Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak dhe sakrifica !
19 Qershor 2007


Pas përkrahjes së fuqishme që i dhanë SHBA Pavarësisë së Kosovës ditët e fundit, Serbia reagoi duke thënë se "Amerika nuk mund të dhurojë toka të të tjerëve". Natyrisht që Serbia e di fare mirë se Kosova është tokë  shqiptare, por ajo vazhdon ta konsiderojë gjithmonë Kosovën si një plaçkë tregu, si një koloni që e ka fituar dikur  me forcën e bajonetave kurshqiptarët ishin të pafuqishëm.
Duke iu drejtuar direkt SHBA-ve, duke e vënë Kosovën në pozicionin e një kolonie, Serbia tenton të minimizojë faktorin shqiptar dhe ta praqesi  punën sikur kjo është një çështje midis Serbisë edhe Amerikës apo midis Rusisë dhe Amerikës. Por Serbia qëllimisht "harron" se Kosovarët kanë luftuar për çlirimin e Kosovës që prej një shekulli. Serbia bën sikur harron kryengritjet e parreshtura të Kosovarëve për liri, bën sikur harron kryengritjet e pareshtura te viteve 1910-1913, vitin 1945, bën sikur harron 1968-ën, bën sikur harron 1981-in, bën sikur harron rezistencën paqësore të viteve '90,  bën sikur harron luftën e UCK-së në vitet 1998-1999. Serbia bën sikur harron aspiratat e Kosovës për liri dhe kërkon ta paraqesë punën si një çështje teknike koloniale.

Shkruani një koment (8 komente)
Lexoni më tej...
Krimet serbe në Kosovë
19 Qershor 2007

Fetnete Ramosaj 

Humbjet në vijat e frontit serbët i paraqesin si viktima të "sulmeve terroriste"

Duke parë krimet monstruoze të orgjive serbe të kryera mbi popullatën civile shqiptare, pa kursyer gratë, pleqtë e fëmijët, në fundshkurtin dhe fillimmarsin e vitit 1998, në rajonin e Drenicës, si në Prekaz, Likoshan, Qirez e gjetiu, edhe popullsia e Rrafshit të Dukagjinit, sikurse e mbarë Kosovës, u bind se vetëm me organizimin e një lufte efektive mbrojtëse mund t’u shpëtonte vrasjeve e masakrimeve masive, të cilat populli i këtyre trevave i kishte përjetuar në kurrizin e vet shumë herë gjatë historisë nga regjimet e ndryshme serbosllave. Prandaj, duke parë koncentrimin e madh të forcave policore e ushtarake serbe, edhe në Rrafshin e Dukagjinit, që në ditët e dimrit, ishte e qartë për secilin se i njëjti skenar sikurse në Drenicë do të përsëritej shpejt edhe në këtë rajon. Aq më tepër, kur punkteve të deriatëhershme të policisë serbe në Deçan, Irzniq, Baballoç e Junik, që nga 4 shkurti i vitit 1998, u erdhën në përforcim edhe njësitë e Brigadës Speciale të Policisë, nga Beogradi. Dhuna, maltretimet e  keqtrajtimet e qytetarëve shqiptarë ishin shtuar tej mase. Deri atëherë e vetmja forcë serioze që ishte kundërvënë forcave pushtuese ushtarako-policore paramilitare serbe ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, cila, edhe pse me sakrifica të shumta, edhe pse e vetëdijshme se kishte të bënte me një armik gjakatar, me të cilin ishte pabarabartë për nga përgatitja dhe teknika luftarake, tashmë kishte dhënë prova faktike se ishte e pathyeshme në përballje me forcat serbe. Prandaj, nuk është rastit se në protestat organizuara anekënd Kosovës, por edhe në diasporën shqiptare, në përkrahje të luftës çlirimtare të zhvilluar në Drenicë, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, parulla më e shpeshtë e më domethënëse ishte “Krejt Kosova UÇK”. Një shembull të këtillë të luftës qëndresës heroike, luftëtarët e lirisë e dhanë edhe në kundërpërgjigje të sulmit të forcave të shumta ushtarako-policore paramilitare serbe, më 24 mars 1998, kur u sulmua familja Haradinaj dhe fshati Gllogjan përgjithësisht. Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Në Berat përurohet sheshi Robert Schuman
19 Qershor 2007
Qyteti 2400 vjeçar i Beratit që pritet të njihet nga UNESCO  si pjesë e trashëgimisë kulturore të njerëzimit dhe banorët e tij ditët e fundit  përjetuan një ngjarje tjetër të rëndësishme. Në sheshin në qendër të qytetit përpara Albtelekomit është vendosur busti i njërit prej arkitektëve të Bashkimit Evropian themeluar në Romë më 1950, Robert Schuman. Robert Schuman do të qendrojë përjetësisht në qytetin e kulturës së lashtë, në qytetin muzeal, në Berat. Me vendosjen e bustit edhe sheshi tani mban emrin "Sheshi Robert Schuman". Në ceremoninë e vendosjes së bustit dhe emërtimin e sheshit me emrin Schuman, krahas përfaqësuesëve të pushtetit vendor, morrën  pjesë edhe senatori Xavier de Villepin, Presidenti i Fondacionit Schuman  Jean-Domenique Giuliani, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të Qevesirë Shqiptare dhe politikanë të tjerë. Berati me arkitekturën e tij të famshme dhe të rrallë, me kulturën e tij të lashtë, me mikpritjen, gjelbërimin... e tij, befason çdo  mysafir, vendas dhe të huaj. Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Masakrat e tmerrshme serbe në Lybeniq
12 Qershor 2007

Fetnete Ramosaj


Më 25 maj  1998,  që  nga  ora 9.30 deri në orët e mbrëmjes fshati Lybeniq u rrethua nga forca të mëdha policore. Këto forca policore gjatë kohës së këtij rrethimi me armë nga më të ndryshmet granatuan fshatin Lybeniq, vranë e masakruan, dogjën shumë shtëpi, të cilat edhe u plaçkitën deri në imtësira, edhe pse askush prej banorëve të këtij fshati nuk kishte qëlluar veturën e lartëpërmendur dhe asnjë banor shqiptar i këtij fshati nuk ishte i armatosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 13.40 minuta. Së pari filluan të shtiejnë me topa të kalibrave të ndryshëm prej rrugës kryesore dhe nga Suka e Zabllaçit me të cilat goditnin përmbi fshat, e pastaj edhe brenda në fshat. Një numër banorësh që gjendeshin afër xhamisë u strehuan nëpër shtëpi dhe bodrume ngase nuk kishin kurrfarë armësh e as mjete të tjera për rezistencë. Pas gjuajtjeve të shumta nga armët e rënda, ekspedita e policisë serbe hyn në fshat.
Shkruani një koment (23 komente)
Lexoni më tej...
PSE NDËRRIMI I SIMBOLEVE KOMBËTARE DHE SHTETËRORE TË KOSOVËS?
12 Qershor 2007
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 
*Krijimi i dy shteteve shqiptare në tokën etnike shqiptare nuk përbën kurrfarë precedence të normave dhe të parimeve  të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, por kjo është çështje e vullnetit dhe e drejtësisë së bashkësisë ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA, NATO).
 
Me këtë fenomen opionioni publik shqiptar është duke u ballafaquar që nga viti 2002, kur më 28 Nëntor, ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ( i ndjeri) shpalosi një flamur të Dardanisë ilire, në vend të flamurit të Skënderbeut (28 Nëntor 1443), të ngritur në Krujën heroike kundër sundimit dhe shtypjes së Perandorisë Osmane; në vend të të njëjtit të flamur të Ismail Qemalit, të ngritur në Vlorë, më 28 Nëntor 1912). Po në këto dy periudha të gjata dhe ndryshme historiko-politike kombëtare, në distancën kohore 469-vjeçare, si dhe mëpastaj që nga viti 1912 e deri më sot, shqiptarët dhe Shqipëria Etnike ka pasur dhe, edhe sot e ka vetëm një flamur kombëtar dhe shtetëror, që identifikohet dhe personifikohet me emrin dhe me veprën e pavdekshme heroike  kombëtare dhe shtetërore të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
 
Kjo, në asnjë mënyrë nuk është e diskutueshme për gjithë kombin shqiptar si brenda, ashtu edhe jashtë kufijve të Shqipërisë Etnike, si dhe për të gjitha ato shtete dhe shtetarë apo shkencëtarë që e njohin historinë kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve në Ballkan. Mirëpo,  fenomenologjia e simboleve kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve, tanimë, në prag të njohjes ndërkombëtare të shtetit të ri të Kosovës, me arsye, është bërë temë e nxehtë për debat serioz, posaçërisht  nga ana e atyre shqiptarëve patriotë atdhetarë, të cilët plotësisht kanë të drejtë që të ngrejnë zërin e arsyes për të mos ndryshuar asnjë nga elementet e përmbajtjes së flamurit kombëtar shqiptar të Skënderbeut, përkatësisht të Ismail Qemalit.
  Shkruani një koment (6 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 Next > End >>

Results 811 - 820 of 948
International
English
Faqe interaktive