  ne mbrojtje mbar kombtare, pos Ballit Kombtar.

 

Sylë Rugova

 

Shkruani një koment (1 komente)
Rëndësia e një imazhi
01 Gusht 2007

Astrit Lulushi, SHBA

Diktatorët ngjasojnë, pavarësisht ideologjisë. Ata vijnë në pushtet, shtypin por edhe urrehen të gjithë njëlloj, dhe pësojnë të njëjtin fat, para ose pas vdekjes. Edhe prejardhja e tyre është e ngjashme. Ata krijohen në periudha shoqërore depresive, shfrytëzohen, keqpërdoren, shpërfillen, pësojnë dështime, zhgënjime, ndjehen të pa aftë, shfrytëzojnë vlerat dhe aftësitë e të tjerëve, marrin  pushtet, bëhen të pamëshirshëm dhe në fund qesharakë.

Në Romën e lashtë, kur perandoria ndodhej në krizë, zgjidhej një  diktator me autoritet të pakufizuar, por të përkohëshëm  deri në zgjidhjen e krizës. Diktatori caktohej nga konsulli ose  “praetor”-“prijatar, prijës". Emërimi i tij pranohej me “konsensus”, ang.  e mesm. consenten, nga fr. e vjet. consentir, nga lat. cnsente : com-,  com- + sent, ndjej, dëgjoj, por edhe shkoj, nga gjerm. e vjet. sin(d),  drejtim, nga *sinthaz. *sandaz, dergova. Forma e bashkuar *sent-yo-.  nga lat. sentre, me ndje < “me i shkue (pas) mendërisht” sipas  Pokornit – kuptueshëm, mirëkuptim.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Objektivi ynë - lufta për çlirim dhe bashkim kombëtar
01 Gusht 2007

Intervistë me Komandant Abazin

1. Cfare eshte Garda Kombetare e Ballit Kombetar?

Komandant Abazi : Garda Kombëtare e Ballit Kombëtar është një Organizat ushtarake që bazohet në të drejtën nderkombëtare për të mbrojtur atdheun në këto momente kaq kritike për vendin.

 
2. Cilat jane aresyet qe çuan ne krijimin e Gardes Kombetare?

Komandant Abazi
: Pushtimi i gjysmës së Kombit nga sllavët qoj në formimin e Gardës ose më mirë të them se jemi duke vazhduar rrugën e atyre që sakrifikuan për çlirim dhe bashkim Kombëtar qysh prej Lidhjes së Prizerenit.Garda në vitin 1998 duke parë që Kosova gjindej para kasapve të Ballkanit filloj ushtrimet ushtarake për të hyrë në luftë.Mirpo duke dashur ti ikim vëllavrasjes në Maj të 98 me vendim të Shtabit të Përgjithshëm kaluam në luftë nën emrin e UÇK/së.

Harta e Shqipërisë Etnike

Shkruani një koment (11 komente)
Lexoni më tej...
Në Shqipërinë Etnike nuk ka "Tajvan serb", por ende ka "tajfun" kolonialist serbomadh!
01 Gusht 2007
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 
* Hedhja në “eterin” politiko-propagandistik dhe diplomatik ndërkombëtar e tezës se “Kosova është Tajvani i Serbisë”, nuk është vetëm në funksion të mbrojtjes dhe të jusitifikimit të sovranitetit kolonial të Serbisë gjenocidale mbi Kosovën shqiptare(1912-1999), por  është edhe në favor  të mbrojtjes dhe  të justifikimit të dy gjencideve të tjera të saj, të kryera në Kroaci dhe në Bosnjë Hercegovinë (1992-1995) në emër të rikrijimit dhe të  rizgjerimit të Serbisë së Madhe, duke konsideruar se Knini, Dalmacia, Lika, Dubrovniku, Vukovari etj. të Kroacisë , si dhe territoret e tjera kroate-myslimane në Bosnjë-Hercegovinë, “janë Tajvani i Serbisë”.
 
* OKB-ja mund të rikthejë autoritetin dhe besimin e saj në opinionin ndërkombëtar, vetëm nëse brenda një afati shumë të shkurtër kohor e rikthen për rishqyrtim dhe për  rivlerësim në Këshillin e Sigurimit, statusin  e dyshimtë juridiko-ndërkombëtar të Serbisë, e cila, sipas dispozitave të  vlefshme të Kartës së OKB-së nuk i plotëson kushtet ligjore që të jetë anëtare me të drejta të plota e OKB-së, sepse ende është nën hipotekën e tre gjenocideve, të kryera në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë (1992-1999).
  Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 Next > End >>

Results 791 - 800 of 948
International
English
Faqe interaktive