Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve
Artikuj - Content Section Layout
Në Nju-Jork filloi lufta diplomatike e Rusisë kundër Amerikës!
26 Mars 2007
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 
Qysh në vitet e 90-ta të shekullit XX, kur diplomacia e  Rusisë së presidentit Boris Jelcin, ishte në stadin më të lartë  të marrëdhënieve të suksesshme dhe  miqësore me Amerikën (në një artikull lidhur me marrëdhëniet tradicionale ruso-serbe rreth çështjes së Kosovës, të botuar në gazetën studentore  “Bota e Re”, Maj, 1995), ndër të tjera, pata nxjerrë edhe konkluzionin parashikues, se me të ardhur në “rend dite” të agjendës së OKB-së, shqyrtimi i problemit kolonial të Kosovës,  “idili romantik” I marrëdhënieve ruso-amerikane, do të  vijë në pikëpyetje dhe, do të pësojë ndryshime rrënjësore nuk kuptimin negativ të zhbalancimit të tyre, për shkak të mbështetjes së njëanshme dhe  iracionale të Serbisë gjenocidale-kolonialiste nga ana e politikës dhe e diplomacisë zyrtare të Rusisë.
  Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
Tubim me rastin e Ditelindjes se Mithat Frasherit
26 Mars 2007

Mithat Frasheri 1880-1943

Nen organizimin e Komitetit te Ballit Kombetar per Gjermani u shenua Ditelindja e Tribunit ton Kombetar Mithat Frasheri. Me kete rast fjalen hyrse e mbajti Gazmend Islami  i cili foli per jeten dhe vepren e Mithat Frasherit.Te pranishim ishin nje numer i madhe i Ballisteve te cilet ndien knaqesi te nderojn prijsin e Kombtarizmit i cili ushqej me dekada  Nacionalizmen shqiptare. Me kete rast u dha edhe nje program i ngjeshur Kulturo-Artistik "Një jetë e tërë në shërbim të kombit dhe atdheut" me rastin e  ditlindjes se tije.
Mithat Frasheri lindi në janin më 25 mars 1880 në kulmin më të madhe te vlimeve kombetare për indentitet të ceshtjes shqiptare. I lindur dhe  i  rritur në një familje atdhetare që ne moshen 13 vjeqare kishte filluar të përkthente në persisht,turqisht, gjermanisht,arabisht,frengjisht dhe greqisht.
Mithat Frashri  vepron dhe punon si Rilindasë shqiptar.Ai si cështje parësore kishte për të fituar mvetësin shqipëtare i qaste në rend  të pare ndëgjegjesimit të kombit. Motoja e te vepruarit politik është "Më mirë vdekjen se robërin".

Shkruani një koment (6 komente)
Lexoni më tej...
Një zonjë e nderuar amerikane që ndërroi jetë
26 Mars 2007

Vetem pak prej bashk-atdhetarevet tone shqiptare e shqiptaro-amerikane e kane marrur vesht se jo shum kohe me pare dhe pikerisht me 25 te Janarit te ketij viti, paska ndrruar jete ne qytetezen Aurora, jo shum larg nga Chicago-ja te Shtetevet te Bashkuar te Amerikes, Zonja Charlotte T. Reid, ne moshen e nderuar 93-vjecare.
Fletorja e madhe The Chicago Tribune, me 31 te Janarit 2007, e perkujton Zonjen Reid me nje shkrim te gjate, duke mos zene ne goje ndihmen qe ajo i ka dhene ceshtjes shqiptare.
Prej bashkatdhetarevet tone, vetem shum pak mund t’a kujtojne kete zonje te nderuar dhe ndoshta edhe me pak mund t’a dijne ose t’a kene marrur vesht se sa shum ka bere ajo per mbare ceshtjen shqiptare.

  

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
Nuk janë fajtorë "këngëtarët" grekë, por Greqia "demokratike evropiane" dhe politika e Tiranës
19 Mars 2007

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI


 Nuk janë fajtorë  "këngëtarët" grekë, por Greqia "demokratike evropiane" dhe politika e korruptuar dhe e defaktorizuar e Shqipërisë në Ballkan

* Nuk  thuhet kot në popull, “ Kur vdes i Zoti i   shtëpisë,  edhe minjtë lozin valle”!
 
Nuk është tragjike se çfarë  këngësh antishqiptare këndojnë nacionalshovinistët grekë në Greqi, por  është abusrde, e papranuershme dhe  tragjike se si në heshtje dhe haptazi  ka vërshuar me të madhe vala e greqizimit përbrenda në Shqipëri, duke ndërtuar kisha të panumërta dhe shkolla jo vetëm në mjediset e banuara me  minoritetin grek, por edhe në ato vise (fshatra dhe qytete) ku nuk ekzisotn asnjë pjesëtar i minoritetit grek. Gjithashtu, tragjike dhe e pakuptueshme është se si në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, qe dy dekada është “fronëzuar” peshkopi grek, Anastas Janullatos. Po ashtu, tragjikomike dhe iracionale është se si Anasatas Janullatosi është shpallur “qytetar nderi” i Tiranës nga ana e  disa  autoriteve qeveritare shqiptare.  Krahas këtyre të të gjitha diefketeve dhe të metave, gabimi më i madh dhe i pafalshëm politik dhe diplomatik i qeverisë së Shqipërisë është normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore me Greqinë në vitet e 90-ta të shekullit XX, kur dihet se (as atëbotë e as sot) Greqia gjenocidale nuk e njeh problemin çam dhe të Çamerisë shqiptare?!

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Po i përgatitet një shah-mat Rusisë
19 Mars 2007

Shkruan: Mr.sc. Arburim ISENI

Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Serbisë kanë ngelur ende të ngushta pavarsisht ndryshimeve në udhëheqësi të të dy shteteve. Ruajtja e vazhdueshme e këtyre marrëdhënieve të mira rrënjët e veta i ka në traditat e njejta kulturore që i kanë të dy shtetet. Të dy shtetet mburren më shumë nga traditat Sllave që i kanë të njejta, përfshirë këtu edhe alfabetin Kirilik, fenë e tyre krishtere ortodokse dhe vëllazërinë e tyre Sllave, gjë që i bënë që këta të dallohen nga perendimi. Prandaj, nuk duhet të çuditemi se përse Rusia, edhe pas rënies së bllokut të saj Sovjetik ka vazhduar t’ja mbaj anën Serbisë edhe gjatë viteve të rënies së saj nga blloku Sovjetik – veçanërisht sa i përket kundërshtimit të çështjes së Kosovës, e cila tashmë pas tetë vitesh ka hyrë në agjendën e bisedimeve serioze për përcaktimin e statusit të saj përfundimtar. Prapseprap, nuk duhet atribuar vendimin e Rusisë se e gjoja e mbrojka Serbinë në vendimin e saj që ta mbaj Kosovën nën jurisprudencën e saj, kur dihet qartë se të dy vendet Kosova dhe Serbia kanë kultura krejtësisht të dalluara, dhe këtë e din shumë mirë edhe vet Rusia.

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 Next > End >>

Results 861 - 870 of 948
International
English
Faqe interaktive