Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Diplomacia në shërbim të resantimanit
08 Maj 2007
Nga Arbën Xhaferri

Thonë se kur në mes palëve në konflikt rrënohen të gjitha urat dhe relacionet e natyrave të ndryshme, atëherë në skenë shfaqet diplomacia, që me trajta të ndryshme përpiqet t'i normalizojë marrëdhëniet e rrënuara. Por, ky është vetëm një aspekt i veprimit diplomatik.

Diplomacia vepron edhe në kontekste të tjera, kur marrëdhëniet mes shteteve dhe grupeve të ndryshme të interesit janë normale. Angazhimi diplomatik në këto raste synon t'i thellojë, ose t'i zgjerojë interesat e caktuara. Diplomacia shpeshherë është edhe në funksion të përhapjes së gënjeshtrave të vetëdijshme apo të paragjykimeve të pavetëdijshme.

Pas armiqësimit të skajshëm të serbëve me popujt e tjerë, veçmas me shqiptarët, pas shpërthimit të konflikteve të përgjakshme, pas nëpërkëmbjes së paimagjinueshme të të gjitha standardeve për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut, pas shpërfilljes së të gjitha konventave të luftës, rolin korrigjues të gabimeve strategjike sërish e mori diplomacia serbe dhe ajo e shteteve të tjera që i mbështesin ambiciet, tradicionalisht neurotike dhe luftënxitëse serbe. Mirëpo, ky projekt nuk merr parasysh një fakt tashmë të verifikuar katërçipërisht: diplomacia, sado e aftë të jetë ajo, nuk mund t'i fitojë betejat e humbura, apo të destinuara për humbje, por vetëm t'i zbusë ato. Së këndejmi, krerët e politikës serbe nuk arrijnë të kuptojnë se Plani i Ahtisarit është një projekt që ofron zbutjen e pasojave nga humbja e betejave ushtarake, politike, morale dhe qytetëruese të serbëve gjatë procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë. Refuzimi i kësaj oferte, do ta vendosë detyrimisht Serbinë në një pozitë të izoluar dhe antagoniste me botën demokratike. Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Akademi, ndihmoni për shtetin tonë!
08 Maj 2007

 

Nga Gazmend Islami

Ngurojm te themi që shqiptarët kur qenë gati për pavarsi. Kombet  tjera të Ballkanit patën një periudh pregatitjesh  kulturore para se ta fitonin atë. Shqiptarët që kishin nevoj më shumë për të, kryen vetëm një pregaditje të vogël. Zgjimi kombëtar u erdhi pjesërisht në një mënyrë graduale dhe pjesërisht si rrufe dhe tronditje. Asaj ju impunua se si do të dukej pavarsia e saj.

E njëjta gjë po ndodhë edhe sot kur kombi gjendet në fazën më të vështirë të zhvillimit të vetë, rifillimi i mundëshëm i negociatave është këmban alarmi për Kosovën se Kosova ka qenë në zemer të negociatave sekrete kjo shihet qart,e sidomdos tash ne kohën kur kosova është e coptuar territorialisht,e shkretuar ekonomikisht dhe e pa zonja ta mbroj veteveten ushtarakisht. Objektivi i vetëm Rus në ballkan është mosndryshimi i kufinjëve,qëllimi i vetëm i Rusëve me disa Evropian është që ta reformojn martesen e dhunëshme shqiparo-sërbe që  nis mbrapsht 1912 kur Beogradi dhunoi shqipërin dhe me 1913 coptoi gjysmën e kombit shqiptarë. Rusët së bashku me disa vende evropiane i druajn formimit të një shteti kombëtar shqiptar në Ballkan e kjo sipas tyre do të shkaktonte probleme në rajone të  ndryshme.

Shkruani një koment (4 komente)
Lexoni më tej...
SHQIPERIA NUK PREKET!
30 Prill 2007

Komunikatë e Komitetit të Ballit Kombëtar për Diasporën 

Armiqte e ceshtjes se shenjte shqiptare nuk duhet te kene vend ne gjirin shqiptare  edhe duhet te denohen ne menyre te ashper prej te gjithe Shqipetarevet !
E kemi fjalen tek ai zoteri, Vasil Bollano, i cili ka gjetur shesh edhe ben peshesh, duke llomotitur neper tregjet e njerezvet te pa-skrupuj, sikur gjoja krahina jugore, Himara shqipetare, na qenka nje vend ne ankand, dhe bile duke u-orvatur te beje krahasimin Himare-Kosove!!
Cuditemi kur shohim se disa qarqe te interesuara ne Tirane, qe per inad te pleshtit, djegin jorganin, kane preferuar te heshtin, kur u-donte te flisnin, kane preferuar te lidhin duarte mbrapa krahevet, kur u-donte te vepronin! Gjithekund ne bote, trathetia eshte tratheti!!

Shkruani një koment (7 komente)
Lexoni më tej...
PSE NË SHQIPËRI NUK KA PROTESTA NË MBËSHTETJEN E VETËVENDOSJES SË KOSOVËS?!
30 Prill 2007

Ese politike
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 
Sa jemi të përçarë, sa jemi të ndarë në 1001 parti? Sa kemi dhimbje për njëri-tjetrin? Sa afër jemi me njëri-tjetrin, duke e ndarë të mirën dhe të keqen së bashku, si në kohë mjerimi, të skamjes, të varfërisë dhe të papunësisë katastrofike mbi 50%? Sa jemi duke e ndihmuar njëri-tjetrin  sinqerisht dhe realisht si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje? Sa të bashkuar jemi në mendime, në qëndrime, në pikëpamje dhe në veprime konkrete (jo vetëm në letra dhe në spekulime teorike) jemi me njëri-tjetrin? Çfarë diferencash ekonomike dhe sociale janë krijuar dhe mbizotërojnë sot në shoqërinë shqiptare në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike? Çfarë roli kanë luajtur deri më sot (1990-2007) “masmdiat e pavarura” në mbështetjen, në afirmimin dhe në avancimin e interesave vitale dhe të vlerave kombëtare  e shtetërore shqiptare, si dhe në zbulimin dhe në demaskimin e padrejtësive dhe të devijimeve  si në planin politik, ekonomik, social, kulturor, kombëtar dhe ndërkombëtar?
 
 

Shkruani një koment (4 komente)
Lexoni më tej...
Breznica: Serbia nuk ka asnjë të drejtë mbi Kosovën
30 Prill 2007

Komunikatë e Komitetit të Ballit Kombëtar për rrethin e Llapit

Besianë 24 prill - Iniciativa ruse për dërgimin e një grupi "Faktmbledhës" të KS-së së OKB-së në Kosovë kinse për t'u bindur vetë për pozitën e vështirë të kolonëve serb, është bërë me të vetmin qëllim që kriminelin historik ta paraqesin në rolin e viktimës, për t'i mundësuar Serbisë edhe njëherë riokupimin e Kosovës me zjarr e hekur. Bërthama dhe qëllimi i hegjemonizmit rusomadh në mbamendjen historike të Kombit Shqiptar nuk është e panjohur.  Ky hegjemonizëm me përmasa gjenocidi kundër Kombit Shqiptar në trojet e veta etnike në Gadishullin Ilirik, i zgjatë rrënjët që nga parimet dhe principet e platformës pan-sllaviste ruse të Danillevskit.  
Rusia është inspiruesja dhe ideatorja e të gjitha luftërave dhe tragjedive të Kombit Shqiptar. Që nga viti 1877 dhe në fillimin e vitit 1878, brenda vetëm tri ditëve me terror të organizuar dhe me ndihmën e Rusisë, Serbia arriti të bëj pastrimin etnik të më shumë se 700 fshatrave shqiptarë, ku pat vrarë dhe masakruar mbi 76 mijë shqiptarë etnik të Sangjakut të Nishit dhe nën trysnin e bajonetave dhe tytave ata u dëbuan nga vatrat e tyre shekullore.  Shkruani një koment (5 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 Next > End >>

Results 841 - 850 of 948
International
English
Faqe interaktive