Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Tabu të panevojshme
11 Korrik 2007

Astrit Lulushi, SHBA

Presidenti Bush foli në Tiranë dhe sa nuk e tha hapur se Kosova është e pavarur, ndërsa politikanët, të vet-ngashëryer, rrinë e presin se cdo të thotë Këshilli i Sigurimit. Amerika gjithmonë ka treguar se ajo është me ta, ndërsa ata presin pranë radiove e televizorëve se cfarë do të thotë ky apo ai analist.

Shqiptarët, shpesh janë shquar për mos kuptimin e mesazheve, duke filluar që nga koha kur “i sëmuri i Bosforit”, perandoria Osmane, zuri shtratin dhe ata i qëndronin pranë për t’a shëruar; luftën e parë ata e kthyen në luftë të brendëshme cifliqesh; pastaj erdhi lufta e dytë kur nuk ishin të sigurt se cilin aleat të zgjidhnin;  apo në kohën e shpërberjes së Jugosllavise, ku ata e filluan këtë shpërberje duke u dhënë rastin të tjerëve të fitonin pavarësinë,  ndërsa për vete kërkon republikë apo autonomi të zgjeruar; dhe së fundi sic ishte rasti i regjimit komunist, kur ata ende shpresonin tek “gllasnosti  e perestrojka”, ndërsa të tjerët, si në Rumani, ekzekutonin diktatorët.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Imigrimi i shqiptarëve në Zelandë të Re
11 Korrik 2007
Sabit Abdyli, Zelandë e Re

Kronika e migrimeve të shqiptarëve në shtetin e paqes, qetësisë e të rregullit janë pjesë e historisë së dhimbshme të zhvendosjeve me represion e dhunë nga tokat e tyre. Mërgata shqiptare në Zelandë është një ndër mërgatat më të reja shikuar në pikëpamje të kohës së mërgimit nga të gjitha bashkësitë tjera shqiptare nëpër botë. Aotearoa siç e quajnë Zelandën e Re vendësit, shqip: toka mbi të cilën qëndrojnë re të mëdha e të bardha, ndodhet në anën jugperëndimore të Oqeanit Paqësor, 8,000 km. larg bregdetit të Amerikës jugore, kurse në veri 2,000 km e ndajnë nga bregu i Australisë lindore. Me një sipërfaqe 269,000 km katror, e përafërt me Britaninë e Madhe, Zelanda përbëhet prej dy ishujve kryesor; verior dhe atij jugor. Toka e reve të mëdha e të bardha është tokë kodrinoro vullkanike e pasur me bimësi, e cila shtrihet në një gjatësi prej 1500 km. nga veriu në jug. Njerëzit e parë janë vendosur në këtë Ishull të largët pak para sh. X – të.
Shkruani një koment (12 komente)
Lexoni më tej...
Garda Kombëtare e "Ballit Kombëtar" - Komunikatë
04 Korrik 2007

Garda Kombëtare e "Ballit Kombëtar" e cila duke besuar dhe duke dashur që mos të jetë ajo që do të ndikojë në keqësimin e situatës aktuale politike e cila ka kapluar vendin tonë është tërhjek me të gjithë ushtarët e vet në vitin 2000 që i kishte të sistemuar në të gjitha strukturat ushtarake të UCK-së. Duke dashur që çështja jonë të zgjidhej karshi asaj që thuhej se pas 3 viteve populli do të vendos për fatin e vet. Garda Kombëtare duke analizuar situatën e krijuar tash kur vetëm Kosova po shkon drejt ndarjes dhe drejt humbjes së identitetit kombëtarka shpallë mobilizimin e përgjithshëm të të gjithë ushtarëve dhe Komandantëve të cilët ishin të dëshmuar në luftrat e zhvilluara në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe Ilirid. Falenderojmë vëllezërit në Shqipëri që na hapën dyert për të filluar me përgaditjen e formacioneve ushtarake që do të jenë vigjilent karshi situatës e cila po shkon drejt tendosjes. Të gjithë ata që do të shkelin mbi gjakun e  Dëshmorëve duhet të dijn se nuk do ti pret ditë e mirë. Ftojmë popullin që të jetë vigjilent tash kur politikanët tanë po mundohen tu a mbyllin sytë para coptimit edhe njëher të Kosovës ashtu të coptuar me mija herë. Kërkojm nga Natoja posaqërisht nga SHBA që e kemi aleatin më të dashur që mos të lejojn hapjen edhe të një lufte të re që nuk i shkon askujt përshtati.Jemi për paqe dhe toleranc, por as 1 milimetër e tokës arbërore nuk do të jipet por do të luftohet pandërpre derisa të përmbushet amaneti i të gjithë të rënve për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Sërbët të cilët po thirren në Gardat e tyre, ju themi larg nga toka shqiptare se do të priten me grykën e pushkës kjo do të dëshmohet poqese ata që janë përgjegjës për ruajtjen e tërësisë tokësore lejojn hyrjen e tyre në Kosovë.

F tojmë mediat elektronike dhe të Gazetave që ta transmetojnë këtë Komunikatë për hirë të informimit të drejtë të popullit. Ato media që janë të interesuara dhe kanë informim të drejtë dhe objektivë mund të jenë edhe në ushtrimet ushtarake që janë duke u zhvilluar në malet e lira të Kosovës. Garda do ju njofotj me kohë për mes mjeteve tuaja se kur dhe kush mund të jetë në këto ushtrime kur këtë vendim ta marrë grupi strategjik me qendër në Tiranë.

Komandanti i Gardës Kombëtare

Flamur Kokollari

Prishtinë 28/06/2007

 (Lexoni më tej  për komunikatën e bashkangjitur)

 

 

Shkruani një koment (27 komente)
Lexoni më tej...
Gazimestani është negacioni i Kosovës Shqiptare
04 Korrik 2007

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 
* Monumenti serb në Gazimestan simbolizon rikujtesën historike të antisemitizmit,   të racizmit, të nacionalshovinizmit, të urrejtjes, të armiqësisë, të kolonializmit dhe të terrorizmit gjenocidal të Serbisë së Madhe pushtuese të Kosovës dhe të territoreve të tjera indigjene të Shqipërisë Etnike.
 
 ·        Kjo është një nga arsyet dhe argumentet kryesore  pse serbomëdhenjtë, kuazishkenca, politika strategjike dhe propaganda e qeverive të Serbisë dhe e Kishës Ortodokse Serbe Gazimestanin e konsiderojnë  “vend të shenjtë”  të tyre dhe të “fitores” së Betejes së Kosovës (1389) mbi  ushtrinë perandorake turke në Kosovën shqiptare.
 
·        “Kur serbët pohojnë se janë plotësisht të pafajshëm, ata  dëshmojnë  se janë racistë.” /Andre Glycksmann/.
 
·        Kjo është e vërteta  mbi të “drejtën” shtetërore dhe kishtare të Serbisë kolonialiste dhe të serbëve imperialistë në Kosovë, si dhe në territoret e tjera të Shqipërisë Etnike.
 

Si në kuptimin doktrinar, ashtu edhe në atë praktik  të historisë së derisotme të marrëdhënieve  serbo – shqiptare në Ballkan, Gazimestani nuk është kurrfarë vendi i shenjtë (veçëse e një mit i trilluar dhe disfatist religjioz dhe nacional gjithëserb) për serbët  dhe për Serbinë, por është vetëm një konstantë përmbajtësore e antisemitizmit, e racizimit, e militarizimit, e gjenocidit, e ideologjisë dhe e politikës antishqiptare e Kishës Ortodokse Serbe (KOS), e cila që nga themelimi i saj në tokat e Shqipërisë Etnike ( Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës etj.) ka qenë dhe, edhe sot,në fillimshekullin XXI (viti 2007),  është në funksion të shfarosjes sistematike të shqiptarëve dhe të pushtimit kolonialiast të tokave shqiptare të Shqipërisë Etnike.
 

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Kallëzim penal kundër ish-Kryeministrit Fatos Nano
04 Korrik 2007

Ibrahim Kelmendi - Brühler Str. 1, D – 50968 Köln (Gjermani)

Prokurorisë se Përgjithshme të Republikës se Shqipërisë – Tiranë,
Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë – Tiranë,
 
- Për informim edhe medieve shqiptare -

 
Lënda: Kallëzim penal kundër ish Kryeministrit Fatos Nano, shtetas shqiptar, me banim në Tiranë.

Në pamundësi për të qenë për momentin në Republikën e Shqipërisë;
Në mungesë të njohjes se ligjeve përkatëse të Republikës se Shqipërisë;
Duke u mbështetur në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e ratifikuar nga Republika e Shqipërisë;
 
Bëj kallëzim penal kundër z. Fatos Nano, ish Kryeministër i Republikës se Shqipërisë, për shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe për shpërdorim të përgjegjësisë se kryeministrit të Republikës se Shqipërisë, për shkak se në  mars të vitit 1998 urdhëroi Drejtorin e përgjithshëm të policisë se Republikës se Shqipërisë, z. Sokol Bare, që të privoj përdhunshëm nga e drejta elementare  për t’u ushqyer (për të ngrënë bukë) rreth 1.400 burra të arratisur nga Republika e Kosovës në Republikën e Shqipërisë.

 

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 Next > End >>

Results 801 - 810 of 948
International
English
Faqe interaktive